Author: Adijat

Kryetari i komunës Novo-Sellë Boro Stojçev është arrestuar nën dyshim për kontrabandë cigaresh. Kryetari, kuadër I LSDM-së është kapur së bashku me gruan dhe djalin e tij, por ka qenë i shoqëruar edhe nga një bashkëpunëtor tjetër. Policia siç mësohet, nuk  e ka ndaluar në mënyrë të qetë kryetarin, pasi gjatë arrestimit, njëra nga makinat ka tentuar të ikë dhe policia ka shtënë dy herë në shenjë paralajmërimi. Policia shpjegoi se në makinën e kryetarit të Novo Sellës dhe në një makinë tjetër, janë kapur 3300 steka të cigareve. Ministria e Punëve të Brendshme: “Në një moment kur njëra nga makinat…

Lexo më Shumë

Ftesa ndaj Maqedonisë vjen vonë për shkak të kontestit të emrit. Në rast tjetër ajo do vinte përpara dhjetë vitesh. Samiti i NATO që mbahet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel do i jap ftesë zyrtare kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, megjithatë përpara se vendi i vogël ballkanik të jetë anëtari i 30-të i paktit veri-atlantik duhet të votojë “po” në referendumin e fund shtatorit dhe të dalin mbi 50 përqind e votuesve. Kjo është pak e vështirë, pasi partia opozitare OBRM-PDUKM po mobilizohet prej tani që të shmang referendumin në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe t’u tregojë maqedonasve se bëhet…

Lexo më Shumë

Kufizimet ligjore me qëllim të vendosjes së standardeve te shkollat e dokoraturës kanë prerë hovin e megalomanisë sa i takon ofertave akademike. UKM që për vitin 2018/2019 ofron 11.661 vende për studimet deridiplomike, 4647 vende për studime master dhe vetëm 870 për studime të doktoraturës, UT nuk ka hapur ende konkurs për studime të shkallës së tretë, ndërsa në UEJL për studimet e shkallës së tretë ofrohen vetëm 37 vende Laura PAPRANIKU Shkup, 11 korrik – Studimet e shkallës së tretë, apo shkollat e doktoraturës sikurse njihen tani këto lloj studimesh nëpër institucionet e arsimit të lartë, në Maqedoni…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës gjatë vitit 2016 ka ndarë rreth gjashtë milionë denarë për një studim fizibiliteti mbi gazifikimin e Tetovës. Sipas informacioneve, fillimisht planifikohet gazifikimi i shkollave dhe institucioneve tjera publike dhe më pas – i gjithë qytetit, përfshi edhe amvisëritë Urim HASIPI Tetovë, 11 korrik – Krahas Ministrit të Transportit, Goran Sugarevski, i cili disa herë ka paralajmëruar se Tetova do të përfshihet në rrjetin e gazifikimit deri në fund të vitit 2020, edhe nga Komuna e Tetovës shpresojnë se brenda dy viteve kjo çështje do të përfundojë, shkruan gazeta KOHA. “Nga bisedat që i kemi pasur, normalisht…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev, Kryeministri i Maqedonisë përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për vendimin e vendeve anëtare të NATO-s, që të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë. “Sot është ditë e madhe, ditë historike për Maqedoninë. Premtoj se do të sjellim lajme edhe më të mira në periudhën para neve, në interes të gjithë qytetarëve”, shkruan mes tjerash Zaev.

Lexo më Shumë

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me ndërmarrjen Publike “Rrugë dhe rrugica“ ka përfunduar ndërtimin e rrugës në Lubin e cila ka gjatësi prej një kilometër dhe ka kushtuar mbi 4 milion denarë . Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti bashkë me drejtorin dhe zëvendës drejtorin e ndërmarrjes Publike Rrugë dhe rrugica Senad Smailoviq dhe Enes Limani kanë thënë se kjo rrugë dukshëm do ta lehtësojë komunikacionin në komunën e Sarajit. “ Përfundimi i kësaj rruge na jep motiv më tepër për të vazhduar me ndërtimin e rrugëve të reja por edhe sanimin e rrugëve aktuale në komunën tonë. Gjithë…

Lexo më Shumë

Për momentin punohet në përgatitjen e variantit të dytë të draft-ligjit për arsim fillor, i cili do të inkorporojë reformat e paralajmëruara në këtë nivel shkollimi. Por paralelisht kësaj, ministri Ademi thotë se kanë nis aktivitetet përgatitore për përpilimin e Ligjit të ri për arsim të mesëm. Miratimi dhe nxjerrja e ligjeve të reja arsimore, të cilat do të japin zgjidhje më kualitative për funksionimin e sistemit arsimor e që do të shpijnë në përmirësimin e rezultateve, thotë se edhe ashtu ka qenë pjesë e prioriteteve të punës së deritanishme si ministër i Arsimit Shkup, 11 korrik – Të…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja thotë që Zoran Zaevi duhet të largohet nga pozita e Kryeministrit. Zoran Zaevi nuk ka asnjë kredibilitet të përfaqësojë Republikën e Maqedonisë kur nuk respekton asgjë që është maqedonase. “Kujt i intereson se si do të jetë emri i ri i shtetit”, ky është qëndrimi i Zoran Zaevit i thënë në intervistën për BBC. Si gjithmonë, Zaevi qëndrimet e tij të i tregon jashtë vendit, kurse brenda shet floska boshe, reagojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM. “Kujt i intereson pastaj, se a do të na quajnë Maqedonia Veriore apo Maqedonia Jugore, emrin zyrtar do ta kemi Maqedonia Veriore. Gjithçka që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakso Mitsotakis tha se Tsipras dhe Kammenos sot në Bruksel Maqedonisë ia hapën dyert për integrim në NATO. Lideri i partisë më të madhe opozitare, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj qeverisë në lidhje me ftesën për Maqedoninë për anëtarësim në NATO. “Sot në Bruksel, zoti Tsipras dhe Kammenos shtetit tonë fqinj Shkupit ia kanë hapur dyert për integrim në NATO. Kështu, japin armën më të fort që kishte Greqia dhe ishte linja kombëtare për 27 vjetët e fundit. Partneri i koalicionit marrin përgjegjësi të mëdha dhe se populli së shpejti do t’i gjykojë” përfundoi…

Lexo më Shumë

MPB-ja edhe njëherë ka njoftuar opinionin  e gjerë se rasti është zbardhur, lidhur me  humbjen e jetës Nikolla Sazdovski, i cili në datën 29 të muajit të kaluar u sulmua fizikisht nga tre djem në stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Shkup. I hedhim poshtë të gjitha dezinformatat të individëve dhe partive politike të pa përgjegjshme të cilat e keqpërdorim vdekjen e të riut, thuhet në kumtesën e MPB-së. Gjithashtu nga MPB-ja njoftojnë se i tërë dokumentacioni që do të përdoret si dëshmi është dorëzuar në Prokurorinë Publike në Shkup, ku e njejta shtojnë se është përgjegjëse…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për lëndën e PSP-së “Total”, në të cilën i akuzuar është gazetari Dragan Pavloviq-Latas për evazion tatimor, u dëgjuan 16 nga gjithsej 39 biseda të përgjuara nga viti 2011. Avokatja Aneta Begova në fillim të seancës kërkoi që gjashtë biseda të mos përshihen si dëshmi në këtë rast, sepse bisedimet janë zhvilluar nga avokatja Nadica Badeva nga Shkupi, e cila nuk ishte ftuar nga PSP-ja, e as që është liruar nga sekreti i avokatit. Për pesë bisedat tjera, megjithatë avokatët kërkuan të mos lëshohen në opinion, sepse përmbajnë të dhëna personale të personave të cilët nuk…

Lexo më Shumë

Në drejtim të shënimit të 11 korrikut – Ditës së kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me përfaqësuesit e partisë politike Lidhja Demokratike Boshnjake, me përfaqësues të shoqatave boshnjake dhe bashkësisë boshnjake në Republikën e Maqedonisë.  Ky aktivitet, siç njofton Seksioni për informim publik dhe marrëdhënie me publikun, është rezultat i Deklaratës për mbështetjen e Rezolutës së Parlamentit Evropian për Srebrenicën prej më 15.01.2010, me të cilën Deklaratë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u obligua që këtë datë ta shënojë në mënyrë përkatëse, institucionale, me ç’rast përveç përmbushjes së…

Lexo më Shumë