Author: Adijat

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendore njoftoi se Qeveria i ndërpreu marrëveshjet për fushatat reklamuese të Si­En­En dhe Bi­Bi­Si dhe marrëveshjet me siç tha, kuazi këshilltarët. Me këtë edhe masat tjera të ndërmarra, tha, në 15­të ditët e fundit janë kursyer 10 milionë euro. “I ndërpresim fushatat e Si­En­En dhe Bi­Bi­Si dhe të gjitha fushatat e mundshme të cilat janë bërë në shtet, i prishëm marrëveshjet e kuazi ekspertëve të huaj, i prishëm marrëveshjet për mirëmbajtjen e tërë sistemit informativ të 14­të informatikanëve në Qeveri”, informon Zaev, duke u kundërpërgjigjur deputetëve nga VMRO­DPMNE të cilët e akuzuan se…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka paralajmëruar se së shpejti do të miratohet Ligji për gjuhën shqipe. Sipas tij, tanimë është harmonizuar qëndrimet me partnerët e koalicionit për miratimin e këtij ligji, transmeton TV21. Nga ana tjetër, LSDM-ja, në mesin e 30 ligjeve me prioritet që duhet votuar në Kuvend, nuk e parasheh edhe ligjin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Ky ligj kishte theks të veçantë edhe gjatë bisedimeve për koalicionim nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët./Almakos.com/ https://www.youtube.com/watch?v=66dD3ccVmDY

Lexo më Shumë

Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të pestë e shqyrtoi dhe miratoi rregullativën për kontabilitet dhe për njoftim financiar për bankat dhe kursimoret, njofton BPRM-ja. Kjo rregullativë përfshin tre vendime, edhe atë: vendim për metodologjinë për evidentim dhe vlerësim të zërave të kontabilistëve dhe për përgatitje të raporteve financiare, vendim për llojet dhe përmbajtjen e raporteve financiare të bankave si dhe vendim për ndryshim të Vendimit për planin kontabilist (të kontos)për bankat. Miratimi i rregullativës është me qëllim të harmonizimit me Standardet ndërkombëtare për njoftim financiar (SNNJF). Standardi ndërkombëtar për njoftim financiar 9 – instrumente financiare, i…

Lexo më Shumë

­ Me ralizimin e ndërhyrjeve reformuese në fushën e sundimti të së drejtës, lirisë së mediumeve dhe kontrollit të pushtetit ekzekutiv, në periudhë të shkurtë do të tregojmë se Maqedonia do të mund të shihet si vend i cili sërish e vendosi thelbin e parimeve demokratike, theksoi ministrja Radmilla Shekerinska në takimin e sotëm me ambasadoren e RF të Gjermanisë, Kristine Althauzer, kumtoi Minsitria e Mbrojtjes. Ministrja Shekerindka u falënderua për mbështetje të vazhdueshme nga Gjermania në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë të Maqedonisë në NATO dhe proceseve për reforma dhe modernizim tëforcave të armatosura. “Ministria e Mbrojtjes është e…

Lexo më Shumë

Bashkësia e Egjiptasve të Ballkanit në Maqedoni (BEBM) përmes një kumtese deklarojnë se 24 qershori është Dita e  Egjiptasve të Ballkanit. njohton Almakos. Sipas tyre, kjo bashkësi jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore në Maqedoni. BEBM-ja bën të ditur se në Ballkan jetojnë rreth një milionë egjiptas në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Turqi e Bullgari. BEBM-ja vlerëson se kjo bashkësi është e margjinalizuar, e përjashtuar nga proceset e shumta shoqërore dhe se bien në pjesën e komuniteteve të rrezikuar që përballen me diskriminim dhe përjashtim shoqëror, që sipas tyre,…

Lexo më Shumë

Partia Liberale (PL) dënon joprofesionalizmin në ndërtimin e autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, me rastin e mospërputhjes së projektit dhe asaj që është realizuar. Kjo parti kërkon që organet përgjegjëse të bëjnë hetim të thellë mbi kompanitë gjeodezike dhe gjeologjike për këtë, siç thonë, mosprofesionalizëm dhe gabime katastrofale në projekti. PL kërkon hetim edhe të organit mbikëqyrës që e ka lejuar ndërtimin, kompaninë vendore që i kryen ndërtimet. Partia në fjalë kërkon që pas hetimeve të dënohen ata që lejuan një huqje të këtillë që shtetit do t’i kushtojë 100 milionë euro shtesë.

Lexo më Shumë

Në kuadër të MPB është ndërruar edhe shefi i njësitit policor “Alfa”, Ivica Antevski – Puki, automekaniku që me përkrahjen e Sasho Mijallkov u ngjit në majat e MPB-së gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE, informon Dokaz.mk. Me propozim të ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski ai është shkarkuar nga kjo detyrë dhe në vend të tij është emëruar Sllave Dimishkovski, i cili gjatë kohë ka kaluar në MPB. Por ai është edhe pjesë e kësaj njësie që nga themelimi, transmeton /Almakos.com/

Lexo më Shumë

Gordana Jankuloska, ish-ministre e Punëve të Brendshme në qeverisjen e OBRM-PDUKM-së, ka ironizuar me vizitën e Zoran Zaevit në Bullgari,shklrujnë mediat në vend. Duke e konsideruar si të ”përzgjedhur”, Jankuloska ironizon me Zaevin dhe e quan si njeri që then rekorde. Në profilin e saj në Tëitter, ajo thotë se që në takimin e parë jashtë vendit, Zaevi e ka tejkaluar edhe Ljubçon e deklaruar bullgar. /Almakos.com/

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO­DPMNE­së Nikolla Gruevski me delegacion partiak mëngjesin e sotëm në Shërbimin evropian për punë të jashtme (EEAS) në Bruksel do të takohet me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, njofton korrespondenti i MIA-­s nga Brukseli. Në kuadër të vizitës së tij treditore në kryeqytetin evropian, Gruevski mbrëmë në Parlamentin Evropian u takua me kryetarin e Komitetit për punë të jashtme të PE­së (AFET) Dejvid Mekalister, ndërsa pastaj edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Kjo vizitë e tij në Bruksel, sipas ish­kryeministrit të Maqedonisë është me një qëllim të vetëm që…

Lexo më Shumë

Dje rreth mesditës, është arrestuar 25 vjeçari me inicialet F.B nga fshati Strimnicë i Tetovës, i dyshuar për veprën pelane “tentim për përdhunim”, shkruajnë mediat në vend. Policia kufitare e ka arrestuar 25 vjeçarin në pikën kufitare Tabanocë, i cili më pas është dorëzuar edhe në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm, dhe është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme. /Almakos.com/

Lexo më Shumë

Sot ( e ejte) do të organizohet forum rajonal me temë ”Puna në rrjet: Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor punojnë për punësim rinor!-Nisma rajonale për qasje të përbashkët te punësimi rinor” përcjell  Almakos. Sipas AIM-së, në këtë forum pritet që të marrin pjesë 150 të rinj, veprimtarë shoqëror dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Programi përfshinë dy sesione plenare, tre punëtori, folës mysafirë, respektivisht fjalime ekspertësh në sferën e punësimit dhe politikat për punësim rinor. /Almakos.com/

Lexo më Shumë

Rektori i deritanishëm i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti u rizgjodh në këtë funksion në zgjedhjet për rektor për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, njiftojnë mediat në vend. Kryetari i Komisionit zgjedhor për zgjedhjen e rektorit, Ejup Ajdini, i shoqëruar edhe nga anëtarët e Senatit të Universitetit të Tetovës dhe dy kandidatët për rektorë, në një takim me gazetarët bëri të ditur përmbylljen me sukses të këtij procesi. “Në cilësinë e kryetarit të Komisionit zgjedhor për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës, kam nderin e veçantë të Ju informoj se në Universitetin e Tetovës sot u zgjodh Rektori, i cili…

Lexo më Shumë