Qeveria e re ndër premtimet e saj ka edhe atë për rritje të pagës minimale. Megjithatë, rritja e pagës minimale mund të bëjë edhe më të shpeshta rastet kur, pagesa e rrogës në bankë bëhet sipas rregullave, ndërsa shtesën e të njejtës pasi e tërheq nga banka, punëtori ia kthen pronarit, përndryshe mund të humbasë edhe vendin e punës, njohton Almakos. Sa i përket kësaj, ministri i financave, Dragan Tevdovski, në takimin që mbajti sot ( e premte) me sindikatat dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, tha se do të bëhet çfarëdo që është e nevojshme që keqpërdorime të…
Author: Adijat
Në kuadër të Verës së Shkupit 2017 sonte do të hapet ekspozita e piktorit akademik Adin Hebib. Hebib, i cili është i lindur në vitin 1955 në Mostar, është shkolluar në Mostar dhe Beograd, ndërsa ka përfunduar në Paris në klasën e prof Boris Cikallovski, ku nga viti 1983 deri në vitin 1985, ka specializuar ekspresionizëm. Opusi i tij i pasur i fotografive dhe grafiteve përshin skenografi, pllakate, ilustrime të librave dhe monografi, shkruajnë mediat në vend. Adin Habib ka marrë 11 çmime të para evropiane për dizajn grafik. Është fitues edhe i serisë së çmimeve shkencore dhe mirënjohjeve…
Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë më lehtë në gjithsej 10 aksidente të trafikut që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material. Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve, shkrujanë mediat në vend. Janë sanksionuar 20 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni, një shofer ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit, nëntë shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk…
Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Norvegjisë, Borge Brende, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Dimitrov dhe Brende, siç kumtoi Minsitria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, në takimin e sotëm do të bisedojnë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve miqësore, për mbështetjen dhe ndihmën nga Mbretëria e Norvegjisë për anëtarësim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin rjaonal, si dhe çështje të tjera aktuale të planit ndërkombëtar.…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë Martin Bezak, sot do ta vizitojnë qendrën e pranimit për migrantë “Vinojug” në Gjevgjel, transmeton Gazeta Express. Qëllimi i vizitës është rotacioni i tetë i pjesëtarëve të policisë sllovake të cilët zbatojnë aktivitete patrolluese së bashku me pjesëtarët e MPB-së në kufi me Greqinë. Pesëmbëdhjetë pjesëtarë të policisë sllovake në fillim të muajit i ndërruan kolegët e tyre. Ata zbatojnë aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufi me Greqinë në Gjevgjeli, me qëllim të parandalimit në fushën e sigurisë publike dhe kalimin e paautorizuar…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme konstatoi lëshime serioze nga ana e SHA për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste edhe btë Qeverisë paraprake, në realizimin e ndërmarrjes së obligimit për mbajtjen e UEFA Super kupës 2017 në Arenën “Filipi i 2të” duke e pas parasysh se stadiumi nuk është përgatitur në pajtim me standardet e kërkuara të UEFAs, kumtoi presshërbimi qeveritar, shkruajnë mediat në vend. “Është i obliguar Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me ministritë tjera kompetente t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në afat prej tre ditëve dhe…
Personat me hendikep kanë shumë pak qasje në tregun e punës në Maqedoni. Sipas të dhënave, të punësuar janë rreth 2000 persona me hendikep, e që ky në fakt është një numër shumë i vogël. Për të ndryshuar këtë, pra për t’u mundësuar këtyre individëve qasje në tregun e punës, rritje profesionale, rritjen e vetbesimit, është hapur “Qendra e punësimit për personat me hendikep” zyrat e të cilës ndodhen në përdhesën e ndërtesës së Odës Ekonomike, shkruan Almakos. Kjo qendër është hapur në kuadër të projektit që është një bashkërealizim mes Odës Ekonomike dhe lëvizjes kundër aftësive të kufizuara Polio-Plus,…
Qeveria sot me fillim në orën 18:00 do të mbajë seancën e tetë me radhë. Sipas rendit të ditës të propozuar pritet që qeveria të sjell vendim për mbështetje të pemëtarëve. Në këtë drejtim do të diskutohet edhe për mundësinë për ndarje të Dekretit për kriteret për pagesë direkte për vitin 2017./Almakos.com/
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot priti një delegacion afaristësh nga Libani në përbërje të së cilit ishin drejtues të disa kompanive të rëndësishme libaneze, që kanë shprehur interes për të investuar në Maqedoninë, shkruajnë mediat në vend. Delegacioni nga Lindja e Mesme ka përzgjedhur Maqedoninë për të realizuar investime në fusha të ndryshme që janë nën kompetenca të Ministrisë së Ekonomisë siç janë energjetika, burimet minerale, turizmi, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme etj, ndërsa në Maqedoni kanë për qëllim informimin me legjislaturën e vendit si dhe me kushtet në zonat e lira ekonomike në vend. Ministri Bekteshi gjatë…
Subjektet të cilat ushtrojnë qarkullim të mallrave dhe shërbimeve për të cilat pagesa bëhet me para të gatshme, janë të obliguar t’u japin llogari fiskale konsumatorëve në pajtim me Ligjin për regjistrim të qarkullimit me para të gatshme, njoftoi Drejtoria e të Ardhurave Publike. Sipas analizave fillestare nga on line sistemi për ndjekjen e qarkullimit me para të gatshme, një numër i madh firmash, posaçërisht në hoteleri, nuk e regjistrojnë qarkullimin në tërësi, ndërsa në adresë të DAPit vazhdimisht arrijnë edhe denoncime për dhënie të llogarive të cilat nuk janë fiskale, shkruajnë mediat në vend. “Theksojmë se përdorimi i…
Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi ka mbajtur një fjalim në Kuvend gjatë debatit për zëvendës ministrat e propozuar. Fjalimi i tij ka qenë kritik ndaj VMRO-DPMNE-së dhe deputetëve të kësaj partie, që është në kontekst të paraqitjeve të fundi të përfaqësuesve të BDI-së, e që në prapavijë kanë për qëllim që shqiptarët të harrojnë se BDI ishte partner i VMRO-DPMNE-së nëntë vite me radhë. Mirëpo në reagimin e saj, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Vesna Damçveska akuzoi Ademin dhe BDI-në se dinë të transformohen dhe gjithmonë të jenë në anën e pushtetit. Me këtë formulim, në skenën politike dhe në mediumet në…
Plenumi Studentor do të jetë pjesë e grupit të punës i cili do të punojë në ndryshimet e ligjit për arsim të lartë, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, pas takimit me përfaqësues të organizatave studentore, shkruajnë mediat në vend. “Gjithçka që është punuar deri tani, ne do ta shfrytëzojmë si bazë, por në grupin e punës do të hapet mundësia edhe për qëndrime burimore të studentëve, që do të merren parasysh”, tha Deskoska. Përfaqësuesja e Plenumit, Dea Zdravkovska, potencoi se pas tri viteve luftë përfundimisht dikush nga Ministria i ka ftuar në takim. Sipas saj, problemi…