Author: Adijat

Në Argjentinë është zbuluar një person që mendohet se mund të jetë Adolf Hitleri. Vdekja e tij ka mbetur një mister për vite me radhë dhe shumë teori konspiracioni kanë qarkulluar, por zbulimi i burrit që është 128 vjeç i hedh poshtë të gjitha. Burri në fjalë pretendon se pasaporta e tij është e falsifikuar dhe se nuk është ai Hitleri. Por duke bërë një llogari midis vitit 1889, vit në të cilin ka lindur diktatori dhe 2017 rezulton se ai duhet të ishte 128 vjeç, pikërisht sa mosha e burrit. Nuk jam unë. Kam 70 vite që jetoj i…

Lexo më Shumë

Nëse kthehet një besim i ndërsjelltë midis Maqedonisë dhe Greqisë, nga vetë drejtuesit e dy vendeve atëherë mund të kthehet mundësia që të ecet përpara në lidhje me kompromisin për emrin por dhe rrugtimin euroatlantik të Maqedonisë vleroson kryetari i Këshillit veriatlantik të Maqedonisë Ismet Ramadani. Sipas tij nëse faktori ndërkomëtarë vëren sinqeritet në mardhëniet dypalëshe do të shtojë edhe angazhimin e tij në këtë drejtim. “Nëse faktori ndërkombëtarë bindet se ka sinqeritet në këtë që do të thotë zgjidhje të problemit të emrit dhe të përmirësimit të raporteve me Greqinë atëherë edhe faktori ndërkombëtarë do të fitojë edhe alibi…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese të mërkurën, në pikë të parë të seancës, do të vendosë nëse testimi ekstern është kushtetues, njoftojnë mediat në vend. Testimi ekstern në shkollat fillore dhe të mesme u shfuqizua me ardhjen e Qeverisë së re, të udhëhequr nga LSDM, e cila kishte premtuar se njëra nga prioritetet kryesore e ture është që të hiqet testimi ekstern. Është interesante që iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së testimin dhe për shqyrtimin e neneve të ligjit për shkollim të lartë, do të jetë përpara gjykatësve kushtetues 4 vite pasi që u miratua, tani pasi që u shfuqizua, transmeton /Almakos.com/

Lexo më Shumë

Manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit”, i cili organizohet nga Shoqata Kulturore “Vizion M” në mbështetje të Qytetit të Shkupit, edhe këtë vit ndriçoi qytetin, si dhe gëzoi fëmijët e shumtë të cilët ndoqën dhe morën pjesë në një sërë aktivitetesh të këtij manifestimi, raporton Anadolu Agency (AA). Ky manifestim kulturor, i cili organizohet tradicionalisht para festës së Bajramit, si zakonisht filloi me marshutën e “Trenit të Bajramit”, i cili shëtiti dhjetëra fëmijë nëpër lagjet e Shkupit, duke filluar nga xhamia e Mustafa Pashës deri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në sheshin para xhamisë Murat Pasha. Koordinator i projektit “Kandilat…

Lexo më Shumë

Krahu  i UÇK-së po rikthehet fuqishëm brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burime brenda partisë së Ahmetit, mëson se, në zgjedhjet e ardhshme lokale shumica e kandidatëve për kryetar komunash, duke filluar nga Saraji e deri në Likovë, do të jetë njerëz të UÇK-së, ose bashkëluftëtar të Ali Ahmetit dhe Hazbi Likës. Në komunën e Likovës, kjo parti pritet ta nominoj ish-komandantin e UCK-së, Jahi Jahiu nga fshati Vishticë.

Lexo më Shumë

Në vazhdën e takimeve të punës, ministri për Investime të Huaja, Ramiz Merko, të premten, takoi udhëheqësit e sektorëve të Agjencionit për Investime të Huaja, Diana Toska dhe Besim Zenuni. Me formimin e Qeverisë së re dhe me emërimin e ministrit të rij për Investime të Huaja, Toska ja uroj postin e ri ministrit Merko, duke i dëshiruar suksese të shumta në punën e re. Bashkëbiseduesit diskutuan rreth themelimit të përvojave mes dy institucioneve duke mos i anashkaluar mundësitë për bashëkëpunim të domosdoshëm mes këtyre dy institucioneve gjatë hartimit të projekteve në fushën e njëjtë. “Në fillim dua të rritheksoj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, me rastin e festës së Ramazan­Bajramit i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis ululema, Haxhi Sulejman efendi Rexhepit dhe qytetarëve të cilët e festojnë festën. “Ua uroj festën e madhe të Ramazan Bajramit juve, anëtarëve të Bashkësisë Fetare Islame dhe të gjithë qytetarëve që e festojnë festën, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal. Festat e shenjta siç është Ramazan Bajrami sjellin fuqi të madhe shpirtërore e cila e përforcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxisin dëshirë për…

Lexo më Shumë

Ndihmë humanitare dhe veshmbathje për 350 fëmijë të pesë qendrave për fëmijë refugjatë pa përkujdesin e prindërve të vendosur në zonën kufitare në Turqi me Sirinë, janë siguruar përmes fushatës “Maqedonia me dashuri për Alepon”. Përfaqësuesit e Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe “Legis”, të cilët janë organizatorë të fushatës, prej më 20-22 qershor të këtij viti personalisht i kanë vizituar kampet. Kryetari i “Megjashit” Dragi Zmijanac, tha se me aksionin “Maqedonia me dashuri për Alepon” qytetarët e Maqedonisë kanë treguar se janë humanë. Theksoi se jehona për aksionin ka qenë e shkëlqyer dhe se kanë pasur…

Lexo më Shumë

“E rastësishme ose jo, firma “Atrium” nga Vevçani, nën pronësi të vëllaut të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukoski, ka nënshkruar marrëveshje për lyerjen e hapësirave shtesë në stadiumin “Telekom Arena” për 10 euro për metër katror, para mbajtjes së ndeshjes së Superkupës në Shkup”. Kjo është një nga tezat që sot i ngriti sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, në konferencën për shtyp para gazetarëve, shkruajnë mediat në vend. Ai tha se këto janë informacione që ai i ka marrë si sekretar i përgjithshëm i qeverisë dhe tha se janë jozyrtare, ndërsa ju bëri ftesë mediumeve që të hetojnë…

Lexo më Shumë

Shqiptarët e Lagjes së Trimave në Kumanovë janë të detyruar që barnat e tyre me receta ti blejnë në lagjet maqedonase. Qytetarë të shumtë kanë denoncuar këtë dukuri e cila po merr përmasa shqetësuese. Një prej tyre është edhe  gazetari Hamdi Nuhiu i cili në rrjetin sociale facebook e ka shpalosur këtë brengë. “Faleminderit Taravari qe nuk na ke lene barna me recept ne Lagjen e trimave, e po duhet ne lagjet e maqedonasve ti blejme te njejtat”, ka shkruar Hamdi Nuhiju.

Lexo më Shumë

Bullgaria do ta pranojë gjuhën maqedonase, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas qëndrimit dy ditore në Bullgari këtë javë shkruajnë mediat në vend. Ai ka thënë se marrëveshja për fqinjësi të mirë është vendosur mbi Deklaratën e nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes në vitin 1999, e cila ka të bëjë me gjuhën maqedonase. Marrëveshja e re sipas tij, do të thotë përparim i dokumentit. Dimitrovi është optimist se do të gjejë zgjidhje për pakicat në të dy vendet. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, ka njoftuar se me kryeministrin bullgar Bojko Borisov do të nënshkruajnë marrëveshje për fiqnjësi…

Lexo më Shumë

Një aksident në komunikacion ka ndodhur vetëm pak më parë (rreth orës 13:00) pranë burgut të Idrizovës, informon Almakos. Një person ka marrë lëndime pasi është aksidentuar nga një vetura, qëe sipas informacioneve të pakonfirmuara, kishte shpejtësinë prej 60km/h. Vetëm pak më parë ambulance ka mbërrtur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë personin e lënduar. Nuk dihet a është serioze gjendja e qytetarit, por sipas një dëshmitari, I aksidentuarai kishtë disa lëndime. Priten në vazhdim të tjera informacione/ Almakos.com/

Lexo më Shumë