https://www.youtube.com/watch?v=1vE8ZS_1B8s Premtimet e kryetarit të komunës së Sarajit Bekim Murati mbeten vetëm fjalë në lidhje me rikonstrumin e liqenit Treska. Edhe pse disa herë Murati ka thënë se liqeni do të lëshohet në përdorim, ajo nuk ka ndodhur, pasi sipas pamjeve asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. “Procedurat për rimëkëmbjen e liqenit Treska kanë filluar që nga momenti kur u miratua që Komunës së Sarajit t’i jepet në pronësi liqeni Treska. Ne si komunë kemi ndërmarrë edhe hapa konkret në këtë drejtim. Kemi hartuar planin detal urbanistik, i cili për momentin gjendet në pëlqim në Ministrinë e lidhjeve dhe…
Author: Adijat
Të nderuar, Më poshtë po ua përcjellim urimin e Kryetarit të PDSH-së: “Uroj që sakrifica e agjërimit dhe ibadetet gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit të kthehen në mirësi, paqe e begati në shtëpitë dhe familjet tuaja. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroj festën e Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe mbarësi”.
Kryetari i partisë UNITETI, Gjen.Gëzim Ostreni të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e Fitër Bajramit. “Le të jetë kjo festë e shenjtë momenti i solidaritetit dhe dashurisë ndër njerëzit, i lumturisë sonë dhe për të afërmit tonë.” “Uroj për të gjithë shëndet, mirëqenie dhe begati.”
Afër tridhjetë automjete janë dëmtuar nëpër komuna të ndryshme nëpër Shkup edhe atë vetëm gjatë njëzet ditëve të para të qershorit. Sipas raportit të MPB-së më 1 qershor janë dëmtuar 6 vetura në bulevardin Ilindenska, 10 vetura në Garazhw pesë vetura në rrugën Preseka. Në garazhin nëntokësor në bulevardin Teodosij Gologanov janë dëmtuar 20 vetura. Në disa raste nga veturat e dëmtuara nuk është e vjedhur asgjë edhe pse ka pasur gjëra me vlerë brenda thonë pronarët. Më së shumti dëmtohen xhamat dhe pjesa e jashtme e automobilave. Rastet e tilla shpeshherë postohen në grupin e facebook-ut “Murri i turpit…
Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Fitër Bajrami përmbyll një muaj të agjërimit, adhurimit, sakrificës dhe mirësisë mes njerëzve. Uroj që këto ditë të mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes, të përcillen jo vetëm me urime dhe vizita, por edhe me vepra të mira.. Në këto ditë feste, uroj që të jeni të lumtur dhe të bashkuar me të dashurit tuaj, familjarët dhe miqtë, të festoni me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti. Në ermin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të administratës komunale, ju uroj Festën e Madhe të Fitër Bajramit.…
Struganët u japin afat prej 15 ditëve autoriteteve lokale dhe qendrore ta zgjidhin problemin me deponinë e qytetit, përkatësisht të caktojnë një vend ku në të ardhmen do të dërgoheshin mbeturinat. Kjo vjen pasi javën e kaluar deponia u shua tërësisht, ndërsa u pastrua edhe tymi që më shumë se dy muaj i helmonte struganët. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski premtoi zgjidhje të shpejtë të problemit dhe dislokim të deponisë. Pushteti i kaluar dhjetë vite nuk bëri asgjë për deponinë. Po shqyrtohen mundësi serioze që në të ardhmen deponia të dislokohet prej atje por edhe të gjendet zgjidhje…
“Vendet e Ballkanit patjetër duhet që ta respektojnë historinë dhe të zhvillohet fqinjësia e mirë, nëse duan të hyjnë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, kanë thënë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe presidenti i Greqisë, Prokopis Pavllopullos, në takimin e djeshëm në Athinë, njoftojnë mediat në vend. Vizita e Radevit në Athinë vjen në kohë kur është rritur fokusi për zgjerim në BE ndaj Ballkanit Perëndimor. Sofja zyrtare më parë kumtoi se njëra nga pikat kryesore të udhëheqjes së tyre me Këshillin e Evropës në vitin 2018, do të jetë që të zgjerohet Unioni. Pavllopullos, ashtu siç shkruan portali bullgar…
Instituti i Shendetit Publik i Maqedinise ne vazhdimesi ndjek gjendjen shendetesore te qytetareve ne niivel shteti dhe me gjere. Për shkak se Maqedonia eshte perfshire ne faza e verdhë, nga Institu i Shendetit Publik i RM bëjnë thirrje për respektim të rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta: – Mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17. – Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ne diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën) – Të konsumohet ushqim i lehtë dhe…
Pas Dardanisë, edhe fshati Studeniçan I Shkupit ditën e sotme ka ngelur pa rrymë elektrike tashmë e disa orë, shkruan Lajm. Mungesa e rrymës elektrike vjen pikërisht në kohën kur popullata shqiptaro-muslimane po bëjnë pregatitjet e fundit për festën e cila i pret nesër. Në bised e sipër, banorët për Lajm thonë se kjo nuk është hera e parë që po ndodhë një gjë e tillë, por që I njejti problem përsëritet tashmë e disa vite me rradhë, qoftë për Fitër Bajram qoftë për Kurban Bajram, transmeton /Almakos.com/
Në prag të festës të Fitër Bajramit qytetarët e besimit Islam, tashmë kanë kryer përgatitjet e nevojshme. Ata shprehen të gatshëm për të festuar, ndërkohë që kanë blerë gjërat e duhura, ndërsa thonë se më shumë kanë shpenzuar për veshmbathje se sa për ushqime. Bakllavaja si ëmbëlsirë karakteristikë për festën Bajramit edhe këtë herë nuk do të mungojë në sofrat e tyre. “Si janë çmimet për Bajram në krahasim me vitin e kaluar?– Mirë janë, nuk ka ndryshime, janë njëjtë si vjet”. “Po kam dal me u blerë fëmijëve. Nuk e di as të larta a të ulëta, po duhet,…
Vizita e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari dhe ajo e shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov në Greqi, i ka dhënë shtytje të re raporteve diplomatike të Maqedonisë me këto dy shtete fqinje, me të cilat ajo ka konteste të ndryshme që nga pavarësia e saj. Me Greqinë ka të pazgjidhur çështjen e emrit, që kontestohet nga Athina dhe me Sofjen çështjen e gjuhës, por edhe çështje tjera me identitetin dhe historinë. Por, gatishmëria dhe mesazhet që erdhën nga këto vizita, se në raportet ndërmjettyre nuk duhet të ketë nxitje të tensioneve, apo politika të udhëhequra nga nacionalizmat, kanë ulur tensionet.…
Disa banorë të Sarajit duke parë se autoritet komunale nuk po sanojnë gropat nëpër rrugët kanë vendosur që të mbjellin lule në ato gropa. Kjo paraqet një simbolik për të sensibilizuar opinionin dhe autoritet komunale që t’i mbulojnë këto gropa, të cilët paraqesin një problem real për banorët e Sarajit.