VMRODPMNE është për ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në respektim të ndërsjellë dhe do të mbështesë gjithçka që është në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, po asgjë që është në kundërshtim me interesat e popullit maqedonas dhe shtetit, porosit partia në një kumtesë me shkrim deri te mediat. Zaev, shtohet, në Bullgari publikisht e akuzoi Republikën e Maqedonisë se ka përhapur nacionalizën dhe urrejtje në të kaluarën, pa në këtë rast të saktësojë ndaj kujt ka përhapur shteti ynë nacionalizëm.
Author: Adijat
Oda e Mjekëve të Maqedonisë (OMM) ka reaguar në propozim-ligjin për veprimtari të mjekëve të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, duke sqaruar se ata në këtë ligj kanë punuar me vite dhe se nuk do të lejojnë të keqpërdoren për qëllime partiake. “Në ligjin për veprimtari të mjekëve Oda e Mjekëve e Maqedonisë ka punuar me vite, dhe se bazat për një procedurë të tillë ligjore janë nxitur dhe kanë filluar para 10 vjetëve, shkruajnë mediat në vend. Gjatë tërë kësaj periudhe janë ndryshuar dhe plotësuar versione të ndryshme të vendimeve të tilla ligjore edhe atë në mandatin e më shumë…
Në afatin ligjor prej 18 muajsh i cili skadon më 30 qershor, PSP nuk do të mund të ngre akuzë për rastin “Talir” për arsye procesiale, thonë burimet e palës mbrojtëse për DW, të cilët janë të dyshuar në këtë rast, njoftojnë mediat në vend. Bëhet fjalë për hetimin e parë që PSP për veprën penale “larje parash” nën emrin “Talir” e akuzon partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE-në. Në hetim janë të dyshuar 14 persona, ndërkaq si i dyshuari i parë është lideri Gruevski. Sipas dëshmive të PSP-së, kryetari i VMRO-DPMNE-së nga viti 2009 deri në vitin 2015, në mënyrë…
Një takim i realizuar mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të PDSH-së Menduh Thaçi nxiti debat dhe reagime në opinionin publik në Maqedoni. Në opinion u lansua lajmi se PDSH-ja me dy deputetët e saj do të bëhet pjesë e garniturës qeveritare. Ndërsa më pas doli në pah qëndrimi zyrtarë se partia e Thacit nga opozita do ta mbështesë qeverinë në cështjen që kanë të bëjnë me avansimin e të drejtave të shqiptarëve dhe proceset eurointegruese. Në esencë, agjencia e lajmeve INA mëson se, Ahmeti përmes Thaçit ka bërë lojën për të shtuar presionin ndaj kryeministrit Zoran Zaev…
Edhe pse janë mbledhur 2213 nënshkrime, të mjaftueshme për kërkesat ligjore për të nisur procedurat për Referendum, aktivistët e nismës ”Shpëtim për Vallandovën” thonë se komuna e zhagit procedurën, shkruajnë mediat në vend. ”Këshilli komunal për një periudhë prej 20 ditëve, pra në kuvendin e mbajtur më 27 prill, të thërras ekspertë të çështjes dhe të diskutojnë proceset, rreth rreziqeve për jetën e qytetarëve nga xeherorja Kazandoll. Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre.” thonë nga iniciativa ”Shpëtim për Vallandovën” Referendumi i inicuar nga ”Shpëtim për Vallandovën” vjen pas Referendumit në…
Ka filluar të rritet intensiteti nëpër të gjithë rrugët e vendit ku për shkak të fundjavës së vazhduar ka rritje të qarkullimit të qytetarëve drejt vendeve turistike nëpër shtet dhe jashtë shtetit, transmeton Almakos. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ka disa këshilla për vozitësit të cilëve ju thotë të kenë kujdes me vozitjen në kushte të pa përshtatshme për të vozitur. Duhet që vozitësit të kenë kujdes me dehidrimin gjatë vozitjes për shkak të temperaturave të larta.Gjithashtu duhet të bëjnë pushime në vende me hije gjatë vozitjes.LAMM sugjeron që të iken vendbanimet dhe kalimet e kufinjve ku ka pritje të gjata.Nëpër…
Më 26 qershor shënohet Dita Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave. Historia e përdorimit të substancave psikoaktive apo drogat, daton më shumë se 2000 vjet më parë. Duke filluar që nga format e para primitive të organizimeve sociale të individëve në grupe apo komunitete, prezenca e drogave ka qenë pjesë e përditshmërisë së tyre, kryesisht gjatë ritualeve fetare, gjuetisë dhe në festa. Ndikimi dhe funksionimi i këtyre substancavepsikoaktive në organizëm nuk njiheshin deri në fillim të shekullit të 20-të. Sot, mjekët, biologët dhe profesionistët nga disiplinat e tjera në këtë fushë, kanë arritur të zbulojnë mekanizmin fiziologjik që ndodh në trupin…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ngrohtë dhe me diell. Qielli do të jetë i pastër dhe do të mbulohet nga rrezet e diellit të cilat aspak nuk do të pengohen nga retë,shkruan Almakos. Temperaturat e ditës do të lëvizin nga 18 gradë celsius deri në 35 celsius. Nga pasdita do të ketë kushte për të reshura dhe bubullima në vende malore të vendit./Almakos.com/
jë tërmet prej 2.8 shkallë të Rihterit dhe intensitet III-IV shkallë sipas shkallës makroseizmike Evropiane ka goditur qytetet Ohër, Strugë, Resnje. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnaten. Sipas Institutit Seizmologjik të Maqedonisë, tërmeti ka qenë me epiqendër në liqenin e Ohrit. Më herët, kanë ndodhur edhe disa tërmete në vend që kanë dridhur vendin, transmeton /Almakos.com/
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të takohet me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, njoftoi shërbimi qeveritarë për shtyp. Është parashikuar takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani dhe minsitri i Punëve të Jashtme me delegacionin e Bashkimit Evropian të kryesuar nga eurokomisari Hahn. Pas takimeve do të mbahet mbledhje tematike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kushtuar prioriteteve urgjente reformuese për integrimet…
https://www.youtube.com/watch?v=fjrhohMpLsE Kjo është penda e Likovës. Është hera e dytë që po e vizitojmë. Për dallim nga hera e parë kur informuam për mbeturinat që ishin hedhur aty, ato tani ishin pastruar. Peshkatarët që po peshkojnë thonë si ky vend është i përkryer për të peshkuar pasi edhe uji është i pastër, por thonë se duhet të mirëmbahet pasi sipas tyre në këtë mënyrë joshen vizituesit. “Unë jam këtu gati 10 vite shkoj edhe te penda e epërme dhe është shumë mirë, ajri i pastër. Secili i mbledh mbeturinat e veta pasi të kemi përfunduar peshkimin, shishet prej plastikeve…
Do të hetojmë të gjitha tenderët e firmës “Atrium” e cila është nën pronësi të Boban Mukoski, vëllau i deputetit të OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukoski, pasi ekzistojnë dyshime se janë bërë keqpërdorime, deklaroi Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë në një intervisët për TV24. Marrëveshja kornizë të cilën e nënshkroi firma “Atrium”, sipas Rashkovskit, nuk është nënshkruar vetëm për mirëmbajtur stadiumin “Telekom Arena”, por edhe për lyerjen e mureve që janë nën kompetencë të Shoqërisë aksionare për hapësira afariste. Ai thotë se institucionet janë partizuar dhe njoftoi se disa të punësuar në kohën e qeverisë së kaluar janë urdhëruar…