Ejup Halimi koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, në një prononcim për gazetën Lajm, ka folur rreth informacionit të djeshëm se PSP kërkon arrest për të dhe se ai akuzohet për veprën penale “shkatërrim të materialit zgjedhor” në rastin “Titanik 3”. “Deri më tani askush nuk më ka informuar zyrtarisht. Nuk kam informata zyrtare, jam informuar nga portalet dhe mediat. Unë them se nuk jam pjesë e asaj dhe e konsideroj veten të pafajshëm. Unë nuk isha as mandatar, as kandidat për komunën e Çairit. Jam plotësisht i pa fajshëm, e përsëris edhe një herë jam i pafajshëm. Dhe unë nuk jam pjesë…
Author: Adijat
Prokuroria Speciale Publike dje publikoi raportin e deritanishëm të punës dhe njëherit shpalli edhe 17 aktakuzat e reja për 18 lëndë akuzohen 101 zyrtarë të cilët në të kaluarën kanë bërë keqpërdorime të detyrës, shkruan Telegraf. Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski është në qendër të shumicës së lëndëve të hapura. Përveç tij, edhe 100 persona tjerë janë nën hetime, kryesisht zyrtarë të OBRM-PDUKM-së. Por çka e shpëton Gruevskin nga burgu? Imuniteti i deputetit, si i zgjedhur i popullit! Mbajtja e Gruevskit me imunitet është në duar të komisionit për Çështje imuniteti dhe mandati. Sipas Kushtetutës së…
Të dhënat e publikuara sot tregojnë se është rritur numri i punëtorëve për 1,2 për qind në industrinë përpunuese, ndërkaq është ulur për 0,4 për qind në sektorin Xehetari dhe nxjerrje e gurëve edhe për 0,5 për qind në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim. Sipas grupeve kryesore industriale, rritje është vërejtur tek Energjia për 0,7 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,6 për qind, Prodhimet kapitale për 11,9 për qind dhe prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 4,2 për qind, përderisa rënie ka tek prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 3,2…
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani tha se kur çdonjëri gazetar shkruan me përgjegjësi lajmin e tij, atëherë puna bëhet më e lehtë dhe ka më shumë profesionalizëm, shkruan Almakos. Ndërsa, Ish-ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, ka përmendur buxhetin si sfida më e madhe e qeverisë së re, përveç pajtimit politik ndërmjet bashkësive etnike, por edhe me OBRM-PDUKM-në. Vanhoutte thotë se është i rëndësishëm zhvillimi ekonomik, reformat në media, shëndetësi, arsim, duke shtuar se Qeveria e re nuk mund të ndryshojë gjithçka për dy ditë. Në fund, kritiku i ashpër dhe ironizuesi i pushtetit të Gruevskit, thotë se ka takuar shumë politikanë…
Parlamenti gjerman miratoi sot ligjin i cili parasheh dënime në vlerë deri në 50 milionë euro për fjalime të urrejtjes dhe lajme të rreme në rrjetet shoqërore. AP transmeton se dënimi do t’iu shqiptohet të gjitha ueb faqeve, të cilat nuk largojnë përmbajtjet me fjalime të urrejtjes ose ku janë publikuar lajme të rreme. Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas deklaroi se rrjetet shoqërore nuk kanë arritur të parandalojnë faqet e tyre që të bartin mënyrën “ndezëse” të pikëpamjes së gjërave dhe transmetimin e informacioneve të rreme. Ekspertët për të drejtat e njeriut dhe kompanitë e internetit thonë se miratimi…
Qeveria solli vendime për tejkalimin e problemeve në ndërmarrjet në pronë shtetërore “11 Tetori Eurokompozit”, ku të punësuarit mbajnë grevë për shkak të pagave të papaguara, edhe HM Transport sha Shkup llogaria e së cilave mund të bllokohet për shkak të borxheve ndaj MEPSO-s dhe ELEM. Në seancën e mbrëmshme qeveritare, është autorizuar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe koordinim me resoret ekonomike, Koço Angjushev, në emër të Qeverisë të nënshkruaj marrëveshje midis udhëheqësisë së Eurokompozit dhe përfaqësuesve të sindikatës së qytetarëve SEIR. Me marrëveshjen secila prej palëve do të obligohet ta realizojë pjesën e vet prej obligimeve të ndërmarra dhe…
Mediume të afërta me VMRO-DPMNE-në opozitare kanë publikuar një fotografi ku thonë se është prokurorja publike, Katica Janeva, duke bë “luks” e shtrirë në masë mermeri në një spa-qendër. Këto media shkruajnë se Janeva po bën luks me rrogën prej 3.000 eurove që e merr si prokurore dhe për këtë arsye insiston të vazhdohet mandati i PSP-së, transmeton Gazeta Lajm. “Me 3.000 euro rrogë mujore, Janeva mund t’i lejojë vetes gjithçka që dëshiron prandaj edhe kërkon vazhdim të mandatit, që të vazhdojë me luksin. Me 3.000 euro rrogë prej popullit dhe harxhime të paguara, Janeva në vend se të ta…
TAV Maqedoni prej të hënës vendosë regjim të posaçëm të komuniakcionit para ndërtesës terminale. Shfrytëzimi pa pagesë në rrugën para “Aleksandrit të Madh” do të kufizohet në dhjetë minuta. Kjo do të thotë se udhëtarët do të mund të lihen për largim dhe do të merren pas arritjeve më së shumti për 10 minuta pa kompensim. Nëse automjetet qëndrojnë më gjatë se kaq, shfrytëlzuesit do të duhet të paguajnë tarifa që do të sillen prej 500 deri 2.000 denarë. “TAV Maqedoni përmendë se rruga para ndërtesës terminale në Aeroportin e Shkupit nuk është hapësirë dedikuar për parkim. por vetëm për…
Një qytetarë i revoltuar i Sarajit, sot në mëngjes i ka hedhur mbeturinat para derës së komunës. Siç mësohet ai këtë e ka bërë për shkak se komuna e Sarajit vazhdon të jetë e ngulfatur nga mbeturinat ku e ka detyruar këtë banorë që ti hedh para derës së kryetarit Bekim Muratit. Ende nuk ka ndonjë reagim nga komuna e Sarajit për këtë, por nëse komuna nuk merr masa për deponinë thonë se gjithë banorët një ditë do ti hedhin gjithë mbeturinat para derës së komunës.
https://www.youtube.com/watch?v=bvfXIocJoIM
Pas vizitës së djeshme në Bruksel, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani sot do të realizojë takime me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, SH.T. Abaroa Karanza dhe Sh. T. Jacek Stefan Multanovski. Mes tjerash, ambasadorit të Spanjës, SH.T. Abaroa Karanza, Zëvendëskryeministri do ti ja prezantojë qasjen e re pozitive të Qeverisë lidhur me procesin euro- integrues dhe do të kërkojë mbështetje për Agjendën Aksionare të Qeverisë dhe zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare. Më vonë, me ambasadorin e Polonisë, Sh.T. Jacek Stefan Multanovski, njëra prej temave të diskutimit do të jetë edhe mbështetja e deritanishme të cilën Republika…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) filloi me ndryshimet kadrovike në pozicionet udhëheqëse në resor. Prej aty informojnë se dje janë sjellë disa vendime për shkarkimin e udhëheqësve paraprak dhe për emërimin e të rinjve, njofton Portalb.mk. Sasho Trajkovski është kryeshef i ri i Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK). Ai më parë ka punuar po aty si inxhinier, tani do të ulet në pozicionin më të vështirë i cili në periudhën e ardhshme duhet t’i zbatojë reformat më të mëdha edhe në lidhje me kompetencat edhe në lidhje me kontrollin që do t’i bëhet në punën e…