Author: Adijat

Marin Mrçela, gjykatës në Gjykatën e Lartë të Kroacisë dhe kryetar i Grupit të shteteve kundër korrupsionit – GRECO, është i bindur se pushteti maqedonas do të bëjë gjithçka për të plotësuar udhëzimet e këtij grupi, shkruan Telegraf. Ai pret që raporti i përparimit të dorëzohet më herët se afati i paraparë, që është 31 janari i vitit 2018, duke shtuar se plotësimi i udhëzimeve nuk bëhet që politikanët të kënaqen, por bëhen për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Lexo më Shumë

Sot ( e mërkurë) në rend dite të punës së Parlamentit  ishte seanca për shkarkimi e Kryeprokurorit Marko Zvrlevski. Megjithatë  edhe pse shkarkimi i Prokurorti Publik ishte paraparë si pikë plotësuese e rendit të ditës, deputetët e ndryshuan këtë, duke e vendosur si pikë të 5-të. Më pas Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski, me procedurë të përshpejtuar propozuan ndryshime në ligjin për Prokurorë Publik, shkruan Almakos. “Të ju rikujtojmë një premtim zgjedhor të së paku dy personaliteteve të LSDM-së. Ai është premtimi në të cilin socialdemokratët kishin deklaruar se me ardhjen e tyre në Qeveri do të mundësojë që propozimi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, prezantuan sot  detajet për planin reformues të Qeverisë të quajtur “ 3-6-9” . Plani është i përbërë nga tre pjesë edhe atë: në 3 mujorin e parë reformat duhet të realizohen deri në zgjedhjet lokale; në 3 mujorin e dytë reformat duhet të realizohen deri në mbledhjen e Këshillit të BE-së në dhjetor; në 3 mujorin e tretë reformat duhet të realizohen deri në shpalljen e raportit të rregullt të Komisionit Evropian për Maqedoninë, shkruan Almakos. Kryeministri Zaev e cilësoi planin tejet të rëndësishëm dhe si një hap të madh,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se të premten në seancë qeveritare do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit. Zaev pret që rishikimi të miratohet para 2 gushtit. Nuk dha detaje rreth arkës së re shtetërore. Megjithatë, në kundërshtim me rekomandimin e Bashkësisë Energjetike Evropiane, ai paralajmëroi se megjithatë do të vendos tarifën e lirë të energjisë elektrike, edhe atë për të gjithë qytetarët, e jo siç rekomandohej nga Bashkësia, që një gjë e tillë të vlejë vetëm për kategoritë e rrezikuara edhe atë më së shumti në periudhë dyvjeçare. Tarifa e lirë do të vendoset në mënyrë që do të bëhen kursime…

Lexo më Shumë

Nuk ka vend për panikë dhe të respektohen rekomandimet, porositi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku pas mbledhjes me personat përgjegjës, të cilët e kanë njoftuar për gjendjen e tërmetet në rajonin e Ohrit, të cilat po ndodhin në vazhdimësi disa ditë. “Të pranishmit në mbledhje bindin se ne si institucione të sistemit për ballafaqim me kriza jemi të gatshëm për çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen”, tha Buxhaku. Ai kumtoi se për aktivitetet e mëtejshme të Qendrës dhe për të gjitha ngjarjet do të informohet nga Qendra mediale, e përbërë nga institucione të cilat…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=0gDoWFNy16o Prokuroria Speciale ka parashtruar 20 ankesa lidhur me vendimet e Gjykatës Themelore të Shkupit për paraburgimet dhe masat e sigurisë që i kërkoi në fund të qershorit. Ky nuk është numri përfundimtar i ankesave pasi nuk janë përfshirë ankesat për vendimet për rastin “Titanik”, “Fortesa” dhe “Target”. Nga ankesat e deritanishme. Gjashtë ankesa janë kundër vendimit në të cilin janë refuzuar propozime për paraburgim për të cilat janë shqiptuar masa kujdesi. Dy ankesa janë për lëndët ku paraburgimi ishte refuzuar tërësisht. Shtatë ankesa janë për masa të refuzuara të kujdesit si dhe pesë ankesa të tjera janë për…

Lexo më Shumë

Qeveria e Zoran Zaevit nuk mund të jetë as popullore, e as e reformave, thonë nga VMRO DPMNE. Sipas pasurisë që funksionarët e kanë paraqitur tek Komisioni i anti-korrupsionit, ata peshojnë më shumë se 40 milionë euro, theksojnë nga VMRO DPMNE. Sipas Marija Kojzekliskës, listat e anketimit tregojnë se funksionaret e LSDM-së kanë në pronësi më shumë 50 shtëpi, dhe më shumë se 35 vetura luksoze.

Lexo më Shumë

Gratë duan të punësohen edhe pse në Entin për Punësim nuk janë të regjistruara se kërkojnë punë. Është ky një konstatim pas përfundimit të projektit “Përfshirja e grave nga bashkësitë etnike joshumicë në tregun e punës”. Projekti që ka zgjatur për 18 muaj ka përfshirë disa aktivitete sikurse profesionale  për zanate të ndryshme mësimi të gjuhëve të huaja, njohuri për shfrytëzim të masave shtetërore për vetëpunësim e të tjera. Edhe pse parimisht projekti është dashur të përfshijë 250 gra, për shkak të interesimit të madh janë përfshirë rreth 330 gra. “Ajo që na befasoi që ishte një rezultat jo i…

Lexo më Shumë

Shkollat e mesme profesionale nuk kanë ngjallur interesim te semimaturantët në afatet e regjistrimit në vitin e ri shkollor 2017-18. Nga shkolla e mesme profesionale “Dimitar Vllahov” thonë se drejtime të caktuara rrezikojnë të mbyllen nëse nuk paraqitet numër i mjaftueshëm i nxënësve. Për përkëdhelës, unë mendoj se është drejtim mjaft atraktiv për fëmijët, është shumë interesim i dobët, vetëm një kandidat është paraqitur. Do të mbyllen nëse nuk paraqitet asnjë kandidat apo pesë kandidat është numër shumë i vogël, duhet minimum shtatë kandidatë të paraqiten për një drejtim që të hapet. Teknik nutricionist është tragjedi mos të hapet në…

Lexo më Shumë

LSDM nëpërmjet një komunikate ka reaguar për propozimin e VMRO-DPMNE për heqjen e taksës radiodifuzive, kur deri dje kjo parti e kundërshtonte fuqishëm programin tonë, ndërsa tani kërkon shfuqizimin e ligjit për taksën radiodifuzive, përcjell TetovaSot. “Deri vetëm disa muaj më parë, VMRO-DPMNE gjatë fushatës për shfuqizimin e taksës radiodifuzive e konsideronte si një ” ide absurde dhe e palogjikshme të LSDM-së ” dhe sot jep propozimet hipokrite për të hequr tarifën radiodifuzive. Qytetarët e njohin hipokrizinë e VMRO-DPMNE-së. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, edhe gjatë procesit të Përzhinos, VMRO-DPMNE fuqishëm e ka kundërshtuar kërkesat E LSDM-së, që…

Lexo më Shumë

Mediat njoftojnë se në lokalitetin Viminacium janë gjetur pllaka të arta dhe të argjendëta,me shkrime në një gjuhë ,për arkeologët të panjour për ta. Dhe udhëheqësi i ekipit të arkeologëve që bënë gjurmimin,Koraq,ka thënë se ato kanë origjinë nga shekulli i 4.Të erës së re. Viminacium ishte një qytet ose më mirë të themi kryeqytet i provincës romake Moesia dhe ia asja Moesia Superior,i cili gjendet 12 km nga vendbanimi Kostolac në lindje të Serbisë së sotme. Sipas tij,e veçantë e këtyre pllakave të zbuluara është aty se njëri tekst është i kombinuar nga simbolë të ndryshëm,përderisa në tjetrin kemi…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=YtZvP4d6tQc Vazhdojnë replikat dhe kundër replikat mes deputeteve të VMRO- DPMNE-së dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi. Kësaj radhe debat ishte për pikat në rend të ditës. Deputeti i VMRO -DPMNE-së, akuzonte Xhaferin se ka thyer rregulloren, pasi që nuk ka vendosur si pikë e parë në rend të ditës raportin e Komisionit Evropian. Numri një i kuvendit, e rikujtoi Dimovskin se kjo praktikë ka qenë edhe kur ai nuk ka qenë kryetar i kuvendit.

Lexo më Shumë