Sekretari shtetëror për çështje evropiane i Republikës së Gjermanisë, Michael Roth, pritet që sot të realizojë një vizitë në Maqedoni. Nga Ministria e Jashtme Gjermane thonë se ishte koha që të tejkalohet bllokada dhe se politikanë të përgjegjshëm e morën Maqedoninë nga një situatë mjaft e rëndë. Roth konsiderohet si njëri nga diplomatët më me ndikim në MPJ-në gjermane. Ai është anëtarë i socialdemokratëve gjermanë dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit për Punë të Jashtme, Sigmar Gabriel. Nuk ka ndonjë informacion shtesë se me kë do të takohet sekretari shtetërorë Roth në Maqedoni.
Author: Adijat
Vera mbërriti e me të edhe sezoni i dasmave, që sjell me vete shumë kokëdhimbje të shkaktuar nga pyetjet si: cili restorant, sa të ftuar, cili është këngëtari më i shtrenjtë, cila meny, sa fustane duhet të vesh nusja gjatë një eventi, cilin model flokësh, me pajton a helikopter, me valltarë tradicional apo me nuse të mbuluara në para? E shumë e shumë pyetje të tjera vërtet të kushtueshme, pjesa më e madhe e të cilave parashtrohet vetëm e vetëm për të kuptuar se çfarë do t’i linte pa fjalë të ftuarit, duke lënë paksa anash kënaqësinë personale apo edhe…
Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se partia e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski po krijon mekanizma juridik për të bllokuar punën e Kuvendit. Partia e Gruevskit, OBRM-PDUKM, aktualisht në opozitë, nuk ka formuar një grup parlamentar, por dhjetë grupe të ndara me dhjetë koordinatorë të ndryshëm. Një veprim i tillë, nga OBRM-PDUKM, është arsyetuar se në këtë formë po i kontribuohet zhvillimit të debatit në institucionin ligjvënës. Nga Instituti për Demokraci, organizatë kjo e cila për më gjatë se tri vjet po monitoron punën e Kuvendit të Maqedonisë, sqarojnë se në bazë të rregullores së punës së Kuvendit, OBRM-PDUKM duke pas dhjetë…
Për 26 ditë një person I sigurimit t ëish kryeministrit Gruevskit ka marrë 7 207 euro, njofon plusinfo. Marjan Milloshevski I cili sipas faturave të disponueshme është regjistruar si person I sigurimit të Gruevskit në llogari të qeverisë nga periudha prej 8 marsit deri më 31 maj dhe I cili ka shpenzuar 443.275 denarë për shërbime hotelierike, përcjell Aktuale.mk. Ditën kur janë sulmuar deputet në kuvend, në faturat në emër të tij përmenden 20 bakllava, mish derri, kackavall, mish lope, pule dhe bukë. Por kush është Marjan Milloshevski? Bëhet fjalë për shoferin e Gruevskit. Për më shumë detaje ndiqni linkun…
Të dielën mbushen plotë 20 vite nga ngjarjet e përgjakshme të Gostivarit. Tradicionalisht, në këtë ditë përkujtimi bëhen homazhe tek varrer e dëshmorëve. Nesër, duke filluar nga ora 11:00 një delegacion i Komunës së Gostivarit i udhëhequr nga kryetari Nevzat Bejta do të bëjnë homazhe tek vendorehja e dëshmorit Nazmi Saliu në Turçan të Vogël për të vijuar pastaj në fshatin Forinë në ora 11:30 tek vendprehja e dëshmorit Nazmi Saliu, njofton Flaka. Ishte 9 Korriku i vitit 1997 kur Gostivari u vu në qendër të vëmendjes së opinionit vendas dhe ndërkombëtar si asnjëherë më parë. Qytetarët shqiptarë të Gostivarit…
Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, nga e diela deri të martën do të arrijë për vizitë në Maqedoni dhe Serbi. “Ishte koha e fundit që të tejkalohet bllokadat në Maqedoni. Politikanët e përgjegjshëm e morën vendin nga një situatë e rëndë. Për këtë arsye jam i kënaqur nga sinjalet e para të qeverisë së re. Kryministri Zaev ka treguar qartë se dëshiron të merret me integrimet në BE dhe se është i interesuar për qetësim rajonal”, thuhet në informacionet e MPJ-së gjermane, njofton AIM. Roth së pari do ta vizitojë…
Deri në fund të kësaj jave Gjykata e Apelit duhet të vendosë për ankesat e PSP-së për mosshqiptim të maës së paraburgimit për të akuzuarit në rastet që ka hapu ekipi i Katica Janevës. Gjykatësit duhet të riishikojnë ankesat dhe në afat prej 48 orëve nga pranimi i tyre duhet të vendosin. Vetëm në rastin “Titanik” PSP-ja ka ngritur pesë ankesa për vendimin për mosparaburgim të Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloskës, Mile Janakieskit, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovski, shkruan telegraf. Nga ekipi i Katica Janevës kanë dorëzuar ankesë edhe ndaj vendimit të Gjykatës Penale për mosshqiptim të masës së paraburgimit për ish-shefin e DSK-së,…
Gjatë natës së mbrëmshme në Ohër janë regjistruar shtatë tërmete, prej të cilëve më i forti ka qenë me fuqi prej 4,2 shkallëve sipas Rihter. Epiqendra ka qenë nëntë kilometra nga fshati Kosel me thellësi prej 2 kilometrave. Pas këtij kanë vijuar edhe disa dridhje tjera në orën 00:37 me fuqi prej 2.7, në orën 00:54 me fuqi 3.5, në orën 1:02 me intenzitet prej 2.9 dhe në orën 1:10 me fuqi prej 3.3 shkallëve Rihter. Në orën 23:45 është regjistruar tërmet me fuqi 2.8 shkallë, të cilit i ka paraprirë një tjetër me fuqi prej 3.1 shkallëve Rihter që…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të ketë edhe vranësira lokale, ndërsa do të fryejë edhe erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri 19 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 28 deri 38 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 17 gradë, ndërsa ditore deri 36 gradë Celsius.
Në vitin 2011 filloi dhe dështoi, kjo e thënë në mënyrë të shkurtër, është pasqyra e tentativës së fundit për numërimin e popullësisë në Maqedoni, shkruan Almakos. Që nga numërimi i fundit ( 2002) kanë kaluar 15 vjet, ndërsa normalisht numërimi i popullsisë dhe shtëpive bëhet në çdo 10 vjet, pra Maqedonia është vonuar 5 vjet. Këtë e ka theksuar sot Piter Everaers, drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar të Eurostatit. Sipas Everaers, numërimi i popullsisë nuk guxon të keqpërdoret për asnjë qëllim politik apo qëllime të tjera. “ Metodologjia për zbatimin e regjistrimit është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe…
Të punësuarit, e sidomos prindërit e rinj duhet të kenë hapësirë dhe mundësi për balancim të jetës private dhe profesionale, të mund të jenë të sukseshëm në profesionin që kanë zgjedhur dhe të luajnë me sukses rolin në familje. Pikërisht ky është qëllimi i projektit të prezantuar sot “MAMFORCE Standard”, shkruan Almakos. Sipas Diana Kobas Deshkoviç, iniciatore e projektit “MAMFORCE”, e gjitha kjo nuk mund të zbatohet dhe realizohet brenda natës, por duhet kohë, dëshirë dhe fleksibilitet. Projektin mund ta inkuardrojnë të gjithë pavarësisht a janë kompani të mëdha apo të vogla, private a shtetërore, ose organizata. “ Jam e…
Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve, Xhes Bejli. Siç thuhet në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri Osmani në takim iu referua reformave prioritare të Qeverisë të përfshira në Planin 3-6-9, prezantuar dy ditë më parë, nga e cila dalin detyrimet të cilat Qeveria mori pra partnerëve evropian. Detyrime për reforma që duhet t’i ç‘frenojnë proceset euroatlantike në vend dhe që janë nevojë e rëndësishme për shoqërinë tonë. Ai theksoi se zbatimi i Reformave Urgjente Prioritare dhe bashkëpunimi rajonal për integrim në BE janë dy…