Author: Adijat

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup ndodhën 14 aksidente. Në tete aksidente lehtë janë lënduar 10 persona, në dy lëndime të rënda trupore kanë marrë një drejtues i motoçikletës, një çiklist dhe një bashkudhëtar. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material. Policia rrugore dje i ka sanksionuar 28 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjashtë shoferë të cilët nuk u kanë lënë përparësi kalimi shoferëve në udhëkryqe, pesë shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, tre shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, dy shoferë të…

Lexo më Shumë

Me koncert të xhaz kuartetit modern “Forplej” dhe orkestrës së Filarmonisë së Maqedonisë nën dirigjimin e maestros Emin Xhijan sonte fillon edicioni i 57-të i festivalit Vera e Ohrit. Në hapjen e Festivalit do të flasë presidenti Gjorge Ivanov, i cili është edhe mbështetës i manifestimit. Anëtarët e “Forplej” dje në konferencë për shtyp shprehën mahnitje nga Maqedonia, ku do të interpretojnë për herë të parë, ndërsa muzikanti Harvi Mejson e quajti vend biblik. Drejtori i Festivalit, Oliver Arsovski paralajmëroi rekord prej 57 ngjarjeve në 40 ditët e ardhshme të festivalit. Sipas tij, për herë të aprë në historinë e…

Lexo më Shumë

Projekt “Përmirësimi i menaxhimit me rajonet e mbrojtura” do të promovohet sot në Info qendrën e Parkut nacional Galiçica. Fillimi i projektit të ri, i financuar nga BE dhe UNDP, në vlerë prej 4,3 milionë euro, do ta promovojnë ministri i Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraku, ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton.

Lexo më Shumë

Me qëllim që të ndryshojë perceptimi I rajonit të Ballkanit në BE, dhe anasjelltas, do të mbahet samiti në Trieste më 12 korrik “ BE-Ballkani perëndimorë. Sipas ambasadorit Italian në Shkup, Karlo Romeo,  samiti është organizuar në nivel më të lartë dhe në të do të marrin pjesë përveç kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe ministrat e ekonomisë dhe transportit dhe përfaqësues të lartë të BE-së dhe të KE-së, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, eurokomisari për negociata dhe zgjerim dhe politikë fqinjësore, si dhe eurokomisarja për transport Violeta Bollc. Ai…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane në Maqedoni, deputeti i BDI-se Artan Grubi dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, kanë pasur mbrëmë një përplasje në facebook. Sebep i kësaj përplasje ishte mbishkrimi në cirilicë “Рефлекции“ i një foto të postuar në facebook nga Grubi, raporton Indeksonline. Selimi ishte komentuesi i parë i kësaj foto ku Artanin e pyeti se a duhet patjetër në reflektim me qenë edhe cirilika, ndërsa përgjigja e Grubit ishte: “Jo shoku nuk është patjetër, por është çështje kontekstuale në lidhje me barazinë gjuhësore për të cilën po flasim këtu tek ne. E di që…

Lexo më Shumë

Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë që Tirana zyrtare të mundësojë përfitimin e shtetësisë shqiptare nga gjithë shqiptarët jashtë kufijve. Një plan i tillë është zbatuar nga shtetet fqinje siç janë Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe vendet tjera ish-jugosllave, njofton agjencia e lajmeve INA. Ilir. M nga Shkupi thekson për agjencinë e lajmeve INA se prej kohësh ëndërron ta ketë pasaportën e shqiptare. “Një kohë u bisedua se ish-kryeministri Sali Berisha do ti jap të gjithë shqiptarëve që shprehin interesim shtetësinë, por kjo deklaratë mbeti vetëm në letër. Shpresoj kryeministri Edi Rama të punoj në këtë drejtim”, thekson ai. Të njëjtim mendim…

Lexo më Shumë

Ish zv/kryeministri Musa Xhaferi pas pauzës disa mujore sërish kthehet në skenën politike edhe atë me ambicie të mëdha. Ai është duke përgatitur një kundërkandidat të Fatmir Deharit për kryetar të komunës së Kërçovës, shkruan Gazeta Lajm. Madje është publikuar edhe emri i kundërkandidatit të preferuar të Musa Xhaferit dhe bëhet fjalë për biznismenin kërçovar Avzi Xaki Sulejmani. Emrin e tij e ka bërë publik nipi i Musa Xhaferit, Festim Dervishi. “Bashkë me kandidatin për kryetar të Kërçovës”, ka shkruar në facebook Festim Dervishi, duke postuar edhe një fotografi ku janë bashkë Musa Xhaferi, ish kryetari i Zajazit, Musli…

Lexo më Shumë

Banorë të fshatit Llojan kanë dërguar foto nga prania policore në afërsi të disa shtëpive, shkruan INA. Njësitet speciale sot në mëngjes kanë zbarkuar në fshatin Llojan të komunës së Likovës në kërkim të një personi të dyshuar, informon INA. Banorë të fshatit theksuan se nga ora 07:00 e mëngjesit ka prani të shtuar të policisë dhe se po kryhen bastisje në një shtëpi. “Janë këtu nga mëngjesi dhe se po kryejnë bastisje. Jemi të hutuar se çfarë po ndodhë, por më vonë kuptuam se po kërkohet një person”, theksoi një banor i Llojanit. Nga burime jozyrtare të MPB theksohet…

Lexo më Shumë

Në festivalin “Vera e Shkupit” sonte mysafirë do të jenë Kuarteti me harqe HBSO nga Baleti dhe opera e qytetit Ho Shi Min. Koncerti me dy violina, violë dhe violonçelo titullohet “Melodi nga Vjetnami” dhe do të mbahet në galerinë e Hamamit të Daut Pashës me fillim prej orës 20:30. Në kuadër të programit të filmave “Kafe kinemaja” në Suli Han / FAF prej orës 21 do të shfaqet filmi i produksionti kanadez dhe francez “Vetëm fundi i botës” prej vitit 2016 me skenar dhe regji të Ksavier Dolan. Filmi fitoi Gran-pri prej jurisë së festivalit të Kanës, tri çmime…

Lexo më Shumë

Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së nën moton “Lëvizim” dje në Teatrin antik në Ohër e mbajti Konferencën e 26-të vjetore. Lideri i partisë, Nikolla Gruevski, para të pranishmëve tha se shkojnë përpara me një plan të ri për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe formimin e qeverisë “Ne do të zhvillojnë idetë e reja dhe do të vazhdojnë të luftojnë për Maqedoninë dhe përsëri me fitore do të kthemi në krye të shtetit dhe do ta çojmë përpara. Dhe ndërkohë, në qoftë se kështu vazhdohet, do ti porosis atyre se pa marrë parasysh nëse Gruevski është i…

Lexo më Shumë

Sekretari shtetëror për çështje evropiane i Republikës së Gjermanisë, Michael Roth, pritet që sot të realizojë një vizitë në Maqedoni. Nga Ministria e Jashtme Gjermane thonë se ishte koha që të tejkalohet bllokada dhe se politikanë të përgjegjshëm e morën Maqedoninë nga një situatë mjaft e rëndë. Roth konsiderohet si njëri nga diplomatët më me ndikim në MPJ-në gjermane. Ai është anëtarë i socialdemokratëve gjermanë dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit për Punë të Jashtme, Sigmar Gabriel. Nuk ka ndonjë informacion shtesë se me kë do të takohet sekretari shtetërorë Roth në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Vera mbërriti e me të edhe sezoni i dasmave, që sjell me vete shumë kokëdhimbje të shkaktuar nga pyetjet si: cili restorant, sa të ftuar, cili është këngëtari më i shtrenjtë, cila meny, sa fustane duhet të vesh nusja gjatë një eventi, cilin model flokësh, me pajton a helikopter, me valltarë tradicional apo me nuse të mbuluara në para? E shumë e shumë pyetje të tjera vërtet të kushtueshme, pjesa më e madhe e të cilave parashtrohet vetëm e vetëm për të kuptuar se çfarë do t’i linte pa fjalë të ftuarit, duke lënë paksa anash kënaqësinë personale apo edhe…

Lexo më Shumë