Author: Adijat

Në Kumanovë sot fillon realizimi i projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Likovës në lagjen Sredorek. Projekti siguron mbrojtje direkte dhe afatgjatë të një numri të madh të banorëve të Kumanovës që jetojnë në këtë pjesë të qytetit. Vlera e projektit arrin mbi 800 mijë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Ministria e Mjedisit të Jetesës, komunës së Kumanvës, Qeverisë së Japonisë dhe Programit për zhvillim të KB-së (UNDP). Në këtë eveniment është paralajmëruar prania e ministrit të Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, Sadulla Duraku, kryetarit të komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, përfaqësueses rezidente të UNDP-së Luiza…

Lexo më Shumë

Filmi gjerman “Toni Erdman” me skenar dhe regji të Maren Ade sonte do të shfaqet në kuadër të manifestimit të sivjetshëm “Vera e Shkupit”. Filmi është komedi dramë, i cili flet për luftën e prindërve për vendin në jetën e vajzës së tyre. Rolet i luan Sandra Hiler, Peter Simonishek, Tomas Lojbl, Vlad Ivanov…. Filmi është fitues i çmimit filmi më i mirë evropian, ndërsa ka marrë edhe katër çmime të tjera evropiane. U nominua edhe për Palmën e Artë, Oskar, Globusi i Artë, Cezar dhe BAFTA.

Lexo më Shumë

Linja ajrore “Katar Eruejs” nga sot vendos linjë të drejtpërdrejtë ajrore nga Doha për në Shkup. Linja e re ajrore do të promovohet me arritjen e aeroplanit të parë nga Doha në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh”. Të premten në aeroportin e Shkupit TAV Maqedoni promovoi edhe tre linja të reja edhe atë deri në Maltë, Romë dhe Vaksjo. Me vendosjen e tri linjave të reja dhe rritjes së frekuentimeve të rutave ekzistuese në dy aeroportet në Maqedoni pritet rritje e numrit të udhëtarëve dhe rritjes së qarkullimit ajror në gjysmën e dytë të vitit. Në gjashtë muajt e…

Lexo më Shumë

Të paktën 14 persona janë lënduar në një aksident rrugor që ndodhi në udhëkryqin në autostradën Kumanovë-Shkup. Aksidenti ndodhi dje pasdite para orës 18 dhe në të sipas informacioneve paraprake kanë marr pjesë një xhip, një autobus dhe edhe një automjet. “Nga 14 personat e lënduar, dhjetë janë nga autobusi, katër nga xhipi dhe janë shtetas të R. së Shqipërisë. Dy prej tyre për shkak të karakterit të lëndimeve janë dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy janë mbajtur në mjekim të mëtejshëm në pavjonin e kirurgjisë në Kumanovë dhe janë jashtë rrezikut të jetës”, deklaroi drejtori i spitalit të…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1759271417447036/ 12 kilometra nga qendra, në perëndim të Shkupit, ndodhet një nga pasuritë më të mëdha natyrore të vendit, Kanioni Matka. Mijëra vjet  erozion kanë dhënë si rezultat këtë mrekulli gjeologjike që sot tërheq vizitoë të shumtë  nga vendi apo edhe nga shtete të ndryshme. Përpos momenteve relaksuese, këtu gjejnë veten edhe të apasionmuarit pas sporteve si , ngjitje malore, vozitje me kanoe, lundrim me varka si dhe eksplorim i vendeve ku vetem kemba e njeriut të dërgon, shkruan Almakos. Krah bukurive që lehtësisht ti ze syri, të cilat duket sikur natyra më dashurinë më të  madhe t’i ofron,…

Lexo më Shumë

Komuna  e Tetovës  bëri një hap, pas të cilit shpresojmë së do të pasojnë të tjerë, për zgjidhjen e problemit me mbeturinat. Vetëm tre kilomentra nga qyteti i Tetovës, pranë fshatit Trebosh u hap stacionin për ngarkimin e mbeturinave, njohton Almakos. E gjitha planifikohet të funksionojë në këtë mënyrë: mbeturinat  e grumbulluara nga amviseritë në baza ditore do të ngarkohen në stacionin e hapur sot dhe të njejtat më pas do të dërgohen në deponinë “Drislla” në Shkup. Për kryetaren e Komunës ky është vetëm fillimi i zgjidhjes së problemit. “Ky është moment historik për Tetovën. Mbeturinat më nuk do…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot pati takim me ambasadoren e Bosnjë e Hercegovinës, Lepa Babiq. Gjatë takimit, siç theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar, Xhaferi ka theksuar se dy vendet së bashku mbështetet në rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe janë fuqishëm të përcaktuara përmes bashkëpunimit në të gjitha fushat – kulturë, arsim, siguri…, të vendosin kontribut të përbashkët ndaj integrimit të përbashkët në BE de lehtësimin e komunikimit të ndërsjellë në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Ambasadorja Babiq, qëndron në kumtesë, në takim, theks kryesor ka lënë në përmirësimin e bashkëpunimit parlamentar midis dy…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot në Trieste, ku po mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, u takua me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq. Në takimin, në të cilin është biseduar për bashkëpunimin bilaterale dhe rajonal, kanë marrë pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të së dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Ivica Daçiq. Ky është takimi i parë i kryeministrave të rinj të Maqedonisë dhe Serbisë. Është paraparë që kryeministri Zaev sot në Trieste të ketë takime edhe me kryeministrat e Shqipëria ë Edi Rama dhe të Sllovenisë Miro Cerar, si dhe me burrështetas dhe përfaqësues…

Lexo më Shumë

Gjendja e shkollave fillore dhe të mesme shqiptare në Komunën e Kumanovës vazhdon të jetë e mjerueshme. Krahas diskriminimit thuajse në të gjitha sferat, shqiptarët në Kumanovë janë të diskriminuar veçanërisht në fushën e dijes – arsim. Këto foto e ilustrojnë gjendjen e mjerë të shkollave në gjuhën shqipe, të cilat as që mund të krahasohen me ambientet e mësimit në gjuhën maqedonase. Nxënësve shqiptarë nuk iu sigurohen as kushtet elementare për mbajtjen e procesit mësimor. Derisa në klasat tona mungojnë edhe shkumësat , shkollat maqedonase janë të pajisura me të gjitha kabinetet e nevojshme. Derisa ne në shkollat tona…

Lexo më Shumë

Është kryer veprim jo i rregullt dhe i paligjshëm i nëpunësve policorë të burgut dhe të nëpunësve nga sektori për krim të përgjithshëm ndaj dy policëve, informoi sot kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP) Goce Delçev Todev. “Vetëm në dy javët e fundit sindikata e pavarur ka evidentuar dy raste të dy kryetarëve të organizatave sindikale. Njëri rast është me kryetarin organizatës sindikale të SPB Strumicë, ndërsa i dyti është me kryetarin e sindikatës së pavarur të policisë së burgut të të gjitha burgjeve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Delçev. Që në të dy rastet sipas tij është…

Lexo më Shumë

Përmirësimi i punësimit dhe rritjes së pjesëmarrjes së prindërve me fëmijë të vegjël në tregun e punës përmes avancimit të shërbimeve alternative për përkujdesje të fëmijëve, si dhe përkujdesje e licencuar vendore e fëmijëve dhe përkujdesje në kuadër të kompanive. Këto janë konkluzionet e projektit të BE-së “Avancim i shërbimeve alternative për përkujdesje të fëmijëve”, të implementuar nga konsorciumi i kryesuar nga VIG, në vlerë prej 1,2 milionë eurove. Shfrytëzues kryeosr i projektit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Këshilltari në kabinetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Dushan Tomshiq tha se në kuadër të projektit janë zbatuar…

Lexo më Shumë