Me protestë njëorëshe dhe bllokim me traktorë të rrugës para ndërtesës së komunës në Tetovë shumica e bujqve nga ky rajon e shprehën revoltën e tyre për mungesën e lokacionit përkatës për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore. Ata me vite pemët dhe perimet sezonale i shesin nëpër rrugë, trotuare dhe sipërfaqe të tjera publike duke u ballafaquar me dënime nga ana e policisë. Disa bujq gjatë mbajtjes së protestës u pranuan nga shefi i kabinetit të kryetares së komunës. Ai u ka premtuar se do të shqyrtohen më shumë mundësi, gjegjësisht lokacione ku do të mund t’i shesin prodhimet…
Author: Adijat
VMRO-DPMNE-ja konsideorn se PSP është vegël për presion ndaj VMRO-DPMNE-së sipas nevojave të LSDM-së dhe se të gjithë rastet dhe aktakuzat të cilat ata i kanë ngritur kanë qenë politikisht të motivuara, pa dëshmi bazike dhe përfundimisht të paargumentuara. Sipas partisë, rasti “Transporter” është shembull tipik për hajkë të inspiruar politike dhe krijim të rastit dhe atje ku nuk ka, me qëllim të vetëm dhënie të materialit për fushatës negative dhe nxirje të VMRO-DPMNE-së midis qytetarëve, me qëllim për dobi politike për LSDM-së. “PSP në aktakuzën ‘Transporter’ shërbehet me konstruksione të plota dhe gënjeshtra të krijuara me vetëdije. Teza e…
Në konviktet e nxënësve të shkollave tetëvjeçare dhe të mesme dhe konviktet e studentëve në vitin shkollor 2016/2017 kanë qenë të akomoduar gjithsej 6.755 nxënës dhe studentë që është ulur numri për 6,5 për qind në krahasim me vitin 2015/2016 njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Në konviktet për nxënësit që mësojnë në shkolla të mesme fetare në vitin 2016/2017 janë akomoduar 256 nxënës. Në raportin vjetor janë përfshirë 37 konvikte, ato për nxënës të shkollave fillore, të shkollave të mesme, nxënësit e shkollave të mesme fetare dhe konviktet e studentëve. Konviktet për nxënës dhe konviktet për studentë sigurojnë akomodim, ushqim…
Në Maqedoni çdo vit ka incidente me të krisurat nëpër dasma. Para dy ditëve, në Gostivar është lënduar një burr me një plumb qorr i cili vinte nga dasma e fqinjëve, shkruan Telegrafi Maqedoni. Për këtë, ka reaguar CIVIL duke apeluar që qytetarët të mos festojnë me armë zjarri. ”Apelojmë deri te nikoqirët dhe organizatorët e ahengjeve familjare të bëjnë ndrrimin e revoleve dhe plumbave me mënyra ligjore, siç janë fishekzjarret edhe atë të drejtuara nga personeli i kualifikuar. Të shtënat festive janë të ndaluara me ligj dhe janë pjesë e traditave që u takojnë shekujve të kaluara kur njerëzit…
Avokati I Popullit Ixhet Memeti tha se kanë marrë informacione për një incident që ka ndodhur mbrëmjen e 16-17 korrikut në Qendrën për Pranimin e Refugjatëve “Tabanoc”. Sipas informacioneve policia ka hyrë në këtë qendër dhe duke ushtruar dhunë mbi 18 refugjatët ka nxjerrë ato jashtë kësaj qendre. 10 prej tyre I kanë depërtuar në Greqi, ndërsa 8 persona I kanë ikur policisë dhe ndodhehn në fshatrat përreth qendrës. Njjë nga personat ndaj të cilëve është ushtruar dhuna , shton Memeti, ka informacione se ka qenë azil kërkues. Ekipet hetuese menjëherë janë nisur për në vendngjarje për të lkuptuar se…
Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev e ka përshëndetur marrëveshjen e fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në deklaratën për agjencinë e lajmeve AIM, Kovatchev thotë se ”me rëndësi është që të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, duhet të jenë të sinqerta, e jo vetëm formale”. Sipas tij, ”Maqedonia do të mundet më shpejtë ta fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO. Kjo është shumë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit tonë. Përsëri bëj thirrje që të tejkalohet ajo që na ndante në të kaluarën dhe të ecim së bashku në të tashmen…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të marrë pjesë në Forumin për investime “Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore”, i cili mbahet në Pragë. Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do t’i paraqesë mundësitë për bashkëpunim dhe investim në Maqedoni në panel debatin për industrinë, energjinë dhe teknologjitë e reja. Pjesëmarrësit në Forum, përfaqësuesit politikë, biznesmenët dhe investitorët nga Republika e Çekisë, nga RP e Kinës dhe nga vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të flasin për energjitikën, financat, industrinë, arsimin, shëndetësinë, teknologjitë e reja, tregtinë elektronike dhe turizmin. Forumi për Investime është nën mbikëqyrje të…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Bujar Osmani sot në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e trembëdhjetë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim (KSA), me të cilën do të kryesojë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ndërkaq do të bashkëkryesojë përfaqësuesja e lartë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini. Në takim, si përfaqësues i Komisionit Evropian, do të marrë pjesë edhe komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han. Zëvendëskryeministri Osmani në takim pritet ta elaborojë Planin 3-6-9, përbërjen e tij, zbatimin e tij dhe efektet e pritura, si dhe t’i…
Favorizimi që jep projekti qeveritar për pushim falas për fëmijë nga familje me rrezik social dhe familje sociale edhe këtë verë do ta shfrytëzojnë fëmijë nga komuna e Dibrës dhe Qendrës së Zhupës. Kreshnik Paçuku, drejtor i Qendrës ndërkomunale për punë sociale në Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon edhe komunën Qendra e Zhupës, informoi se në thirrje e publikuar nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale u paraqitën tetë fëmijë nga dy komuna dhe të gjithë ata do të shkojnë në pushim falas. “Në pesë vitet e kaluara, kur filloi që të zbatohet ky…
Incidentet e njëpasnjëshme të kohëve të fundit nëpër lokalet më të ftekuentuara të qytetit të Tetovës, në të cilat pjesa më e madhe e rasteve kanë përfunduar me të plagosur apo edhe me viktima, kanë bërë që tek të rinjt tetovar të krijohet frikë dhe pasiguri kur shfaqet dëshira për të shijuar jetën e natës. Zënka për arsye banale të cilat në të shumtën e rasteve kanë eskaluar me përdorimin e armëve të ftohta, duke sjellë edhe të plagosur e viktima, shkruan Almakos. Një i ri nga Tetova thotë se nuk ndjjehet aspak i sigurtë duek thënë se edhe kur…
Pas disa rasteve të plagosjes dhe lëndimeve nga armë zjarri, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, SPB Tetovë sot i përsëriti apelet për përmbajtshmëri nga të shtëna dhe organizim të paautorizuar të fishekzjarreve dhe paralajmërimeve të kontrolleve të përforcuara. Apelet, sipas zëdhënësit Marjan Josifovski, vijnë në periudhë kur në jehonë të plotë janë dasmat dhe ahengjet e tjera familjare, ku drejtpërdrejtë ose jodrejtpërdrejtë kanë ndodhur edhe lëndime nga armë zjarri. “Të shtënat janë në kundërshtim me Ligjin kundër rendit publikë dhe qetësisë dhe dënimi për këtë lloj të kundërvajtjes është prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Varësisht…
Inspektorati Shtetëror i Punës mori vendim për ndalesë për punë Agjencisë për Ndërmjetësim gjatë Punësimit në vend dhe jashtë vendit “Venera” nga Manastiri. Ndalesa është në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërkaq është paralajmëruar se do të kërkohet edhe ngritje e procedurës kundërvajtëse. Mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese u kryen më 5 dhe 14 korrik pas informatave të publikuara se një grup studentësh ishin mashtruar nga ana e kësaj agjencie.