Pas reagimit të Komunës së Çairit deri te Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, kompetente për çështjen në fjalë, me të cilin kërkohej intervenim i menjëhershëm në lagjen Dyqanxhik për mbulimin e gropës së hapur, sot filluan punimet për sanimin e dëmit të shkaktuar.
Author: Adijat
Nga moti ligë dhe përmbytjet që dje e përshinë pjesën e veriore të Greqisë, posaçërisht cepin e dytë të Halkidikit – Sitonia, nuk ka qytetarë të rrezikuar dhe lënduar të Maqedonisë, e as persona të paraqitur për të zhdukur, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, duke iu referuar informacioneve të autoriteteve greke. Nga Ministria informojnë se që gjatë ditës së djeshme kanë ndërmarrë masa ë t’u jepen informacione, ndihmë dhe mbështetje qytetarëve të Maqedonisë që gjenden në rajonet e përmbytura. Janë hapur linjat e telefonit në bashkëpunim me Zyrën e Maqedonisë për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare në Selanik, të…
Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev pas përfundimit të seancës së mbyllur të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme me Bullgarinë tha se takimi ka qenë konsultativ dhe mundësi që ai dhe këshilltarët e tij të marrin sugjerime nga pushteti dhe opozita në Parlament në lidhje me këtë dokument. Sugjerimet, që ai si negociues i Republikës së Maqedonisë i ka marrë, siç tha, do të merren parasysh dhe se ai akoma është i hapur për përmirësim. “Dëshira jonë është ta nënshkruajmë marrëveshjen. Deri më tani kemi bazë të shkëlqyer për kompromis midis dy vendeve. Marrëveshje përfundimtare do të ketë me ratifikimin…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do t’u dalë në ndihmë prodhuesve të shalqinjve të cilët për shkak të raporteve të pazgjidhura pronësore-juridike, nuk i plotësojnë kushtet për subvencion plotësues prej dy denarëve. Siç kumtoi sot zëvendësministri dikasterial, Vllaste Dimkoviq, blerësit nesër do të fillojnë me blerjen e sasive të caktuara të shalqinjve nga kjo kategori e prodhuesve. “Ministria do t’u ndihmojë prodhuesve në zgjidhjen e problemit me blerjen. Menjëherë krijuam kontakt me blerësit dhe që prej nesër ata janë të gatshëm të blejnë sasi të caktuara të shalqinjve. Me prodhuesit që morën pjesë në takim është arritur…
LSDM i kthehet gjuhës shqipe. Kjo parti gjatë fushatës zgjedhore filloi që kumtesat për media t’i shkruan edhe në gjuhën shqipe, por pas zgjedhjeve kjo praktikë u ndal. TV21 menjëherë kërkoi përgjigje nga kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i cili tha se së shpejti kjo gjë do të rregullohet. Duke nisur nga dje, kjo parti sërish nisi me kumtesa edhe në gjuhen shqipe. Por a do të nisë me këtë praktikë edhe VMRO DPMNE, ja cfar thotë Ilija Dimovski. “Unë në komunikim privat, ato fjalë që i di në gjuhen shqipe i përdori me kolegët e mi këtu, kur mundohemi…
Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), ka mbajtur diskutimin me gazetarë cilët raportojnë për çështje ekonomike. Gjatë këtij diskutimi u prezantua punimi i lansuar “Zhvillimin i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas”. Sipas organizatorëve diskutimi ka për qëllim që të sensibilizojë publikun e gjerë rreth rëndësisë së zhvillimit të turizmit si një prej fushave me rëndësi vitale për shtetin. Pjesëmarrësit konstatuan se publiku i gjerë dhe disa sektorë të shoqërisë, duke përfshirë sektorin privat nuk janë mjaftueshëm të inkurajuar të marrin pjesë në konsultimet mbi turizmin. Por as nuk janë të mirë-informuar nga përfitimet që do të kenë nëse përfshihen më…
Një punëtor sezonal 45 vjeçar nga Prilepi dje ka vdekur gjatë shkarkimit të grurit nga një automjet motorik transportues në fabrikën “Zhito” – Prilep, njoftoi MPB. “Dje rreth orës 15:15 në Prilep, në fabrikën ‘Zhito’ – Prilep, gjatë shkarkimit të grurit nga një automjet motorik transportues, punëtorit sezonal M.I (45) është sëmurë, është rrëzuar nga rimorkio, ndërsa mbi të ka rënë edhe një thes me grurë, pas çka ka vdekur në vendin e ngjarjes”, theksohet në kumtesë. Ekspertizë ka kryer një ekip nga Stacioni Policorë Prilep.
Si pasojë e aksionit te Sektorit për punë të brendshme në Tetovë për mënjanimin e shitësve ambulant me shumicë të produkteve sezonale nga rrugët e qytetit të Tetovës, sot një grup i shitësve protestuan përpara objektit të Komunë së Tetovës për të shprehur pakënaqësinë e tyre nga ky aksion. Përfaqësuesit e shitësve u pritën në takim nga ana e autoriteteve komunale, me ç’rast u dëgjuan kërkesat e tyre dhe u diskutuan mundësitë për një zhgjidhje afatshkurte të problemit të tyre rreth gjetjes të një lokacioni adekuat ku ata do të munden të ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik, në mënyrën e…
të të cilët ishin goditur nga vërshimet e mëdha të vitit të kaluar në Shkup dhe rrethinë. “Në analizën e deritanishme të Ministrisë së Mbrojtjes, mes tjerash zbuluam edhe shkelje të Ligjit për shërbim në ARM, në pjesën e obligimeve të të punësuarve në Ministri dhe Armatë, në rast të fatkeqësive elementare. Bëhet fjalë për të punësuar në ARM dhe në MM të cilët ishin dëmtuar në vërshimet e vitit të kaluar në gusht të vitit 2016, ndërkaq të cilët në pajtim me Ligjin për shërbim në ARM, neni 188 dhe Marrëveshjes kolektive, neni 91, është dashur t’u paguhej kompensimi…
RDK-ja e Vesel Memedit sot ka dërguar ftesë deri te partitë parlamentare shqiptare, nënshkruese të Deklaratës së përbashkët, që nesër të takohen në Kuvend për ta mbikëqyrur rrjedhën e zbatimit të Deklaratës. “Në përputhje me Deklaratën e partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyrim rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, kam nderin që t’ju ftoj në takimin e radhës të kryetarëve të partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e mërkurë në orën 14:00…
Nga nisma “Për Tetovë të pastër” sot përmes konferencës për media në lokacionin te deponia e egër në hyrjen e qytetit reaguan që autoritetet e komunës ende nuk kanë gjetur zgjidhje për stacionin e stërngarkuar për mbeturina. “Kishim premtime se stacioni i stërngarkuar do të dislokohet larg qytetit dhe me këtë do të ndërpritet agonia e cila me vite të tëra e shëmton fotografinë e Tetovës. Sa ka vlerë fjala e një kryetari komune, sa ka vlerë fjala e autoriteteve të komunës? Fotografia dhe era tregojnë gjithçka. Qytetarët ankohen, ngulfaten, në erë të padurueshme e cila tani gjatë temperaturave të…
Tre pompa të benzinës sot në mëngjes janë grabitur në rajonin e Shkupit. Edhe në tre raste dy persona të maskuar me kanosje me pistoletë nga të punësuarit kanë marrë tani për tani një shumë të pacaktuar të parave, njoftuan nga MPB. “Sot në mëngjes në periudhën prej 04:05 deri në 04:15 në Shkup në pompat e benzinës në “Super oil të rrugës “Pero Nakov” pn, në Makpetrol në rrugën “Metodija Andonov Çento” pn dhe në pompën e benzinës Aiva Oil e locuar para fshatit Haraçinë u krye një grabitje, citohet në njoftim. Policia merr masa për ndriçimi e rasteve…