Author: Adijat

Gjykata e Apelit po shqyrton mundësinë për ta dërguar në paraburgim kryetarin e Gazi Babës, Toni Trajkovski, i akuzuar për rrënimin e objektit “Kozmos” të afaristit Fijat Canovski. Prokuroria Speciale ishte decide në seancën e hapur në këtë gjykatë, se Trajkovski doemos duhet të dërgohet prapa grilave pasi që ekziston rrezik real për të ikur nga shteti. Ata si argument e dhanë sjelljen e Trajkovskit, i cili ka injoruar ftesat e PSP-së për marrje në pyetje dhe faktin që ai udhëton shpesh dhe se i kërcënohet një dënim i lartë, dhe kjo është motiv për të ikur. Por, për më…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja konsideron se me vendimet e fundit për paraburgimin e disa personave, sipas akuzave të PSP-së, gjyqësia nuk i ka bërë ballë trysnisë, prandaj edhe ka sjellë vendin të turpshëm. Sipas tyre, vendimi i gjykatës nuk ka bazë ligjore dhe se është një porosi politike që shënon pënrdjekjen politike në Maqedoni. OBRM-PDUKM-ja vlerëson se qëllimi, siç thonë, i kësaj trysnie, është i qartë, pra të frikësohen të gjithë ata që janë të gatshëm që t’i kundërvihen shitjes së interesave kombëtare dhe shtetërore. Kjo parti zotohet se me ardhjen në pushtet, të gjitha vendimet, siç thonë, të turpshme dhe të padrejta…

Lexo më Shumë

Versioni i sendërtuar i “Propozimit të organizatave civile për reforma urgjente demokratike” për 6, 9 dhe 12 muajt e ardhshëm, sot është prezantuar në konferencën për shtyp në emër të 73 organizatave dhe ekspertëve civile. Propozimet për reforma janë përpunuar nga ana e 146 pjesëmarrësve në Forumin e organizatavem civile më 4 dhe 5 korrik, ndërsa ndërlidhen me dokumentin kryesor të përpunuar në vitin 2016. Siç informojnë nga Instituti për demokraci, plani ka për qëllim që të japë nxitje, orientime dhe aktivitete të hollësishme të domosdoshme për kthimin e standardeve dhe vlerave demokratike, si dhe për arritje të progresit në…

Lexo më Shumë

Reformim i shërbimeve inspektuese, luftimin e ekonomisë gri dhe pjesëmarrje e bashkësisë së biznesit në krijimin e politikave ekonomike, janë tre kërkesat kyçe që Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) ia rekomandoi sot në mëngjesin e punës ekipit ekonomik qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. LOE para Qeverisë prezantoi pako prej 75 masave të cilat, siç deklaroi kryetarja e Lidhjes Daniela Arsovsk, janë në drejtim të zbatimit të reformave strukturore dhe përmirësimit të klimës investuese dhe mjedisit afarist në vend. “Pakoja e masa është strukturuar në disa kategori, ndërsa secila masë është konfirmuar në bazë të analizës përkatëse, praktikave pozitive…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot kumtoi se borxhi i shtetit ndaj ekonomisë nuk pritet të tejkalojë 700 milionë euro. “Akoma bëhen analiza. Kemi arritur deri në zërin prej 400 milionë eurove. Megjithatë, nuk presim që borxhi i shtetit ndaj bashkësisë së biznesit të tejkalojë 700 milionë euro”, theksoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para mëngjesit afarist me Lidhjen e odave ekonomike. Zaev potencoi se çdo investitor që do të fillojë grinfild në Maqedoni, pavarësisht nëse është i vendit ose i huaj, do të marrë mbështetje të plotë dhe të gjitha kushtet do të vlejnë për të gjithë njëjtë.…

Lexo më Shumë

“Qeveria e Maqedonisë do ta miratojë ligji për gjuhën përpara zgjedhjeve lokale dhe me atë nuk do t’i humbim votat e qytetarëve, as të maqedonasve, as të shqiptarëve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk. “Një gjë është e sigurt, Qeveria do ta miratojë ligjin përpara zgjedhjeve lokale, ndërkaq nëse jemi të përgatitur do ta miratojmë edhe në Parlament. Vetëm na ndiqni dhe do të shini se si do të rriten votat ndaj koalicionit tonë edhe te maqedonasit, edhe te shqiptarët, turqit, serbët etj.,”, shtoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve përpara drekës së punës me Shoqatën e Odave Ekonomike.…

Lexo më Shumë

Sot në stacionin policor të Strugës, zyrtarisht dhe solemnisht do të promovohet patrulla e përbashkët policore e përbërë nga policë të Ministrive të Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ky bashkëpunim ka për qëllim përparimin në turizëm në rajonin e Strugës. Nga ana tjetër, ka kaluar një dekadë që kur është paralajmëruar një linjë me anije që do të lidhë Ohrin me Pogradecin, por deri tani asgjë nuk është ndërmarrë. Janë ndërruar disa ministra, janë bërë disa lundrime promovuese, por asgjë nuk është realizuar deri tani. Për këtë temë, para disa ditësh diskutuan edhe kryetari i Ohrit, Nikolla Bakçarevski…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme në Maqedoni me një memorandum bashkëpunimi do të ndryshojnë metodën e regjistrimit të fëmijëv pas lindjes. Këtë e konfirmoi ministri i shëndetësisë, Arben Taravari i cili në një takim me Oliver Spasovskin e MPB-së ranë dakord që procedurat ligjore t’i zhvendosin në spital e jo të enden prindërit për regjistrimin e fëmijëve në 3-4 institucione si deri tani, shkruan Telegrafi Maqedoni. Këtë nismë nga Ministria e Shëndetësisë e kanë quajtur si ”Mirë se vjen bebe”. ”Me Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Zyres së librit të regjistrave, Sila…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën e Apelit sot do të vazhdojë shqyrtimi i masave për të akuzuarit në lëndët e PSP-së “Target” dhe “Fortesa”. Një ditë më parë Apeli shqiptoi paraburgim për ish shefin e Drejtorisë së Pestë të MPB-së, Goran Grujevski. Përveç atij, gjykatësit e Apelit shqiptuan masë paraburgimi edhe për ish shefin e Kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski. Paraburgim është shqiptuar edhe për Nikolla Boshkovskin, i punësuar në DSK. Gjykata e Apelit i  ndryshoi vendimet fillestare të Gjykatës Penale, e cila paraprakisht vendosi për zbatimin e masës së kujdesit, gjegjësisht marrjen e pasaportave të tre ish funksionarëve të lartë të…

Lexo më Shumë

Qedra e Shëndetit Publik në Manastir bën të ditur se në rajonin e komunave të Demir Hisarit, Novacit dhe Mogillës do të bëhet dezinsektimi. Në fazën e parë, dezinsektimi do të kryhet në komunën e Demir Hisarit, nga ora 19:00 derinë ora 2:00, pas mesnate, në hapësirat e gjelbërta të kësaj komune, ujra të parrjedhshëm, sisteme kanalizimi dhe lokacione tjera. Në fazën e dytë do të përfshihen komunat e Novacit dhe Mogillës. Aksioni do të kryhet sot dhe nesër.

Lexo më Shumë

Nga 50 vizita të bëra nga ekipi i Avokatit të Popullit nëpër organet dhe institucionet ku liria është e kufizuar si : 4 Institucione ndëshkuese korrektuese, 8 stacione policore, 1 institucion publik për mbrojtje sociale dhe 37 vende për vendosjen dhe ndalimin e refugjatëve/emigrantëve, janë mbledhur fakte shokuese për gjendjen në të cilën ndodhen këto objekte, shkruan Almakos. Sipas Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, personat që qëndrojnë në këto objekte i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor dhe nënçmues, ata qëndrojnë në kushte jashtëzakonisht të këqia. Sa i përket repatit pranues në burgun e Idrizovës, Memeti tha se të dënuarit, me ligj duhet…

Lexo më Shumë

Varfëria rurale është problem shumë serioz për vendin. Ky ishte një nga konkluzionet e analizës shumë dimensionale të përgatitur nga Federata e Fermerëve (FFRM) dhe Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë dhe të prezantuar sot ( e martë). Maqedonia karakterizohet nga rajoni rural dhe atë 87 % në të cilin jeton 45% e popullsisë së përgjithshme, në 21 për qind të numrit të përgjithshëm të fshatrave jetojnë më pak se 50 banorë, në 104 fshatra ka nga maksimum 10 banorë, ndërsa migrimi i brendshëm arrin 34 për qind, shkruan Almakos. “Rajonet rurale kanë pësuar shkretim, depopulim, për shkak të migrimit të…

Lexo më Shumë