Kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq mbrëmë në Mostar kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev ia dorëzoi çmimin “Mostar Peace Connection” sifalënderim për kontributin për vendosjen e bashkëpunimit rajonal. Në solemnitet “Mostra nuk i harron miqtë e vet 2017” me rastin e 13-vjetorit të ripërtëritjes së Urës sëvjetër në Mostar, kryeministri Zaev e nënshkroi Kartën për paqe. Zaev shprehu falënderim për çmimin dhe theksoi se është nder i madh për të që e nënshkroi Kartën e Mostarit për paqe. Ura e vjetër në Mostar, shtoi Zaev, paraqet simbol të paqes, të bashkëpunimit nmidis religjioneve dhe ndëretnik si dhe…
Author: Adijat
Një shtetas çek dhe një gjerman janë ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës teksa udhëtonin drejt Maqedonisë, pasi u janë gjetur lëndë narkotike. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë ndaluar Petr Porada, 35 vjeç nga Praga dhe Claus Benten, 50 vjeç na Osnabruck i Gjermanisë, ndërkohë që në gjendje të lirë do të hetohet T. G., 18 vjeçe nga Praga. Porada, i cili udhëtonte me mjetin tip Skoda ku kishte pasagjere dhe 18-vjeçaren u gjet në çatën personale 2.6 gr kanabis. Ndërsa në makinën tip “Toyota” të gjermanit Benten u gjet 6 gr resin dhe 1.9…
Arben Llalla Ka disa kohë që po dëgjojmë deklarata nga politikanët sllavo-maqedonas dhe shqiptarë se gjuha shqipe do të zyrtarizohet shumë shpejtë në Maqedoni. Çështja është se prej 16 vitesh politikanët sllavo-maqedonas dhe ata shqiptarë janë tallur me ligjin e gjuhës shqipe, sa është e vështirë që të besohet se gjuha e Gjergj Kastriotit do ketë vendin e nderit që i takon në Maqedoni. Unë jam pesimist se gjuha shqipe në Maqedoni do jetë e barabartë me gjuhën sllavo-maqedonase, e cila gëzon privilegjin e ruajtjes me ligj, nëse fyhet apo cënohet. Gjatë kohës së ish-Jugosllavisë gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar…
A keni menduar se ndonjë i ri nga Maqedonia do të mbledh 15 milionë dollarë amerikanë, që do themelojë një kompani shumë të suksesshme e cila do të punësojë 260 të rinj në Maqedoni? Po ka raste të tilla! Ju prezentojmë Ilir Selën nga Dibra që ka bërë revolucion në tregun e shërbimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke ju ndihmuar pizerive në SHBA që të jenë më afër klientëve, duke ju ofruar shërbimin e gjetjes së picës më të mirë në një vend, pra në www.slicelife.com Si punon kompania e të riut Sela nga www.slicelife.com? 6.000 pizeri nga…
Një delegacion qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev sot qëndron për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë. Pritja solemne do të mbahet në pllajën para ndërtesës së institucioneve të përbashkëta të BeH pas çka vijon takim i delegacionit të Maqedonisë me anëtarët e delegacionit të Këshillit të ministrave të BeH. Pas takimit, sipas informacioneve nga Shërbimi për informim të Këshillit të ministrave të BeH, janë planifikuar deklarata të Zaevit dhe kryetarit të Këshillit të ministrave të BeH, Denis Xvizdiq. Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë…
Shtetasja pesëdhjetë e gjashtëvjeçare e Serbisë sot humbi jetën në aksidentin rrugor që ka ndodhur në autostradën A-1, aksi rrugor fshati Udovë – fshati Marvinci, kundrejt fshatit Josifovë. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në aksidentin rrugor në vendngjarje ka vdekur D.H, bashkudhëtare në automjetin e udhëtimit. Vdekja është konstatuar nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore. Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes në orën 9.20 minuta mes një automjeti të udhëtimit “tojota avenis” e drejtuar nga V.S, nga Serbia dhe “pezho” 308 drejtuar nga S.P. gjithashtu nga Serbia. Në vijim është ekspertiza nga ana e organeve…
Për shkak të aksidentit që para një ore ka ndodhur në autostradën A1 fshatin Udovë-fshatin Marvinci, kundrejt fshatit Josifovë, komunikacioni rikahëzohet nëpër rrugën lokale Udovë, kumtoi LAMM. Në kalimin kufitar “Bogorodicë”, të Gjevgjelisë, momentalisht qëndrimi për dalje nga Maqedonia është rreth 20 minuta, thonë nga shërbimi kujdestar të policisë kufitare kjo ka të bëjë vetëm për anën e Maqedonisë të kufirit.
Ribalanci i Buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve joproduktive për reklama dhe prezantime janë hapat e parë drejt realizimit të masave ekonomike të cilat sigurojnë mbështetje për ndërmarrjet vendore dhe rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë dhe rritje e mëtejme e përgjithshme e pagave për qytetarët e kënaqur dhe punëtorët e motivuar, vlerësojnë nga LSDM-ja. Sipas partisë, realizimi i masave të parakohshme për pagë më të lartë minimale do të realizohet në bashkëpunim intensiv dhe në solidaritet mes pronarët, punëtorët dhe shtetin, me qëllim përfundimtar për rritje të përgjithshme zë pagave dhe rritje më e madhe ekonomike. Nga partia theksojnë…
Me miratimin e ndryshimeve të ligjit nga 1 shtatori do të vendoset paga minimale prej 12.000 denarë, si hap shumë i rëndësishëm në vendosjen e standardeve më të larta dhe nxitësve të ndryshëm për jetë më të mirë të punëtorëve në vend. Qeveria do të stimulojë ekonominë me subvencione të reja ku pritet që në këtë sektor të lëshohen nga 1.5 milionë euro, e gjithë kjo me qëllim të përmirësimit të standardit të punëtorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas një takimi me të punësuarit në industrinë e tekstilit dhe lëkurës, kryeministri Zaev paralajmëroi se Qeveria do të finansojë pushimet verore…
Delvina KËRLUKU Me drejtuesin e Shtëpisë botuese Logos A, përndryshe një nga shtëpitë botuese më me renome në hapësirat shqiptare, Adnan Ismailin, bisedojmë librin, për fëmijërinë e tij, për studimet në Prishtinë, për trajtimin e tij si “armik i shtetit”, por edhe për projektet që do të pasojnë në të ardhmen. KOHA: Çfarë Ju cyti që fatin tuaj ta lidhni ngushtë me librin? ISMAILI: Është e njohur se jemi të etur për ujin atëherë kur nuk e kemi. Ka qenë koha e viteve të ’80-ta – atëbotë isha nxënës e student në Prishtinë dhe, në kohën kur ideologjia komuniste jugosllave po…
Ky është Ramiz Rexhep Selmani, nga Llojani i Kumanovës, i njejti është 103 vjeç, por në dokumenta figuron se ka 100 vjet e 2 muaj.103 vjeçari ende punon tokën, madje jo vetëm atë që ka përreth shtëpisë, por shpesh ecen një orë në këmbë për të shkuar në Tabanoc, ku edhe ka kopshtin tjetër. Axha Ramiz na tregon për rutinën e tij, si e kalon ditën , cilat janë ushqimet e preferuara, si arrin që të jetë në gjendje aq të mirë fizike. Biseda me të zgjati pothuajse 120 minuta, ku reflektohej një energji mbreslënëse, dëshira për punë, kujtesë jashtëzakonisht e…
Grupi këshillues i LSDM-së dhe koalicioni në Këshillin e Qytetit të Shkupit sot shtroi iniciativë për ndërprerjen e aktiviteteve ndërtimore të Rrotës panoramike e cila ndërtohet në shtratin e lumit Vardar. “Rrota panoramike është në kundërshtim me Planin urbanistik të detajuar për Ring të vogël të Komunës Qendër i cili është sjellë në fillim të këtij viti me çka lihet jashtë fuqie Plani urbanistik i detajuar nga viti 2010. Me ndryshimin e PUD, të gjitha objektet të cilat nuk kanë përfunduar janë ndërtime të egra dhe duhet të ndalojnë ose të mënjanohen, ndërsa ato të cilat nuk kanë filluar nuk…