Katër nga pesë mbështetës të OBRM-PDUKM-së, ose 79% e mbështetësve të kësaj partie, pajtohen se partia e Gruevskit ka nevojë për reforma. Anketa është kryer nga agjencia Rejting, e porositur nga Makfax, përcjell Telegrafi Maqedoni. 18.2% janë shprehur kundër reformave. Nga simpatizantët e OBRM-PDUKM-së, 42.1% mendojnë se pa reforma, kjo parti nuk mund që të kthehet në pushtet, kurse 43.3% mendojnë se kjo parti mund ta rimerr pushtetin pa reforma të brendshme. Thuajse gjysma e simpatizantëve, 44.9%, mendojnë se liderit të partisë duhet t’i zvogëlohet pushteti brenda në parti.
Author: Adijat
Ish komandanti i Akeancës Veriatlantike, gjeneral Xhejms Stavridis, në një deklaratë për Zërin e Amerikës ka theksuar se Maqedonia është shteti i ardhshëm që duhet të anëtarësohet në NATO, andaj dhe ky do të llogaritet si hapi i parë drejt bashkimit dhe forcimit të Ballkanit. Stavridis është optimist se palet ne contest Shkupi dhe Athina, do te gjejne gjuhe te perbashket per zgjidhjen e ceshtjes se emrit, si pengese kryesore per mos mundesine e Maqedonise per tu anetaresuar ne NATO. “Shpresojmë se Greqia do të ketë mundësi që të punojë me Maqedoninë për zgjidhjen e çështjes së emrit, me çka…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë në seancë i pranoi dorëheqjet e Viktor Mizos, drejtor i Drejtorisë së zonave zhvillimore tekonologjiko-industriale, si dhe për Cvetko Grozdanov, drejtor i përgjithshëm i SHA-së për ekonomizim me hapësirë banesore dhe hapësirë afariste. Shërbimi qeveritar për informim kumtoi se janë shkarkuar Muedin Kahvexhi, drejtor i Shërbimit pedagogjik, Vesna Horvatoviq nga detyra drejtoreshë e Byrosë për zhvillimin e arsimit, Kostadin Bogdanov nga detyra drejtor – agjent qeveritar i Byrosë për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, organ në përbërjen e Ministrisë së Drejtësisë, me kërkesën e tij. …
Banka Botërore do të vazhdojë të japë mbështetje të fuqishme për avancim dhe zhvillim të vendit, ndërsa me ekipin ekonomik të Qeverisë do të punohet në konfirmimin dhe mbështetjen e prioriteteve afatshkurta të RM-së. Këtë e ka theksuar drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gleder në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Shkup. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore është biseduar për mbështetjen e sistemit të menaxhimit me financat publike, për konkurrencën e ekonomisë, për efikasitetin energjetik, si dhe për mbështetje për rritjen dhe zhvillimin e firmave vendore…
Delegacioni i Qeverisë, në përbërje të të cilit ishin ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministrja pa resor e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostollska, sot vendosi lule në përkujtimoren e viktimave nga tërmeti katastrofal, që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në Shkup. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë bashkëndjen me të gjithë qytetarët e Shkupit dhe të Republikës së Maqedonisë të cilët në atë ngjarje tragjike i humbën të afërmit dhe miqtë e tyre, kumtoi shëprbimi qeveritar për shtyp.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi takim pune me ambasadoren e Zvicrës në Shkup, Sibile Suter Tehada. Siç thuhet në kumtesë, ministri Bekteshi gjatë takimit ka theksuar se Zvicra është një partner shumë i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë, edhe pse në tre vitet e fundit nuk është përfshirë në listën e top 20 vendeve që janë partnerë të fuqishëm tregtar të Maqedonisë, që është arsye më shumë për të punuar në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Bashkëpunimi tregtar midis Maqedonisë dhe Zvicrës zhvillohet mbi bazën e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të vitit 2000, me të cilën produktet…
Marrëveshjet me investuesit e huaj në zonat ekonomike në Maqedoni do të jenë transparente për opinionin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme ka miriatuar kërkesën deklasifikimit të të gjithë marrëveshjeve të ndërprera si fshehtësi shtetërore. Qeveria, siç qëndron në kumtesë nga pres-qendra kuvendore, vlerëson se prej interesit të veçantë publik, është të jetë informacion publik çka saktë janë dakorduar me investuesit e huaj Qeveria e kaluar, njofton AIM. Prandaj, Qeveria ka miratuar kërkesën me të cilën kërkohet deklasifikimi i të gjithë marrëveshjeve të nënshkruara si fshehtësi shtetërore.
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme e pranoi Raportin për negociatat e kryera dhe tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Qeveria mori vendim me të cilin përcaktohet kryeministri Zoran Zaev ta nënshkruajë Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.
Qeveria do të ndihmojë që MEPSO të sigurojë fletëpronësi për linja e transmetimit që ndodhen në trasën në autostradën Demir Kapi – Smokvicë, ndërsa për të cilat ka nevojë të zhvendosen, me qëllim që të mundësohet vazhdimi i punëve ndërtimore. Qeveria, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, njëkohësisht i obligoi institucionet shtetërore kompetente, së bashku me EVN-në, të propozojnë zgjidhje sistemore për këto çështje, duke marrë parasysh se ekzistojnë edhe probleme të këtilla të tjera, edhe atë pikërisht në autostrada ndërtimi i të cilave ka filluar pa paraprakisht të zgjidhen çështjet e hapura pronësore.
Gjykata Supreme sot do të duhet të diskutojë për ankimimet e vendimit të Gjykatës së Apelit për paraburgim të tre të akuzuarit në rastin “Target” dhe “Fortesa”, më saktësisht për ish kryeshefin e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, ish shefin e kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish të punësuarit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski, njofton Portalb.mk. Gjykata Penale fillimisht vendosi që t’ua marrë pasaportat, por pas ankesës së Prokurorisë Speciale, gjykata e shkallës së dytë, ajo e Apelit, u ka shqiptuar 30 ditë paraburgim, pas së cilës pala mbrojtëse është ankuar në Gjykatën Supreme. Nëse nuk…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov i bën thirrje Qeverisë që ta publikojë dhe elaborojë tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë para nënshkrimit të saj. Ivanov konsideron, siç kumtoi Kabineti i tij, se mungesa e transparencës shkaktoi komente negative dhe shqetësim në opinion, i cili duhet të tejkalohet me publikimin e tekstit të marrëveshjes para marrëveshjes së saj. “Presidenti Ivanov potencoi se çdoherë duhet të merren parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe se çfarëdo lloj marrëveshje ndërshtetërore nuk guxon të jetë në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë. Presidenti Ivanov, si edhe…
Me rreth njëzet shfaqje, mbi 40 pjesëmarrës dhe program pesëditor nën moton “Ndërtojmë gjenerata të reja”, sot në Strugë fillon edicioni i pestë jubilar i Festivalit për procecim të kulturës “DrimON”. “DrimON” do të mbahet deri më 30 korrik, në dhe rreth Qendrës së kulturës “Vëllezërit Milladinovci”. Siç paralajmëroi ekipi i Nismës për aktivizëm të pavarur kulturor (NAPK), publiku do të ektë mundësi të shikojë me kujdes program të zgjedhur artistik me shfaqje teatrore, ekspozita, filma, muzikë, punëtori, diskutime, të përgatitura në bashkëpunim me shumë emra dhe organizata, të rëndësishme për skenën e pavarur socio-kulturore të Maqedonisë. “Edhe këtë vit…