Me rreth njëzet shfaqje, mbi 40 pjesëmarrës dhe program pesëditor
nën moton “Ndërtojmë gjenerata të reja”, sot në Strugë fillon edicioni i pestë jubilar i Festivalit për procecim të kulturës “DrimON”.
“DrimON” do të mbahet deri më 30 korrik, në dhe rreth Qendrës së kulturës “Vëllezërit Milladinovci”.
Siç paralajmëroi ekipi i Nismës për aktivizëm të pavarur kulturor (NAPK), publiku do të ektë mundësi të shikojë me kujdes program të zgjedhur artistik me shfaqje teatrore, ekspozita, filma, muzikë,
punëtori, diskutime, të përgatitura në bashkëpunim me shumë emra dhe organizata, të rëndësishme për skenën e pavarur socio-kulturore të Maqedonisë.
“Edhe këtë vit ‘DrimON’ është solidarizuar me kauzat qytetare dhe zgjodhi tema aktuale me të cilat shoqëria jonë duhet urgjentisht të përballet. Në mesin e vertikaleve të përgjithshme të cilat ndërthuren në programin pesëditor, është tema për afirmimin e gruas si autore, krijuese, bartëse
ideore e ndryshimeve shoqërore, të reflektuara përmes selektimit të posaçëm të festivalit ‘Për kauza të grave’, mbështetur nga ana e ‘Civika Mobilitas’, si dhe selektimi i festivalit ‘Luaj gishtin për t’u
përballur me mbeturinat'”, thonë nga NAPK.
Publiku i festivalit do të ektë mundësi të marrë pjesë në diskutime për ndotjen nga deponia e Strugës, për qasjen dhe aftësinë e institucioneve dhe shoqërisë për personat me nevoja të posaçme, për klientelizmin në mediume, si dhe për pjesëmarrjen e gruas në jetën socio-kulturore.
Data 27.10.2026
Aktuale
- FOTOLAJM/ Të enjten sherr e grushte, të hënën muhabet
- Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës
- Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet
- Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt nis, djalit të saj i duhet të sillet nga policia
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti para drejtësisë për akuzat e dhunës
- Rama i jep leje speciale kompanisë së Agim Xhindolit për park fotovoltaik/ Projekti i “3X Energy” zapton 57 hektarë tokë bujqësore në Savër të Lushnjës
- Emocione të thella në varrimin e Arlinda Zekajt – djali i saj lutet për shpirtin e nënës
- (VIDEO) Shifra alarmante: Rritet për 118% numri i fëmijëve viktima


