Author: Adijat

Me realizimin e ritualeve dasmore dhe me kurorëzimin e çiftit Tanja Lepçeska, me prejardhje nga Galiçniku dfhe Zllatko Dimovski në tempull përfundon Dasma tradicionale e Galiçnikut, një nga manifestimet më spektakolare kulturore në vend. Lepçeska nga mosha e saj pesëvjeçare merr pjesë në manifestim, ndërsa Dimovski thotë se është i gatshëm dhe se mirë i ka mësuar zakonet karakteristike për dasmën e Galiçnikut. Bashkësia lokale “Galiçnik” është organizator i manifestimit, ndërsa patronazh i sivjetmë është kryeministri Zoran Zaev, i cili sot do t’u drejtohet mysafirëve të pranishëm. Në Galiçnik do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla…

Lexo më Shumë

Me gara në vrapim dhe çiklizëm, nga Tetova deri në Kodrën e Diellit, sot me fillim nga sheshi në Tetovë do të mbahet edicioni i parë i sfidës së Malit Sharr, “Sharra Chalenge 2018”, në organizim të shoqatës për sport dhe rekreacion “I pari deri në maje”. Në program e ngjarjes janë paraparë gara në vrapim malor, çiklizëm malor, çiklizëm në rrugë, si dhe piknik në gjithë Kodrën e Diellit. Shtegu për vrapim është i gjatë 10 kilometra dhe nga Tetova kalon përmes fshatrave Gajre dhe Lisec deri në finish në Kodrën e Diellit. Shtegu për çiklizëm malor është i…

Lexo më Shumë

Megjithëse ambicioze, Qeveria e Maqedonisë duhej t’i kishte sistematizuar 958 administratorët, por të njëjtit ende janë duke i nënshkruar kontratat për punë, kurse ka dy muaj që ka nisur përpilimin e planit për realizimin e fazës së dytë – sistematizimin e administratorëve jo të përfshirë në fazën e parë. Procesi ka nisur që në mars, kurse që atëherë Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk është deklaruar për procesin, shkruan Portalb.mk. Nuk ka përgjigje për çështjet: Sa nëpunës shtetëror do të nisin me punë? Në cilat institucione do të nisin me punë? Çfarë lartësie të rrogës kanë marrë deri…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të zhvillojë vizitë pune në Ohër, ku do të takohet me kryetarin e Komunës së Ohrit Jovan Stojanovski, dhe pas takimit me kryetarin e komunës do të takohet me përfaqësues të Shoqatës së Hotelierëve të Maqedonisë HOTAM. Tema e bisedës do të jetë sezoni turistik 2018 dhe masat e qeverisë për të mbështetur objektet turistike të vendit

Lexo më Shumë

Nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”, mbrëmë me organizim të Qeverisë u festua për marrjen e ftesës për fillim ti bisedimeve për anëtarësim me NATO-n. Festa qendrore u mbajt në Shkup, kurse po festohej edhe në 14 qytete tjera të Maqedonisë. “Maqedonia ka arsye për të festuar. Pritëm shumë ngjarje. I arritëm qëllimet tona të përbashkëta, ëndrrat tona dhe shpresat. Koncertet sonte janë ftesë për bashkim me të gjithë dallimet tona politike rreth qëllimeve strategjika të vendit tonë – anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Zoran Zaev në festën e organizuar në Manastir. Ai vlerësoi se ajo…

Lexo më Shumë

Mot në vend po mban mot kryesisht me diell dheme disa vranësira të pakta. Parashikohet që në fund të ditës dhe në orët e vonshme të ketë kushte për shi dhe bubullima të rralla. Temeperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 gradë celsius, deri në 20 gradë, kurse temperatura gjatë ditës do të arrijë 35 gradë celsius

Lexo më Shumë

Për shkak të rikonstruksionit të rrjetit ujësjellës f-100 mm në rr.”23 Tetori” – udhëkryqi me rr.”Bojmija” ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga zona e lartë e rr.”Bojmija” ndërtesat 2, 4, 6, 8 dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rr.”23 Tetori”, në komunën Aerodrom. Siç kumtoi QRMK, furnizimi me ujë do të ndërpritet në periudhën nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve për rikonstruksion./Mia

Lexo më Shumë

U mbajt mbledhja e 14-të e Këshillit për asocim  dhe stabilizim në mes të Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Me mbledhjen udhëhoqi përfaqësuesja e lartë për siguri dhe politikë të jashtme Frederika Mogerini, e cila vlerësoi lartë arritjet e Maqedonisë në kohët e fundit në porceset eurointegruse. Siç tha ajo, vendi sot është në një situatë shumë më të pëlqyeshme se sa që ishte vetëm 1 muaj më parë, kur ende nuk ishte nënshkruar as marrëveshja me Greqinë. “Mendoni 1 muaj më parë, 13 qershor ku ishim ne. Marrëveshja ende nuk ishte nënshkruar, ftesa ende nuk ishte dorëzuar dhe vendimi i…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se vetëm në maj vendin tonë e kanë vizituar mbi 100 mijë turistë, pa përllogaritur kalimet transit. “Në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak , turizmi në vendin tonë është rritur për 18.7%. Numri i turistëve të huaj ka shënuar një rritje deri në 23%, ndërsa i atyre vendor 1-.8%. Vetëm në muajin maj të këtij viti, Maqedonia u vizitua nga 104.034 turistë të cilët mesatarisht kanë qëndruar dy net në vend. Vlen të përmendet edhe numri i transitorëve i cili nuk duhet të anashkalohet, nëpërmjet korridorit…

Lexo më Shumë

Në Shkup u mbajt takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Institutit Ndërkombëtar për Teknologjitë e Qëndrueshme të Vendeve të Evropës Juglindore, i cili synon të promovojë bashkëpunimin midis shkencës, teknologjisë dhe industrisë për të mbështetur zhvillimin e inovacionit, shkëmbimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore dhe shkëmbimin e informacionit të dobishëm midis vendeve në rajon. Instituti do të funksionojë sipas modelit CERN dhe përmes të cilit do të rritet bashkëpunimi në fushën e shkencës dhe hulumtimit – si një nga shtyllat kryesore për progresin e përgjithshëm të secilit vend mbështetës të kësaj ideje. “Instituti do të jetë platformë për edukimin…

Lexo më Shumë

Mbi 800 artistë nga 27 vende të botës do të interpretojnë, aktrojnë, krijojnë në skenat e festivalit në Ohër deri më 20 gusht. Hapja solemne e manifestimit më të rëndësishëm muzikor-skenik në mënyrë tradicionale filloi në skenën e madhe të Teatrit antik, ku performuan artistët me famë botërore, Elena Moshuc, dhe tenori, Kalin Bratesku, në dirigjimin e Nikolla Moldoveanu dhe të shoqëruar nga Filarmonia e Maqedonisë. “Artistët me vete do ta sjellin botën pastaj Ohrin do t’ia sjellin botës, si pasqyrë e Maqedonisë në kulturën evropiane. Prej sot dhe gjatë ditëve në vijim, e gjithë bota është në Ohër dhe…

Lexo më Shumë