Author: Adijat

Rreth zjarreve të cilat kanë kapluar vendin këto ditët e fundit ekzistojnë disa dyshime të cilat ende nuk janë të verifikuara nga organet kompetente. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat, Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëtim dhe njësitë e zjarrfikësve thonë se shumë të rralla janë zjarret të cilat nisin pa shkaktar, apo pa ndikim të faktorit njeri me apo pa qëllim dhe, si: nga djegia e kashtës së mbetur nga të mbjellat, hedhja e cigareve të ndezura, zjarrvënie e qëllimshme pasi që drunjtë nuk digjen plotësisht dhe pjesa e mbetur shitet shumë më lirë, mbirja e kërpudhave apo bimëve të…

Lexo më Shumë

Protesta para Ministrisë së Punëve të Brendshme paralajmërojnë  një pjesë e kandidatëve nga klasa e 3-të të cilët kanë ndjekur trajnimin se bashku me 400 kandidatët e tjerët për policë . 34 kandidatë të cilët kanë kryer me sukses trajnimet thonë se për më shumë se një vit po qëndrojnë në shtëpi, pa punë, ata kërkojnë nga ministri Oliver Spasovski, që të mbajë fjalën e tij dhe t’i sistemojë nëpër vende punë, siç ka bërë me 400 kandidatët e tjerë.  Të revoltuar ata thonë  se nëse  punësimi i tyre nuk është bërë për shkak të mungesës së financave, atëherë përse…

Lexo më Shumë

Me qëllim që të përforcohen kapacitetet e qendrave për punë sociale në Republikën e Maqedonisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në gazetat e përditshme “Slloboden peçat” dhe “Koha” janë shpallur thirrje publike për punësim të punonjësve social dhe kuadro tjera profesionale të nevojshme në 15 qendra për punë sociale. 1. Qendra për punë sociale në Shkup ka shpallur thirrje publike për 6 punonjës social: 2. Qendra për punë sociale në Kratovë ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social; 3. Qendra për punë sociale në Kavadar ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social; 4. Qendra për…

Lexo më Shumë

Të gjithë udhëtarët të cilët kanë fluturime nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” më datën shtatë, tetë dhe nëntë gusht, duhet të arrijë në aeroport tre deri në katër orë më herët se koha e nisjes. Siç informojnë nga TAV Maqedoni, kjo është për shkak të masave shtesë të sigurisë të cilat do të zbatohet në aeroport me rastin e mbajtjes së ndeshjes së UEFA Super Kupës.

Lexo më Shumë

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Anita Latifi sot është aksidentuar në fshatin Zajas të Kërcovës. Katër makina janë ndeshur rrugës për në Zajas ndërkohë që Anita dhe bashkëudhëtarët tjerë kanë kaluar pa pasoja dhe lëndime por vetëm dëme materiale.

Lexo më Shumë

Në vitin 2014, në Maqedoni janë regjistruar 180 vetura në 1000 banorë që është një rritje e madhe në raport me afër 122 vetura në 1000 banorë në vitin 2007, tregojnë të dhënat statistikore, shkruan gazeta KOHA. Kjo, me fjalë të tjera i bie se gati çdo i pesti i banor në vend posedon një veturë. Këtë e tregon përllogaritja prej gati 180 mijë vetura në një milion banorë , gjegjësisht numri i 360 mijë veturave në 2 milionë banorë e që tregon se gati çdo i pesti banor në Maqedoni posedon veturë për ngasje. Nga shtetet e rajonit, Maqedonia…

Lexo më Shumë

Siç shkruan TV21, LR-PDSH do të drejtojë me 20 institucione shtetërore, mëson TV21 nga burime të brendshme të kësaj partie. Kuadro partiake të kësaj partie do të ulen në krye te këtyre drejtorive: – FSPIM (PIOM) Fondi sigurimit pensional dhe invalidor – Burgut të Idrizovës, – Entit për statistikë, – Këshillit republikan për siguri, – Jasen, – Qendrës klinike stomatologjike, – Inspektoriati shtetërorë i tregut, – ISHP Nefrologjisë në Strugë, – ISHP Klinikës për sëmundje të syve, – Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë, – Byrosë për ekspertiza gjyqësore, – Bibliotekës së qytetit të Shkupit (BKU Kliment Ohridski), –…

Lexo më Shumë

Në një ceremoni të thjeshtë u inaugurua dje në Gostivar zyra e shoqatës së shurdhëmemecëve, ku morën pjesë edhe drejtues të Lidhjes nacionale të shoqatave të shurdhmemecëve. I pranishëm në takim, kryetari i Komunës së këtij qyteti Nevzat Bejta përgëzoi shoqatën për punën që kryen dhe u shpreh se ata janë pjesë e krenarisë së Gostivarit. “Një nga gjërat për të cilat qytetarët e Gostivarit janë më krenarë se çdo gjë tjetër është shumëllojshmëria. Por shumëllojshëria nuk është vetëm komunitetet e ndryshme etnike. Shumëllojshmëria nuk është vetëm besimet e ndryshme fetare. Shumëllojshmëria është edhe të kesh aftësi në…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski formoi grup punues për përpunimin e projekt-strategjisë nacionale për zhvillim të kulturës për periudhën e vitit 2018-2022, i cili sot mbajti takim konstruktiv, kumtoi Ministria e Kulturës. Në përbërjen e grupit punues janë Zllatko Teoedosieski, kritik letrar dhe këshilltar – kurator (koordinues i grupit punues), Iskra Geshoska, punonjëse kulture nga “Jadro” – Asociacioni i skenës së pavarur kulturore, dr. Valentina Poceska, këshilltare-konservatore, mr. Valmira Istrefi, studime urbane, mr. Xhevdet Jashari, aktor dhe ligjërues në Fakultetin për art dramatik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Magdalena Dikovska, nëpunëse e kabinetit për punë juridike në Ministrinë e Kulturës…

Lexo më Shumë

Heqja e udhëzimit me prioritet dhe vendosja e udhëzimit urgjent është opsioni të cilin e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në takimin me gazetarët. Sipas tij, një numër i madh i udhëzimeve me prioritet po keqpërdoren. Udhëzimi urgjent do të mund të jepet vetëm për diagnoza fikse, siç janë për shembull goditja në tru, tumor në tru, komplikime më serioze… Duke u përqendruar në Sistemin nacional për evidenca elektronike në shëndeti “Termini im”, Taravari informoi se i kanë marrë propozimet nga të gjitha klinikat për kohëzgjatjen e kontrollit. Në periudhën në vijim atje ku duhet do të rritet kohëzgjatja…

Lexo më Shumë

Riedukim dhe trajnim i mjekëve specializantë dhe specialistë nga klinikat e Shkupit në Spitalin universitar “Xhorxh Uashington” në Nju-Jork, si dhe mbajtje e telekonferencave të rregullta midis mjekëve të Maqedonisë dhe atyre amerikanë, është dakorduar në takimet gjatë vizitës së fundit të punës të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taraveri. Ai në takim me gazetarët informoi se ka vizituar disa klinika dhe spitale në Uashington dhe Nju-Jork. Në kuadër të vizitës në Spitalin universitar “Xhorxh Uashington”, siç sqaroi, kanë biseduar për mundësinë për riedukimin e mjekëve të Maqedonisë specializantë nga një deri në katër javë në atë institucion shëndetësor ose mjekë…

Lexo më Shumë

A do të votojnë qytetarët në këto zgjedhje lokale se pari duke u bazuar në individin që garon për kryetar komune apo do të jetë me rëndësi partia nga e cila vjen dhe vjetët e tij në politikë? Ndryshe nga çka ndodhur në Shqipëri apo Kosovë, kandidatët për kryetarë komune në vendin tonë kanë qenë emra mirë të njohur dhe me përvojë prej shumë vitesh në jetën politike në vend apo të afërt me partinë për të cilën garojnë. Megjithatë, analisti Ismet Ramadani shprehet se ka ardhur koha që edhe në Maqedoni në postin për drejtues komunash të propozohen emra…

Lexo më Shumë