UEFA dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) dërguan kumtesë për t’i përkujtuar të gjithë adhuruesit e futbollit të cilët kanë biletë dhe do të marrin pjesë në ndeshjen Real Madrid – Mançester Junajted në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë” se do të lejohet futja e flamujve vetëm të klubeve pjesëmarrëse në Super kupë, si dhe e flamujve kombëtar të vendeve prej ku vijnë klubet (Spanja dhe Anglia). Flamujt nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se një metër e 250 centimetra në pjesën tyre më të gjerë ose më të gjatë. Në të kundërt të njëjtit do të merren.…
Author: Adijat
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka aktivizuar helikopterët për të shuar zjarrin në pjesën malore të fshatit Jellovcë, raporton Flaka. Zjarri është shuar dhe nuk paraqet rrezik, ndërkohë që edhe në fshatin Koritë janë shuar mbrëmë të gjitha vatrat e zjarrit.
Në rajonin e komunave të Kumanovës, Lipkovës dhe Nagoriçan i vjetër, mbledhja e pemëve stinore po zhvillohet pa pengesa, informuan sot nga Njësia rajonale e Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, përcjell Telegrafi Maqedoni. ‘Edhe këtë vit bujqit individual do të mbledhin sasi shumë më të madhe në krahasim me ndërmarrjet bujqësore, pasi që në rajonin më të gjerë të komunës së Kumanovës, pjesa më e madhe e pemëve janë të mbjellura nga bujq individual, nëpër oborre dhe ara të tyre e jo në plantacione të mëdha’, tha Naser Dauti, udhëheqës i Njësisë rajonale të MBPU-së. Ai tha se në tre…
Në këto momente, më me rëndësi është që të mbahet qetësia, ndërsa qytetarët të kenë besim në institucionet që janë në terren, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, i cili sot e vizitoi lokalitetin e djegur në fshatin Moranë të Shkupit. Ai theksoi se është përforcuar komunikimi mes institucioneve me qëllim të informimit me kohë të qytetarëve. “Institucionet qeveritare, së bashku me përfaqësuesit e Qendrës për menaxhim me kriza dhe NP. “Pyjet e Maqedonisë” gjejnë mënyrë për lokalizim më të shpejtë të zjarrit”, theksoi Nikollovski. Ministri, i cili është anëtar i Komitetit ekzekutiv për menaxhim…
Kombëtarja e hendbollit të femrave të Maqedonisë e ka fituar vendin e fundit të 16-të në Kampionatin evropian për hendbolliste deri në moshën 19 vjeçare që po mbahet në Slloveni. Pasdite në ndeshjen për vendin e 15-të Maqedonia humbi nga Serbia 24:21 (12:10). Më efikase në ekipin e Maqedonisë ishte Iva Bozhinovska me 7 gola. Kombëtarja e Maqedonisë, kampionatin e përfundoi me shtatë humbje pas asnjë triumf. Në finale nesër do të luajnë Franca dhe Rusia, ndërsa në duelin për vendin e tretë do të luftojnë Hungaria dhe Danimarka
I pari i Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski, tha sot ( e shtunë) se modernizimi dhe ndërtimi i hekurudhës që do të lidh Maqedoninë dhe Bullgarinë dhe që arrin një gjatësi prej 89 km pritet të finalizohet në vitin 2025 në territorin e Maqedonisë dhe në vitin 2027 në atë të Bullgarisë. Siç tha Sugarevski, në territorin e Maqedonisë ky projekt është i ndarë në tre pjesë: Kumanovë –Beljakovce, Beljakovce- Kriva Pallanka dhe Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, njohton Almakos. Për pjesën e parë, Kumanovë –Beljakovce, nga Banka Botërore ( BB) është mundësuar një fond prej…
“Dhuna seksuale dhe dhuna në familje janë përpjekje më dominuese të dhunës në baza gjinore, por në Maqedoni shumë pak flitet për to dhe shumë pak raportohen rastet e tilla”, ka theksuar ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Mila Carovska, e cila ka informuar për përgatitjet që po bëhen drejt ratifikimit dhe implementimit të Konventës së Stambollit. Carovska tha se deri në fund të vitit në Maqedoni do të hapet dhe një qendër sociale, vendi i së cilës do të jetë sekret, për të trajtuar gratë të cilat kanë qenë viktima të dhunës familjare apo seksuale, shkruan REL transmeton Zhurnal.mk…
Policët maqedonas kanë filluar të patrullojnë në qytetet turistike të vendit pas një marrëveshjeje me autoritetet shqiptare. Ata janë vendosur në zona ku turistët nga Maqedonia gjenden më shumë. Policia e Shtetit ka publikuar sëfundmi një video ku shihet se si një polic nga Maqedonia kontrollon një makinë me targa të Manastirit në rrugën Sarandë-Ksamil. “Në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. Me kolegët e Policisë Maqedonase për sigurinë e turistëve, vizitorëve dhe pushuesëve. Bashkëpunim i shkëlqyer”., -shkruan Policia e Shtetit në postimin e tyre në Facebook. https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2012451722374522/
Qeveria në seancën e fundit ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kështu propozim ligji në fjalë që ishte pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritarë mori dritë jeshile dhe si i tillë do të dërgohet në Kuvend për procedurë të mëtejme. (1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. (2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj. (3) Në të gjitha organet të…
Si pasojë e zjarreve të mëdha në Bogomillë, Oreshe, Papradishte dhe të gjithë përdoruesit në komunën Çashkë të Velesit do të mbeten pa furnizim me energji elektrike për një periudhë më ë gjatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ekipet e EVN-së janë në terren dhe punojnë në rregullimin e 11 shtyllave dhe pajisjeve tjera të djegura nga stuhia e zjarrit në këto vende, por njëkohësisht ndihmojnë edhe në shuarjen e zjarrieve.
https://www.dailymotion.com/video/x5vxez4 Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, gjendja me zjarret në Maqedoni është alarmante dhe në shumë vende zjarret janë aktive dhe po përhapen. Në fshatin Mogillë katër shtëpi janë djegur tërësisht, ndërsa një është dëmtuar pjesërisht. Gjithashtu sipas njoftimit të EVN-së, për shkak të zjarrit të madh në Bogomillë, Oreshe, Papradishtë, si dhe në disa vende tjera, të gjithë konsumatorët e Komunës së Çashkës do të mbesin pa energji elektrike një kohë të gjatë, për shkak se janë djegur 11 shtylla elektrike. Mbrëmë është gjetur një trup njeriu i djegur në fushën e fshatit Luboten…
rmatës së Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së SHBA-së në Evropë, e cila është pjesë nga stërvitja e përbashkët ushtarake “Dragoon Guardian 17“, e cila zhvillohet në pajtim me programin për bashkëpunim civil-ushtarak me vetëqeverisjet lokale. Vizitorët në prezantimin e sotëm, siç informon ministria e Mbrojtjes, kanë pasur mundësi të njihen me pjesëtarët e të dy armatave, të bisedojnë me ata lidhur me ushtarët profesional, të njihen me armatosjen personale të cilat i shfrytëzojnë ushtarët. Në prezantimin në Strugë mori pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, komandat i regjimentit për operacione speciale, gjenerali i brigadës Orce Jordev, persona të…