Author: Adijat

Fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, Real Madrid dhe Mançester Junajted janë të gatshëm për ndeshjen pasuese në UEFA Super kupën që sonte luhet në Arenën në Shkup. Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan konfirmoi se ylli i parë i “klubit mbretëror”, Kristiano Ronaldo është i gatshëm të luajë, por sa do të zgjasin minutat do të vendoset para ndeshjes. “Po, Ronaldo ka pak stërvitje para kësaj ndeshje, por është i gatshëm të luajë. Është e qartë se jo kot e kemi në Maqedoni. Pasi është këtu me ne, do të thotë se është i gatshëm të…

Lexo më Shumë

Partitë politike po shqyrtojnë kandidaturat për komunën e Studeniçanit, për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Derisa partitë e tjera janë të heshtura dhe nuk po nxjerrin emrat e kandidatëve për garën e ardhshme për këtë komunë, vetëm PDSH tanimë është e ditur se do të konkurrojë sërish me Azem Sadikin, informon INA. Këtë jozyrtarisht kohë më parë nuk e ka mohuar edhe Sadiki. Ai konsiderohet si kandidati favorit në këto zgjedhje, për shkak të disa projekteve të realizuara infrastrukturore në këtë komunë, që nuk ishin realizuar me vite të tëra. Por edhe në BDI po shqyrojnë kandidaturën e tij dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se nuk do të ndërtohen banesa dhe kampe për refugjatë, nuk do të jepen shtetësi për refugjatë, e as madje do të aktivizohen disa masa të tjera në këtë drejtim. Çdo informatë në drejtim të ndryshëm, theksojnë nga MPPS-ja, është gënjeshtër, e pasaktë dhe e pavërtetë. Nga Ministria njoftojnë se Republika e Maqedonisë është shtet i cili është stacion transit i refugjatëve, dhe në të kaluarën, dhe në krizën e refugjatëve nga viti 2015/16. Si vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, qëndron në kumtesë, vendi ynë do t’u ndihmojë refugjatëve në rrugën…

Lexo më Shumë

Drejtor i ri i Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri është Boris Tunxhev. Ai është i magjistruar në shkencat e teknike nga sfera e gjeodezisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë kësaj kohe, ai ishte kryetar i Odës së Gjeodezisë. Nga viti 2011 deri 2016 ishte kryetar i Odës së Tregtisë për punë punë gjeodezie, anëtar i Odës së sferës së arkitektëve dhe inxhinieri, mirëpo në të njëjtën kohë edhe anëtar dhe delegat në Këshillin e Kuvendit të gjeodetëve të Evropës. Tunxhev vjen në vendin e Sllave Trpevski. Drejtori i ri i cili është nga radhët e LSDM-së, ishte kritik i ashpër i ndryshimeve…

Lexo më Shumë

Maqedonia është e vendosur që ta zgjidh çështjen disa dekadëshe të emrit me Greqinë, që t’i zhbllokojë integrimet euroatlantike, shkruan agjencia France Press (AFP). Sipas agjencisë në dy anët po vërehen hapa të vullnetit të mirë. “Pas dy dekadave, çështja që bllokoi hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO, duket sikur ata janë të vendosur t’i japin fund kontestit të emrit me Greqinë”, shkruan France Press. Burime diplomatike greke për AFP thonë se ekziton mobilizim i caktuar tek grekët, pasi kanë vërejtur shenja të vullnetit të mirë në Shkup, por tani është koha kur duhet të veprohet. Funksionarë i LSDM-së…

Lexo më Shumë

Me ftesë të Federatës evropiane të futbollit (UEFA), kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë mori pjesë në solemnitetin për të ftuar të lartë, me rastin e mbajtjes së spektaklit të futbollit – finalja e Super Kupës së UEFA-s. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev në pritjen për mirëseardhje të ftuarve ndaloi në biseda të shkurtra me funksionarët udhëheqës të dy federatave të futbollit – evropianes dhe botërores, si dhe me anëtarët e shtabeve drejtuese dhe profesioniste të dy klubeve, pjesëmarrëse në UEFA Superkupën, Mançester Junajted dhe Real Madrid. “Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran…

Lexo më Shumë

Më 6 gusht kryeparlamentari, Talat Xhaferi, shpalli datën  kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale. Dy muaj e tetë ditë prej sot, thënë ndryshe më 15 Tetor, qytetarët e Maqedonisë do të mund të votojnë për kandidatët për kryetarë komune.  Sipas asaj që thonë analistët, politikanët duhet të të analizojnë mirë kandidatët që do të propozojnë, pasi që  në këto zgjedhje qytetarët nuk do të votojnë për subjektin politik, por për kandidatin më të kompletuar dhe më të përgatitur, shkruan Almakos. Megjithatë, sipas analistit, Bashkim Bakiu, partitë politikë duhet vëmendje të veçantë t’i kushtojnë  përzgjedhjes së  emrave për këshilltarë komunal,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Bujar Osmani sot në Ministrinë e Drejtësisë do të realizojë takim me ministrin Bilen Saliji. Motiv për vizitën e Osmanit është anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Agjencinë për të drejta fundamentale (FRA) të Bashkimit Evropian, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë përkrah financave që marrin për harxhimee e rrugës, kanë edhe përfitime tjera nga buxheti i shtetit. Pakicë janë ata që e dijnë se deputetët marrin para shtesë dhe deputetët vetë nuk flasin për këtë. “Ohridskaj” zbulon se deputetët përkrah pagës dhe harxhimeve të rrugës, marrin plus 400 euro në muaj për të blerë tesha të reja, gazeta dhe për kafe, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Marrin nga 200 euro që deputetët të blejnë kostume të reja dhe të jenë të veshur mirë gjatë çdo dite pune në Parlament. Ata gjithashtu marrin 200 euro për të blerë gazeta…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese akuzon pushtetin për paaftësi dhe joseriozitet në menaxhimin me zjarret, që sipas tyre, ka sjellur deri tek rrezikimi i jetës së mijëra qytetarëve në vend. Sipas partisë opozitare, pushteti me paaftësinë e tyre ka lejuar që Maqedonia të shkrumbohet dhe të ndodhë katastrofë ekologjike, njofton Telegrafi Maqedoni. “Paaftësia e Qeverisë së LSDM-së nuk ka arritur të parandalojë zjarret e reja, edhe pse gjitha informacionet kanë treguar për rrezik nga zjarret dhe në këtë mënyrë ka futur në rrezik mijëra qytetarë. Qeveria e papërgjegjëshme e LSDM-së nuk arrit t’i shuajë zjarret lokale, të cilët eskaluan dhe vendosën…

Lexo më Shumë

Në hollin e kishës “Shën Sofija” sonte, në kuadër të Verës së Ohrit, do të jepet shfaqja teatrale “Mexhik Neshënëll”. Bëhet fjalë për shoun koncertal në regji të Jon Karamitrus. Performanca është e Teatrit nacional I.L. Karagiale nga Bukureshti, Rumani.

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot në Sarajevë do të takohet me homologët e tij prej BeH dhe Serbisë, Shemsudin Dediq dhe Branisllav Nedimoviq. Tre ministrat në takim pritet të definojnë qëndrim të përbashkët lidhur me Rregulloren për kontroll gjatë importit të frutave dhe perimeve që e vendosi Kroacia. Me Rregulloren e sjellë më datën 15 të muajit të kaluar për vendet anëtare të BE-së shpenzimet për mbikëqyrje inspektuese gjatë kontrollit të importit mbeten 90 kuna, ndërsa për vendet e treta, të cilat nuk janë anëtare të Unionit, do të jenë 2.000 kuna. Maqedonia javën…

Lexo më Shumë