Marrëveshja e Ohrit, në periudhën e nënshkrimit të saj u pa si garantuese për një respektim më të madh të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre. 16 vjet më pas, realizimi i saj vlerësohet ndryshe nga palë të ndryshme. Analistë e politikanë të ndarë në dy , në një anë qëndrojnë ata që shprehen se marrëveshja nuk është realizuar, ndërsa në anën tjetër qëndrojnë ata që thonë se plotësisht nuk mund të realizohet një marrëveshje, por se nuk mund të thuhet as se ka dështuar, shkruan Almakos. Analistët preferojnë të mos komentojnë për atë se a i duhet Maqedonisë një…
Author: Adijat
Të pabaza dhe të pasakta janë informatat për vendim të miratuar ilegalisht nga Regjistri Qendror për regjistrim të kryetarit të ri të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, njoftoi sot Regjistri qendror. Është kryer, siç shpjegojnë, evidentim i ndërrimit të personit të autorizuar për përfaqësim të Lidhjesnsë Sindikatave të Maqedonisë. ndërsa regjistër bazik për sindikatat është Ministria e Punës dhenPolitikës Sociale. “Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë vepron në kuadër të kompetencave të saj të paraparanë Ligjin për Regjistër Qendrër dhe në pajtueshmëri me nenin 13 nga Ligji për sistem njësportel dhe për menaxhim të Regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave…
Rreth 50 milionë euro subvencione janë paguar gjatë dy muajve të fundit në bujqësi. Për realizim mbeten 15 milionë jo të plota, për të cilat vendimet tanimë janë përgatitur. Deri në fund të muajit pritet që mbështetja të bartet në tërësi, informon sot ministri resor Lupço Nikollovski. Ai vlerësoi se edhe tani, si edhe viteve paraprake, më shumë paguhen detyrime të mbetura, në vend të mbështetjes për vitin rrjedhës. Lidhur me 15 milionë euro të mbetura, ministri tha se bëhet fjalë për subvencione për bujqit tek të cilët kontrollet kanë treguar mospërputhje të asaj që e kanë paraqitur me gjendjen…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, e mban vazhdimin e 10-të të seancës së gjashtë, ku debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevskin. Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të…
Zjarret në komunën Makedonski Brod, ku është shpallur gjendje krize, në fshatrat Vollçe, Zagrad, Rastezh, Zdunje, Bllizansko dhe Greshnicë janë shuar, informoi sot Nadica Vëçkova, zëdhënëse e Qendrës për Menaxhim me Kriza. “Në rajonin tjetër të krizës, në komunën Çashkë, zjarri tek Jasenovska gllava nga ana e fshatit Popadia është lokalizuar. Sot në terren janë persona nga ekonomia pyjore ‘Babuna’ për kontroll në terren. Zjarri tek tuneli i Bogomillës në këtë rajon, gjatë ditës së djeshme është vënë nën kontroll dhe sot po kryhet kontroll i sipërfaqes së djegur nga ana e pesë të punësuarve, të punësuar në EP ‘Babuna'”,…
Dejan Mitrevski – Urko, ish-truproja e Nikolla Gruevskit është dënuar me dy vite me kusht, për aksidentin që ndodhi verën e kaluar, ku humbi jetën një 22-vjeçarë. Nga Gjykata Penale informojnë se vendim është sjellur më 20 qershor 2017, nga gjykatësja Biljana Kocevksa. Ajo që është karakteristike është se familja e djaloshit të ndjerë nuk ka kërkuar që Urko të ndiqet penalisht, as nuk kanë kërkuar dëmshpërblim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ndërkohë që në zonën e Ballkanit përfshirë edhe Maqedoninë kanë mbretëruar temperatura ekstreme përjashto vetëm dy ditët e fundit , në Zvicër, në vendin e Alpeve kanë rënë rreshjet e para të borës transmeton Faktiditor.ch. Në Kodrën e Valais është ndaluar edhe rruga po për shkak të borës jo për shkak të intetsitetit të madh por për një periudhë gjithësesi të pazakonshme ku dimri shihet se ka ardhë para kohe .
Sa sipërfaqe me pyje janë përshirë nga zjarret që e përfshinë Maqedoninë, do të dihet nesër pasi në seancën qeveritare NP “Pyjet e Maqedonisë” do të kumtohet numri i saktë, tha sot ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Nga kjo do të varet, theksoi, nëse ndalesa për lëvizje në pyje ende do të jetë në fuqi. Nikollovski në konferencën për shtyp potencoi se masa e djegur e pemëve nuk do të vendoset në qarkullim dhe do të jetë nën kontroll të ashpër nga ana e Inspektoratit. Njëherit paralajmëroi se nga viti i ardhshëm mjetet buxhetore për…
Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit 2017 u rrit për 11,8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Gjatë kësaj, tek blera e prodhimeve bujqësore nga prodhues individualë është shënuar rritje për 8,4 për ind, ndërsa shitja e prodhimeve bujqësore për prodhime ekonomike ka rritje për 30,9 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritje të blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është vërejtur tek drithërat, bimët mjekësore, bimët foragjere, frutat, pijet alkoolike, bagëtia, ferma e pulave dhe vezëve dhe peshku. Ulje të blerjes dhe shitjes ka…
Një i panjohur nën kërcënimin me pistoletë ka kryer grabitje të bastores “Sport-lajv” në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup dhe ka marrë rreth 40.000 denarë nga qarkullimi ditor. Siç citohet në Buletinin policor, grabitja është kryer mbrëmë rreth orës 22:50 minuta, ndërsa e ka denoncuar i punësuari në këtë bastore. Policia merr masa për gjetjen e autorit.
Në 13 fakultete dhe në tre akademi të Universitetit “Goce Delçev”- Shtip sot filloi regjistrimi i studentëve në vitin e parë akademik 2017/2018. Studentët, aplikacionet mund t’i dorëzojnë nesër dhe pasnesër. Sipas analizave të UGD, më atraktive edhe sivjet janë fakultetet për shkenca mjekësore, turizëm dhe biznes-logjistikë. “Viti i 11-të me radhë që Universiteti tenton në mënyrë të integruar dhe unike në një vend, së bashku të gjitha fakultetet dhe të gjitha programet studimore në pajtim me konkursin në Shtip dhe qendrat mësimore të universitetit, t’i organizojë në mënyrë të përshtatshme regjistrimet. Në pajtim me konkursin e universitetit, janë planifikuar…
Një këmbësor është lënduar, ndërsa dhjetë persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në dhjetë nga gjithsej 30 aksidentet e regjistruara gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Policia e trafikut të premten ka kryer ekspertizë në 15 aksidente rrugore, nga të cilat në një është lënduar rëndë një këmbësor, në gjashtë aksidente gjashtë persona janë lënduar më lehtë, ndërsa të tjerat janë me pasojë të dëmit material. Nga tetë aksidentet rrugore të regjistruara të shtunën, në dy lëndime të lehta trupore kanë marrë dy persona, ndërsa gjashtë janë me pasojë të dëmit material. Dje, ndërkaq, kanë…