Në kuartalin e dytë sivjet janë evidentuar mbi 7.500 vende pune. Shkalla e përgjithshme e vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të këtij viti është 1,53 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka edhe në sektorin Objekte për akomodim dhe veprimtari servisore me ushqim (4,5 për qind), ndërsa më e vogël është në Drejtorinë publike dhe mbrojtje; sigurimin e obligueshëm social, ku është 0,04 për qind. Subjektet afariste të cilat kanë prej 10 deri në 49 të punësuar janë me shkallën më të lartë të vendeve…
Author: Adijat
Numri i të ikurve është shumë i madhë. Llogaritet që jashtë Maqedonisë jetojnë 516 mijë të qytetarë, që përbëjnë rreth 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Derisa të rinjtë po ikin, këtu në këtë shtet ka filluar një fushatë zgjedhore, kur politikanët kanë filluar sërish gënjeshtrat dhe mashtrimet për një jetë më të mirë. Muhamer Pajaziti Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të shumta në Shkup për cdo ditë po ju rregullojnë vizat e punës të rinjvë, duke filluar nga mjekët deri tek zanatlinjtë e mirë, njofton agjencia e lajmeve INA. Shumica shkojnë…
Ka mbetur edhe një javë deri te shpallja përfundimtare e kandidatëve për zgjedhje lokale në Maqedoni kurse partitë zyrtarisht ende nuk kanë publikuar listën me emrat e këshilltarëve dhe kryetarëve komunal të tyre. Periudha deri më 9 shtator dhe jotransparenca partiake ka bërë që në media të qarkullojnë emra të shumtë, disa të dalë nga pushteti qendror, të tjerë nga struktura të larta partiake ndërkaq kishte edhe prej atyre që u bënë pjesë e subjekteve të reja politike që kryesish dolën nga BDI dhe PDSH. Ndërkohë që emrat qarkullojnë dhe dalin nga burime partiake, sipas partive ato mbetem spekulime. Nga…
Iniciativa qytetare “Tvrdokorni” për sot në orën 17 ka paralajmëruar protesta, të cilat pritet të fillojnë nga katedralja “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, “Tvrdokorni” do të kërkojnë lirimin e “patriotëve” të cilët u arrestuan për sulm dhe shkaktim të plagëve gjatë të “enjtes të përgjakshme” më 27 prill në Kuvendin e Maqedoni. Siç informojnë, ata gjithashtu kanë për qëllim edhe zgjimin e popullit maqedonas kundër shitjes së interesave shtetërore dhe kombëtare nga qeveria e re. Prej atje thonë se marshi i nesërm në Shkup do të jetë thirrje për vetëorganizim dhe kundërshim të siç thonë, tradhëtisë së brendshme dhe…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Veles. Vizita e kryeministrit Zaev në Veles është me qëllim që drejtpërdrejt t’i njoftojë qytetarët e qytetit dhe përfaqësuesit e organizatave për të rinj me masat qeveritare, siç janë shuma e re e pagës minimale, tarifa e re e energjisë elektrike, mbështetja e punëtorëve me paga më të ulëta për pushim vjetor, si dhe disa masa të cilat kanë të bëjnë me politikat e të rinjve siç janë garancia e të rinjve dhe mbështetja për bujqit e rinj.
Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar ligjet për pagë minimale, për punëtorët e falimentuar, për ndaljen e taksës radiodifuzive, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, këta ligje janë me rëndësi kyçe dhe do të kontribuojnë për një buxhet më të mirë familjar të qytetarëve, për zvogëlimin e dallimeve sociale dhe për rregullimin e padrejtësisë për dekada të tëra ndaj punëtorëve të falimentuar. Me miratimin e Ligjit për pagë minimale, të gjithë të punësuarit në të gjitha degët e ekonomisë do të marrin pagë më të lartë minimale, 12.000 denarë. Ky ligj do të vlejë edhe për të…
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare konsiderojnë se bisedimet e drejtpërdrejta mes Shkupit dhe Athinës zyrtare, nuk paraqesin kthesa radikale që do të çonin kah zgjidhja e kontestit për çështjen e emrit, megjithëse thonë se marrëdhëniet e ngushta në frymë pozitive mes dy vendeve fqinje, i hapin rrugë zhbllokimit të procesit të integrimit të Maqedonisë në strukturat e aleancës veri-atlantike. Këto komente vijnë pas mesazheve të së enjtes në Shkup nga ana e shefave të diplomacive mes dy vendeve Nikola Dimitrov të Maqedonisë dhe Nikos Kozias të Greqisë, se janë diskutuar modalitet që do të çonin kah zgjidhja e kontestit të çështjes së…
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë kanë njoftuar se dy librat të cilat ishin në proces të revizionit nuk do të përfshihen në procesin mësimor gjatë viti shkollor 2017/2018, njofton “TV 24”, përcjell Portalb.mk. “Dy libra që ishin në kontroll nuk do të përdoren në shkolla dhe nxënësit nuk do ti mësojnë leksionet kontestuese. Në ndërkohë profesorët do të vazhdojnë të punojnë me programet dhe syllabusët e përpunuara”, njoftojnë nga Ministria. Bëhet fjalë për libra e Shoqërisë së klasës së katërt dhe librin e Arsimit Qytetar për klasën e tetë, të cilat nxitën reagime të mëdha në publik, për…
Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet në korsi të thata dhe intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informojnë nga LAMM, në vend kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Kjo informatë ka të bëjë vetëm me anën e Maqedonisë në kufi. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar dhe respektim i sinjalizimit të vendosur në rrugë në ato pjesë ku kryhen punime.
Ministria e Financave është në përgatitje të dokumentit strategjik, Programi ekonomik për reforma për periudhën 2018-2020, me çka Ministria do të bëjë takime konsultative me gjithë grupet që do kontribuojnë në përgatitjen e së njëjtës nga akademia, biznes sektori etj, bëri të ditur zëvendësministrja e Financave e Republikës së Maqedonisë, Shiret Elezi. “Në vitin 2015 Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes përgatitjeve të Programeve reformuese ekonomike vjetore të ndikojnë në përmirësimin e politikave ekonomike dhe udhëheqjes në ekonomi. Ky program është i katërti që është përgatitur në përputhje me udhëzimet e Komisionit Europian. Programi përfshin kornizën…
Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, sot ju bëri thirrje drejtorëve të shkollave që të jenë transparent me Ministrinë e Arsimit. Sipas saj, drejtorët duhet të paraqesin objektet e shkollave nëse janë të dëmtuara që të merren masa. Ndërsa për personat me nevoja të veçanta do të kenë asistent gjatë orëve të mësimit. Ministrja bëri apel që të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të japin numrin e saktë të personave me nevoja të veçanta që të krijohen kushte. Më tej ajo theksoi se do të shkurtohen edhe orët e mësimit për hir të efektivitetit. “Iniciativa e parë është se nxënësit…
Në suaza të edicionit të 12-të të festivalit të arteve bashkëkohore AKTO, sot do të mbahet debati publik “Çfarë shtëpi e oficerëve na duhet?”, në parkun e Shtëpisë së oficerëve në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në këtë debat, siç informojnë organizuesit, do të marrin pjesë ministri i kulturës, Robert Allagjozovski, ekspertë të trashigimsë kulturës, si dhe disa organizata dhe individë nga Manastiri që ndër vite kanë përkrahur kthimin e Shtëpisë së Oficerëve në funksion të të mirës publike. Programi i festivalit përfshin ekspozita të shumta, punëtori për muzikantë, program për fëmijë, koncerte që do të mbahen në disa lokacione në…