“E përshëndes Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë. Ajo është e rëndësishme për popujt e Republikës së Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë, por edhe për tërë rajonin”, deklaroi zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji në takimin me zëvendës kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva. Sipas kumtesës së MPJ-së bullgare, të dy biseduan në Slloveni në kuadër të Forumit strategjik në Bled. “Një nga përfitimet më të mëdha të kësaj marrëveshjeje është se është përpunuar pa ndihmë të huaj, me çka treguam se…
Author: Adijat
Komunikacioni në autostradën Negotinë – Gjevgjeli sot në mëngjes nga ora 07:10 është në ndërprerje për automjetet transportuese, ndërsa për automjetet e udhëtarëve zhvillohet me ndërprerje. Arsyeja për ndërprerjen, siç kumtoi Lidha Auto Moto e Maqedonisë, është aksidenti rrugor në hyrjen e tunelit.
Pajaziti: Duhet të zbatohen masa sanksionuese për ata që shfrytëzojnë apo keqtrajtojnë fëmijët Pothuajse në çdo zonë të Shkupit, por pa lënë anash edhe qytet të tjera, vërehen fëmijë të cilët i sheh si pastrojnë xhamat e veturave, shesin facoleta, apo edhe kërkojnë lëmoshë. Disa prej tyre nuk kanë vënë këmbë asnjëherë në shkollorë edhe pse dëshira nuk ju mungon. Disa të tjerë janë edhe shkollë edhe punë. Duke qenë në moshë të vogël, nga bisedat që kemi bërë me disa prej tyre, e pranojnë një fat të tillë si normal, shkruan Almakos. Almakos: Që sa kohë shet facoleta? Vogëlushja:…
Kontributi dhe gadishmëria e mërgimtarëve dibranë për të kontribuar dhe ndihmuar financiarisht vendlindjen e tyre është për tu vlersuar, por si duket po keqpërdoret dita ditës nga kryetari i Komunës së Dibrës. Në këtë periudhë parazgjedhore ku ndodhemi tendencat e kryetarëve për të fituar poena politike janë të shumta, e kjo u vërejt edhe te kryetari i Dibrës, por ndryshe nga Komunat tjera, në Dibër po përdoren standarte të dyfishta, shkruan InfoShqip. Në faqen zyrtare të kreut të Komunës Dibër, Ruzhdi Lata, është afishuar një postim ku paraqiti një investim në fshatin Xhepishte të ministrisë së arsimit dhe Komunës Dibër.…
Skandali i fundit i publikuar nga shërbimet e Qeverisë së Maqedonisë se rreth 160 persona të punësuar në Sekretariatin e ekzekutivit kanë marrë paga pa bërë asnjë ditë punë, ka hapur edhe çështjen tjetër të pazgjidhur të më shumë se 1500 personave të punësuar në administratën shtetërore që po ashtu me vite marrin paga pa bërë asnjë ditë pune. Nga Qeveria kanë bërë të ditur se personat që së fundi janë zbuluar, ishin pranuar në marrëdhënie pune nga qeveria e kaluar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, dhe se me këtë veprim të jashtëligjshëm buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth një…
I njohur si mbreti i prostitucionit në Ballkan, Dilaver Bojku u vra tre javë më pare para lokalit të tij në Strugë. Disa ditë më vonë u raportua se para se të shkrepte armën e drejtuar Bojkut, vrasësi i kishte thënë në gjuhën serbe: Tash je i pavlerë. Mediat serbe shkruajnë se kjo vrasje është e lidhur më një tjetër që kishte ndodhur gati 19 vjet më parë në Beograd. Atje ishte vrarë motra e Bojkut, Lija Ahmetovic. Vrasja kishte ndodhur në vitin 1998 kur ajo po kthehej nga puna. Punonte si pastruese në një institut. Atë kohë policia serbe kishte…
Fundjavën e kaluar në territorin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 33 aksidente komunikacioni, ku në një ka humbur jetën një person, ndërsa në tre aksidente tjera rëndë janë lënduar tre persona, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime më të lehta. Në nëntë aksidente tjera janë lënduar më lehtë 23 persona, ndërsa në 20 tjera është shkaktuar vetëm dëm material. Policia gjatë fundjavës ka sanksionuar 97 shoferë, të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë , shoferë kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 8 tjerë kanë kaluar në ngjyrën e kuqe të semaforit. Gjithsej 58 shoferë kanë drejtuar mjetet…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës së dërguar sot për media ka kujtuar se “Qeveria e Maqedonisë e udhëhequr nga kjo parti do të vazhdojë me reforma” duke kujtuar gjithashtu se pas shumë vitesh nxënësit e Maqedonisë sot po fillojnë shkollën pa stresin e testimit ekstern, njofton Portalb.mk. “Nxënësit e mësimit fillor dhe të mesëm për herë të parë pas shumë vitesh do të fillojnë vitin shkollor të lirë nga stresi i panevojshëm që u shkaktua nga testimi ekstern, me çka ata do të jenë më motivuar për procesin mësimor. Qeveria e udhëhequr nga LSDM po i sanon dëmet në…
Edhe sot kandidatët e pavarur për këshilltarë dhe kryetarë komunash kanë kohë të mbledhin nënshkrime për listat, ndërsa parititë politike listat e tyre të kandidatëve duhet t’i dorëzojnë më së voni deri më 9 shtator. 9 shtatori është edhe data deri kur do të zgjasë hetimi në listat zgjedhore, ndërsa më 15 tetor qytetarët do të votojnë për kryetarë komunash, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me fushatën zgjedhore partitë do të fillojnë më 25 shtator dhe e njëjta do të zgjasë deri 13 tetor. Rrethi i dytë për zgjedhjet lokale është më 29 tetor, ndërsa fushata për të do të zgjasë deri…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës zyrtare në Izrael, ku merr pjese në delegacion zyrtar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë kishte paraqitje në Forumin e Biznesit në Jerusalem, ku morën pjesë biznesmenë nga Izraeli dhe Maqedonia. Ministri Bekteshi informoi biznesmenët e pranishëm me mundësite që ofron Ministria e Ekonomisë për investime të huaja direkte, në fushë ndryshme sic janë energjetika, turizmi si dhe investimet në zonat e lira ekonomike, qe jane te orientuara per eksport. Për Republikën e Maqedonisë, tha Bekteshi, përvoja e Izraelit në berjen e biznesit është me rëndësi të madhe, duke pasur parasysh klimën…
Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Visar Ganiu, mbrëmë u takua me drejtorë te shkollave fillore te komunës së Çairit dhe Butelit. Në takim u bë fjalë për menaxhimin e arsimit fillor, përgatitjen e shkollave për vitin shkollor 2017/2018, kushtet që shkollat u ofrorojne nxënsëve dhe nevojat e tyre që kanë të bëjnë me zhvillimin e mirëfilltë të procesit edukativo-arsimor. Siç dihet sot fillon mësimi dhe zëvendës ministri u uroi drejtorëve punë të mbarë.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, së bashku me një delegacion të Ministrisë, sot dhe nesër do të qëndrojë në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të koleges së saj sllovene, Andreja Katiç. Në kuadër të vizitës, Shekerinska do të ketë takime edhe me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë sllovene, Dejan Zhidan, kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Nesër ministrja Shekerinska do të merr pjesë edhe në Forumin strategjik të Bledit, konferencë udhëheqëse në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila tërheq numër të madh të shefave të shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë. Në Forumin e Bledit, paralajmëron MM, do…