“Iniciativa qytetare për të drejta të barabarta të prindërve pas divorcit” dhe “Iniciativa qytetare për të drejta të barabarta të personave me hendikap dhe nevoja të veçanta 5më12” nesër do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim. Në evenimentin, që organizohet nga dy iniciativat qytetare dhe Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi do të flitet edhe për për statusin momental të ndryshimeve ligjore të cilat janë preokupim i të dy iniciativave.
Author: Adijat
Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, njofton opinionin publik dhe të gjithë besimtarët që kurbanin e tyre e kanë dhuruar për nxënësit e Medresesë Isa Beu dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Islame, se më sukses është shpërnda mishi i kurbanit në tërë territorin e Maqedonisë. Mishi i cili i tejkalon nevojat e konviktit të Medresesë Isa Beu, tradicionalisht ndahet tek skamnorët, jetimit, invalidët e luftës dhe njerëzit në nevojë. Këtë vit është shpërnda mbi 80 tonelata mish, sasi rekorde kjo e mishit në krahasime vitet e tjera. Aksioni i shpërndarjes filloi në ditën e tretë të festës së…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot kumtoi se numrin e nevojshëm të nënshkrimeve e kanë grumbulluar 27 kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe 47 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave. Afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura përfundoi mbrëmë në mesnatë, ndërsa nënshkrime tubuan 27 kandidatë për kryetarë komunash në 16 komuna dhe 48 lista të këshilltarëve në 21 komuna. Zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska në konferencë shtypi tha se nënshkrime në listat e kandidatëve për kryetar të komunave janë grumbulluar për 22 komuna edhe atë Manastir, Bërvenicë, Vallandovë, Vevçan, Gradski, Debarcë, Dojran, Zërnovc, Kavadar, Mavrovë…
Kur flasim për paqen dhe sigurinë në rajon, të gjithë jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë shumë faktorë që e determinojnë sigurinë e secilit shtet veças dhe të rajonit në tërësi. Me këtë rast nisem nga shkalla e demokracisë, sundimit të së drejtës dhe shtetit juridik në çdo shtet, e deri në konstelacionin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kur flas për këta faktorë „të brendshëm“ që e determinojnë sigurinë, mendimi im është se ende ngecim kur bëhet fjalë për proceset demokratike të kuptuara në kuptimin e tyre të gjerë, si dhe në funksionimin e shtetit juridik. Këtë e theksoi kryetari i…
Tetë vite kanë kaluar nga fatkeqësia në Liqenin e Ohrit, kur nga fundosja e anijes “Ilinden” jetët i kanë humbur 15 persona, turistë nga Bullgaria fqinje. Fatkeqësia ka ndodhur më 5 shtator të vitit 2009 në ora 10:30, kur u fundos anija “Ilinden” që me 57 udhëtarë qarkulloi në relacionin nga Ohri në Shën Naum. Atë mëngjes të së shtunës ka qenë jashtëzakonisht ngrohtë, liqeni i qetë, asgjë nuk ka paralajmëruar se do të ndodhte fatkeqësia më e madhe e anijes në historinë e lundrimit në Liqenin e Ohrit. “Ilinden” është përmbysur dhe është fundosur në rreth 250 metra distancë…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Bled në takimin për Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore e theksoi rëndësinë e politikës së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në kontekst të integrimit evropian. “Në periudhën e ardhshme prej një vit e gjysmë, rajoni ka gjasë të bëjë progres të dukshëm në integrimet evropiane. Që ta shfrytëzojmë, duhet të punojmë në reformat në shtëpi dhe të investojmë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh. Na paraprin periudhë e mundësive dhe perspektivave. Ne duhet të demonstrojmë përkushtim të agjendës reformuese dhe të domosdoshmërisë nga bashkëveprimi dhe bashkëpunimi rajonal.…
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën e sotme e refuzoi ankesën për shkarkimin e ish ushtruesit të detyrës të drejtorit në “Jasen” Oliver Andonov si të pa bazë. Gjithashtu, Komisioni solli vendim të tillë edhe për ankesën e Lidija Bogdanovskës, ish ushtruese e detyrës drejtoreshë e Shërbimit për sistem informativ hapësinor, organ pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor nga Manastiri. Ankesat e të dy ish ushtruesve të detyrës u refuzuan për shkak se vendimet për shkarkimin e tyre janë marrë para ditës së shpalljes të zgjedhjeve lokale. Oliver Andonov pas seancës deklaroi se vendimi për shkarkimin e tij ka…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 26- të, ku do të shqyrtohen informatat për situatat dhe përparimin në procesin e integrimit evropian, për shfrytëzimin dhe për implementimin e fondeve të BE-së, për statusin e realizimit të prioriteteve për hyrje në NATO, si dhe për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në seancë, siç informoi prej shërbimi qeveritar, do të shqyrtohet edhe informata e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për revidimin e Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2017, dhe informata për familjet e margjinalizuara…
Trupi i një burri të vdekur, dje pasdite është gjetur në një prej dhomave të një hoteli pranë magjistrales në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë. Nga MPB-ja informojnë se i vdekuri A.F (55) banorë i fshatit Odër, i cili paraprakisht është paraqitur si mysafir në recepsionin e hotelit. Nga informacionet e para të hetimit, vdekjen e ka konstatuar një ekip i ndihmës urgjente mjekësore i cili është thirrur. Në trupin e të vdekurit nuk ka pasur shenja dhune dhe me siguri bëhet fjalë për pasojë nga problemet shëndetësore. Pas paraqitjes, ekipi mjekësor ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa rastin e…
Disa ditë para se të dorëzohen listat në Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike po i përfundojnë analizat brenda partiake. Sipas burimeve partiake, deputeti aktual i LSDM-së, si dhe ish kandidati për kryetar i shtetit, Stevo Pendarovski po udhëheqë në garën brenda partiake për Shkupin, por partia ka vendosur që Petre Shilegov të jetë kundër kandidat i Koce Trajanovskit. Pritet vetëm kryetari i partisë, Zoran Zaev, të kthehet nga udhëtimi zyrtar, dhe të zyrtarizohet kandidatura e Shilegovit. VMRO DPMNE sërish do ti teston ndjenjat patriotike të banorëve të komunës së Kisella Vodës. Për këtë komunë, favorit kryesor është i dënuari për…
Konferenca ndërkombëtare “Ballkani mes Lindjes dhe Perëndimit: rreziqet e sigurisë të reja ose të vjetëra”, do të mbahet prej sot deri të enjten në Ohër nën organizimin e Institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe pranë Fakultetit Filozofik në Shkup dhe Fakultetit për Siguri nga Beogradi. Në konferencë janë paralajmëruar pjesëmarrës nga Maqedonia, Britania e Madhe, Italia, Spanja, Danimarka, Hungaria, Turqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe vende tjera. Qëllimi kryesor i konferencës është që në një vend të mblidhen bashkësia akademike nga Maqedonia dhe vendet tjera që të diskutojnë për çështjet më të rëndësishme që…
Kryetari i Komunës Qendër të Qytetit të Shkupit përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se me forca të përbashëta do të mund të mposhtet kundërshtari i përbashkët, në në këtë rast, si partia e tij por edhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, është VMRO-DPMNE-ja. “Kemi një kundërshtar të përbashkët politik, dhe ky kundërshtar është VMRO-DPMNE. Besoj se vetëm me forcat e përbashkëta do të mund ta mposhtim. Kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, kështu ka shkruar mbrëmë kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski në profilin e tij në Facebook. Zhernovski ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të…