Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar kandidimin e ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari për kryetar të komunës së Gostivarit. “Si kryeministër e respektojë vullnetin politik të partive, të partnerëve të koalicionit dhe përcaktimet e vendimet e tyre, me të cilat dalin si ofertë para qytetarëve”, theksoi Zaev. Sipas tij,çdo funksionar i zgjedhur dhe i emëruar i Qeverisë, përveç përgjegjësis politike, ka edhe përgjegjësi morale dhe etike për punën e tij dhe sidomos para qytetarëve. Zaev nuk përjashtoi mundësinë që edhe ministra e zëvendësministra të tjerë të kandidohen për kryetarë komunash. Por megjithatë, sipas tij, institucionet do të punojnë me kapacitet të…
Author: Adijat
Një fëmijë 10-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi mbrëmë ka pësuar në një aksident komunikacioni në Kumanovë. Sipas policisë, 10-vjeçari është goditur nga makina e tipit “Opel” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga 30-vjeçari T.O, mbrëmë rreth orës 20 në qendër të Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni. 10-vjeçari është vendosur në Spitalin e Kumanovës, ndërsa pas ndihmës së marrë është transferuar në një nga klinikat e Shkupit. SPB Kumanovë ka kryer hetim në vendin ku ka ndodhur aksidenti.
Institutit për demokraci “Societas Civilis” – Shkup në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer sot do të prezantojnë projektin “PERFORM ON REFORM” – vëzhgim i progresit në reforma lidhur me aderimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”. Zëvendëskryeministri Osmani në kuadër të këtij evenimenti do të prezantojë implementimin e deritanishëm të Planit 3-6-9, si shtyllë kryesore për kthimin e agjendës evropiane të Maqedonisë; bashkëpunimin me organizatat joqeveritare në procesin e implementimit të Planit 3-6-9; si dhe vështrim drejt proceseve të përgjithshme euro-integruese të Republikës së Maqedonisë. Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, pas mbarimit të ngjarjes, parashihet që zëvendëskryeministri të…
Filmi artistik me metrazh të gjatë “Golden Five” e Goran Trençovskit ka hyrë në selektimin zyrtar të edicionit të 36-të të Festivalit internacional të filmit në Nju-Xhersi nga gjithsej 367 filma të paraqitur nga tërë bota. Premiera amerikane, filmin do ta ketë më 22 shtator, ndërsa në ftesë të organizatorit, regjisori Trençovski do të realizojë takim me studentë dhe profesorë të Universitetit “Ratgers” në NjuBransuik, ndërsa producenti Dejan Milloshevski do të negociojë me shpërndarës potencialë të filmit për SHBA-në. Më 8 shtator, filmi do të shfaqet në Festivalin qendror- evropian të filmit në Temishvar, Rumani, më 19 shtator në Festivalin…
Prej sot fillon festimi treditor i 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Maqedonisë, e cila këtë vit shënohet me moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”. Shënimi fillon pasdite me ngjarje sportive “Vrapo, luaj, aktivizohu”, e cila do të mbahet në Skelën e lumit Vardar në organizim të Agjencisë për Rini dhe Sport. Do të organizohet garë rekreative në atletikë, aksion ekologjik për pastrimin e Skelës, volejboll në rërë, kajak, kros fit, ngjitje në shkëmbinj dhe skejt aktivitete. Festimi qendror do të mbahet nesër, ndërsa organizator është Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të festimit qendror është paraparë…
Në komunat në vendin tonë bëhen punësime të motivuara politikisht. Hulumtimi i bërë gjatë 15 muajsh nga Instituti ZIP, Mrezha 23 dhe i përkrahur nga Bashkimi Evropian, ka përfshirë 14 komuna dhe atë : Saraj, Gjorçe Petrov, Qendër, Çair, Tetovë, Tearcë, Likovë, Strumic, Shtip, Veles, Gostivar, Prilep, Manastri dhe Strugë. Sipas hulumtimit edhe pse situata është përmirësuar që nga reformat e fundit që janë bërë në ligjin për punësim, procedurat burokratike, ritmi i ngadalshëm dhe strukturat e centralizuara kontribuojnë në këtë çështje, por megjithatë nuk ka fleksibilitet në procedurën e punësimit, pra, procedura është e gjatë dhe formale. Në bazë…
Frika nga humbja në zgjedhjet lokale tek VMRO-DPMNE çdo ditë e më shumë po rritet, ndërsa dëshmi për atë janë lajmet e rreme që kjo parti çdo ditë i plason. Filip Gjerogiev mendon se nësë shefi i tij Nikolla Gruevskit ka porositur rrëzim të objekteve, hilte, presione, “dënime dhe kërcënime”, atë duhet ta bëjnë edhe gjithë të tjerët. VMRO-DPMNE nuk dëshiron të kuptojë se ka përfunduar koha janë porositur burgosje, dënime, shkatërrime dhe presione ndaj firmave. Institucionet sot punojnë me profesionalizëm, sipas ligjit dhe në interes të qytetarëve.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot paralajmëroi se deri në fund të vitit do të ketë ndryshime në planifikimin buxhetor dhe se do të përgatitet propozim ligj i ri për reforma në këtë pjesë. “Borxhi publik arrin 4,7 miliardë euro dhe është e nevojshme të ndryshojë planifikimi buxhetor. Deri në fund të vitit do të ketë ndryshime në kornizën buxhetore me propozim-ligj për reforma në këtë pjesë”, deklaroi sot ministri Tevdovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri pas takimit me përfaqësuesit e bankës botërore. Ai shtoi se është përgatitur edhe propozim strategjia në…
artitë politike në Maqedoni janë pranë zyrtarizimit të kandidaturave për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, në të cilat pritet të zgjidhen drejtuesit e pushteteve vendore në 80 komuna dhe Shkupin, si njësi e veçantë e administrimit lokal, që në përbërjen e tij ka dhjetë komuna urbane. Nga këto komuna, 16 janë më shumicë shqiptare. Në to, pritet të zhvillohet një garë e fortë elektorale mes partive politike shqiptare, si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë, Dibër, Çair dhe komuna tjera rurale. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që aktualisht drejton shumicën e këtyre komunave, pritet që të zyrtarizojë edhe për një mandat shumicën…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka mbajtur konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të para të formimit të qeverisë. Ai tha se ai së bashku me zv.kryeministrat janë angazhuar për t’i kthyer paratë tek qytetarët, për ta promovojnë Maqedoninë në vendet e jashtme dhe për ta kthyer shtetin në rrugët drejt Evropës. “Fjalën e dhënë e kemi kthyer në relitet. Kjo qeveri është e gjithë qytetarëve dhe për interes të qytetarëve. Kjo qeveri prej në fillim është ballafaquar me rrezikun e rebalancit të buxhetit, me të cilin janë ndaluar harxhimet joekonomike dhe janë kursyer shuma të mëdha. Marrëdhëniet…
https://www.youtube.com/watch?v=eUKH6BzPUlU “Gjendja e sigurisë është e mirë, por duhet të punohet që të përmirësohet, me qëllim që qytetarët e Ohrit dhe rrethinës të jenë të kënaqur me punën e Policisë së Maqedonisë dhe sigurisë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë vizitës së tij në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër. Ai shtoi se një nga problemet me të cilat përballet SPB Ohër është mungesa e kuadrit, ndërsa shtoi se me masa adekuate do të zgjidhet edhe ky problem. “Mund të jemi të kënaqur me mënyrën e punës, por duhet vazhdimisht të përmirësohet. Ju bëj thirrje…
Kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi ka mbajtur sot fjalim në seancën që ka pasur të bëjë me propozim ligjin për gjuhën shqipe. “16 vjet më parë, katër partitë më të mëdha, bashkë me presidentin e atëhershëm Boris Trajkovski, në prezencën dhe me mbështetjen e fuqishme të komunitetit ndërkombëtar të përfaqësuar nga Bashkimi Evropian, SHBA, NATO dhe OSBE, nënshkruan Marrëveshjen paqësore të Ohrit dhe u pajtuan për një Maqedoni të re, Maqedoni të barabartë. Marrëveshja e Ohrit, nëpërmjet amendamenteve kushtetuese të miratuara po nga ky Kuvend, u bë pjesë e rregullit kushtetues të vendit. Sot, para nesh kemi…