Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të 26-të, miratoi disa masa për përmirësimin e gjendjes së gjuhës maqedonase, të cilat përfshijnë 11 pika. Kryetari i Këshillit për gjuhë maqedonase, Ljudmil Spasov, në fjalimin e tij para gazetarëve tha se këto masa kanë për qëllim përmirësimin e komunikimit publik në aspektin e gjuhës maqedonase, arsimimin për gjuhë në gjitha nivelet, studimin shkencor të gjuhës maqedonase, si dhe promovimi e saj në universitetet e huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai njoftoi se është e paraparë që Seminari i gjuhës maqedonase, literaturës dhe kulturës të zmadhohet në Qendra maqedonase “Makedonium”, përmes së cilës do të marrin bursa shtetasit e huaj…
Author: Adijat
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje evropiane, për shëndetësi dhe Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive. Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përmbarim, në procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, i parashtruar nga deputetët Nevenka Stamenkova, Ilija Dimovski, Dragan Danev. Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën për Propozim ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për shëndetësi Propozim ligjin…
Sot, në ambientet e Ministrisë dhe më pas bashkë me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, zhvilluam takim pune me mikun tim dhe një ndër biznesmenet më të suksesshem jo vetëm në Republikën e Shqipërisë por edhe i rajonit, Shefqet Kastratin, themelues dhe njëkohësisht drejtori gjeneral i kompanisë “Kastrati Group” , i shoqëruar nga partnerët e tij, Nova Global Group nga Republika e Turqisë. Gjatë takimit biseduam rreth klimës pozitive për investime dhe kushteve që ofron legjislasioni i Republikës së Maqedonisë në drejtim të investimeve për kompanitë e huaja në vendin tonë, e në veçanti në zonat e lira…
Këshilli për reforma në drejtësi në Ministrinë e Drejtësisë së shpejti do të propozojë iniciativa për të cilat është biseduar në mbledhjen e djeshme. Këtë e bëri të ditur profesori Borçe Davitkovski, anëtar i Këshillit, njofton Portalb.mk. Ai njoftoi se për t’u bërë këto ndryshime është shqyrtuar mundësia e përpilimit të një propozim-ligji për heqje të lustrimit. “Këto janë çështjet e para por që nuk e dimë nëse ky vendim do të shkonte në mënyrë retroaktive ngaqë ka edhe shumë aspekte për të cilat duhet të bisedohet. Kemi trajtuar edhe problemin e kushteve në burgje dhe mundësinë e amnistisë, që të…
Dragi Rashkovski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë mbrëmë në TV Telma deklaroi se Prokuroria për krim të organizuar po heton rastin e të punësuarve në qeveri, të cilët nuk kanë punuar fare ndërsa kanë marrë rroga. Rashkovski shtoi se të gjithë janë punësuar gjatë konës së qeverisë së kaluar, 500 prej tyre janë shpërndarë nëpër institucione, ndërsa 60 akoma janë të punësuar në Sekretariatin e Pëgjithshëm të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me këto 60 kemi biseduar për vendosjen e tyre në vende tjera pune, sipas kualifikimeve të tyre. Vetëm dy të tretat kanë të mbaruar arsimin e lartë,…
Analizë studimore të nevojave: kyçje sociale e grupeve të rrezikuara përmes krijimit të mundësive të barabarta për qasje deri te tregu i punës do të prezantohet sot në Shkup. Analiza përfshin të dhëna për gjendjen aktuale të personave të rinj në moshën prej 18 deri 29 vjet shfrytëzues të asistencës sociale ose jetojnë në familje të cilët janë shfrytëzues të asistencës sociale lidhur me punësimin e tyre dhe pjesëmarrje në tregun e punës.
Në Shkup sot do të promovohet publikim me analizë për gjendjen aktuale me punësimin dhe pjesëmarrjen në tregun e punës të të rinjve të moshës 18-29 vjeçare, shfrytëzues të ndihmës sociale ose që jetojnë në familje shfrytëzuese të ndihmës sociale. Publikimin “Analizë studimore të nevojave: inkuadrim social i grupeve të ndjeshme përmes krijimit të mundësive të barabarta për qasje në tregun e punës” do ta promovojë Koalicioni i organizatave rinore TANI. Dokumenti është pjesë e projektit Përmirësimi i inkluzionit social përmes përforcimit të punësimit “Dera e hapur – për të rinjtë nga të rinjtë” nga skema e dytë e grantit…
Gjithsej 13-të aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në njërin prej tyre një person e ka humbur jetën, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë pesë persona. Në katër aksidente lëndime trupore kanë marrë pesë persona, ndërsa në tetë aksidente të tjera është shkaktuar dëm material. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se policia rrugore ka sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh mes të cilave 28-të shoferë për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, tre shoferë për kalim në…
Qytetarët vetëdijesohen për deponitë vetëm kur këto të fundit i kaplon zjarri Kur deponitë kalohen nga zjarri, atëherë qytetarët vetëdijesohen më shumë për rrezikshmërinë që vjen prej tyre. Sipas raportit të prezantuar sot nga Avokati I Popullit, nëse qytetarët që jetojnë pranë deponive nuk I shqetëson zjarri apo era e keqe, askush nuk ankohet, kjo vërehet në uljen e ankesa për mbrojtje të së drejtës së ambientit të shëndoshë të jetesës, shkruan Almakos. https://almakos.com/tymi-zi-nga-deponite-ngjyra-e-kancerit-ne-te-ardhmen-e-shoqerise-video Sipas të dhënave të shpalosura sot, numri I ankesave të parashtruara deri tek Avokati I Popullit, nga 35 sa ishin në vitin 2013, është ulur në…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Meksikës në Republikën e Maqedonisë, Marko Antonio Garsija Blanko. Ambasadori, siç njofton Sektori i Kuvendit për marrëdhënie me opinionin, i përcolli përshëndetjet e kryetares së Shtëpisë së Përfaqësuesve dhe të kryetarit të Senatit të Kongresit të Meksikës dhe e prezantoi kandidimin e senatores, Gabriella Kuevas Baron për kryetare të Unionit Interparlementar (UIP), duke theksuar se senatorja Kuevas Baron ka përvojë të madhe parlamentare dhe ndërkombëtare dhe shfaqi shpresë se do e ketë edhe përkrahjen e Delegacionit të Kuvendit të Republikës…
Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Asamblenë e 72-të të përgjithshme të KB-së në Nju-Jork nga data 17 deri në 23 shtator, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. Në përbërjen e delegacionit të RM-së do të jenë edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri pa dikaster i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi. Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të punës së Asamblesë së përgjithshme dhe do të ketë fjalim në konferencën tematike “Qeveria e hapur”, me të cilën do të kryesojë presidenti i Francës, Emanuel Makron. Është parashikuar që kryeministri Zaev të marrë pjesë…
https://www.youtube.com/watch?v=Q4CKsd-Jhd0 Një furgon me targa të SK ka shkaktuar aksident në pikën pagesore të Gllumovës sot në mesditë, duke goditur një veturë me targa AL. Sipas dëshmitareve okular furgoni me shpejtësi të madhe, fillimisht ka goditur kabinën e pikës pagesore dhe pastaj makinën, ku ishin 5 shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe një foshnje 3 muajsh, të cilët kanë përfunduar në Qendrën klinike universitare të Shkupit. Përfaqësuesi i pikës pagesore në autostradën Tetove-Shkup tha se furgoni nuk ka arritur të frenoj dhe në goditje të kabinës, është lënduar edhe njëri nga inkasantët, por sipas tij, kolegu…