Author: Adijat

Në shënimin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë, një delegacion qeveritar, e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev do të vendosin lule në varret e presidentëve, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski dhe para monumentit “Çlirimtarët e Shkupit” para Qeverisë. Gjithashtu, Zaev do të drejtohet në këtë eveniment në rastin e shënimit të festës së madhe shtetërore në vendin “Tre Dardha” në Draçevë të cilën tradicionalisht e organizon organizata komunale e LSDM-së në Kisella Vodë. Festa qëndrore u mbajt dje me paraqitje dhe muzikë para objektit të Qeverisë dhe brenda ndërtesës.

Lexo më Shumë

Maqedonisë po i ndodh revolucion në gjyqësor dhe kjo është faza e tretë që duhet të plotësohet dhe të përmbyllet etapa e Prokurorisë publike në Maqedoni, ku duhet të caktoher një prokuror i ri i cili do ta zavendësojë Marko Zvrlevskin, shkruan Telegrafi Maqedoni. Shkarkimi i Marko Zvrlevskit ndodhi më 17 gusht ku me 62 vota vendosën deputetët që të hapin rrugën për një kryeprokuror të ri. Në vend të Zvrlevskit u emërua si ushtrues detyre gjykatësja Liljana Spasovska. Dje (7 shtator) u votua konkursi publik për Kryeprokuror të ri. Me 61 vota pro dhe me deputetë të OBRM-PDUKM-së që…

Lexo më Shumë

Ministria e shoqërisë informatike me ligj të ri për shërbime audiovizuale mediatike do të tentojë të krijojë media të pavarura dhe të lira nga presioni politik. Me këtë, praktikisht duhet të respektohen edhe rekomandimet nga raporti i Pribes dhe mediat të distancohen nga politika dhe politikanët, njofton Alsat-M. Nga Asociacioni mediatik i Maqedonisë konsiderojnë se propozim ligji është i mirë, por vërejtja kryesore është se anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Media do të lirohen nga përgjegjësia për vendim të marrë për gjobitjen e ndonjë mediumi nëse i njëjti bën shkelje. Nga AMM përmes shkresës kërkuan nga Ministria e Shoqërisë…

Lexo më Shumë

Kandidati nga Lëvizjes BESA, Xhemail Çupi për kryetar të komunës së Dibrës përmes një shkrimi ka treguar arsyet se pse ka pranuar sfidën për të parin e komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor. Ja postimi i tij i plotë: Të nderuar bashkqytetarë dibranë, këtu në Dibrën tonë kreshnike por edhe ju që jetoni në mërgatë anë e kënd botës! Para jush shpalos emocionin më të fuqishëm të jetës sime që rrallë kush e përjeton dhe as që e kam paramenduar ndonjëherë se do ta përjetoj, por disa herë jeta i servon njeriut supriza dhe sfida…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë sot e shënon 26-vjetorin e referendumit të zbatuar me sukses në të cilin qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran. Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”. Referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoni kanë shpërndarë partitë politike shqiptare për të nxjerr kandidatë të tyre për kryetar komune dhe për listat të këshilltarëve komunal. Por në Gazi Babë, si askund tjetër, Lëvizja Besa, BDI dhe Aleanca për shqiptarët do të garojnë me listë të përbashkët të këshilltarëve që mos shpërndahet vota shqiptare, që janë pakicë në këtë komunë. Nën iniciativë dhe organizim të bashkësisë lokale “Alija Avdoviç”-Hasanbeg gjegjësisht sekretarit Zurap Murtezani arritën që të gjithë kryetarët e degëve të Gazi Babës , Lëvizja Besa Fatmir Shaqiri, Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Sadiku dhe Aleanca për shqiptarët Shefik Ukiqi njëzëri…

Lexo më Shumë

Përkundër probleme të trashëguara, në shkollën fillore “Murat Labënishti” edhe këtë vit ka rritje të numrit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë. Këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës janë ulur 135 nxënës, prej të cilëve 5 në paralelet në gjuhën shqipe dhe 2 paralele në gjuhën maqedonase. Për rreth 270.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të hënën ka filluar vitit i ri shkollor 2017/2018. Për të parën herë në bankat e shkollës janë ulur rreth 20.437 nxënës të klasës së parë, shkruan gazeta KOHA. Por ajo që mund të vërehet është se…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë dje ka marrë pjesë në fillimin e festimeve për 26 vjetorin e vendit, festimet të cilat kanë nisur para Qeverisë. Ai publikut i është drejtuar me fjalë të cilat lidhen me anëtarësimin në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni. ”Bëj thirrje që të ecim bashkë për një të ardhme demokratike me interes të anëtarësimit në BE dhe NATO. Sytë e ndërkombëtarëve janë kthyer kah ne, nga një vend si gjenerator i krizës jemi shndërruar në motor për zhvillimin e vendit dhe rajonit. Tani kemi rrugë të hapur dhe duar të lira për ta çuar vendin drejt rrugëve të…

Lexo më Shumë

Agim Krasniqi, ish-komandanti i UÇK-së sapo doli nga burgu i Idrizovës, i cili është pritur nga familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë. “Nuk na gzon liria qe 10 vite qe na esht bae padrejtsia,, faleminderimi i takon veq tlumit Zot”, ka theksuar vëllai i tij, Ali Krasniqi, me rastin e lirimit. Krasniqi përfundoi në burg në zgjedhjet e vitit 2008, me akuzat për parregullësi dhe shkaktim të incidenteve zgjedhore ishte ndër të vetmit me grupin e tij që vuajti dënim maksimal, informon INA. Krasniqi atëkohë ishte pjesë e PDSH-së dhe angazhimi i tij maksimal ishte për votat e kësaj partie në terren.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike Themelore Shkup sonte kumtoi se është dorëzuar propozimi për përcaktimin e masës së arrestit për djalin i cili për vdekje e plagosi babain e tij në një debat familjar që ndodhi dje në lagjen Cërniçe të Shkupit. “Prokurori kompetent vlerësoi se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore për propozimin edhe atë ekzistimin e kushteve për arrati të të dyshuarit, për ndikim ndaj dëshmitarëve, ndërsa është përcaktuar edhe rreziku për përsëritjen e veprës veçanërisht që i dyshuari ka dërguar kanosje verbale ndaj një personi tjetër”, thuhet në kumtesën e PPTH. Vrasja ka ndodhur mbrëmë në orën 22 në lagjen…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 5-të e shqyrtoi Raportin për punën e Agjencisë për administratë. Kjo ka qenë edhe pika e fundit në rendin e ditës të kësaj seance, ndërsa për në orën 15 paralajmëruan vazhdim të seancës së 12-të. Në pjesën e paradites së vazhdimit të seancës së 5-të në debatin rreth Raportit morën pjesë deputetë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilët e kanë vlerësuar Raportin si pozitiv, gjithëpërfshirës, i cili e ka pasqyruar punën e Agjencisë në vitin 2016. Ata theksuan se pasi që është formuar Agjencia është rritur cilësia në…

Lexo më Shumë

Komisioni për Çështje Evropiane (KÇE) i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilin kryesoi Kryetari i komisionit z. Artan Grubi sot (7 shtator 2017) e përfundoi shqyrtimin e përgjithshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë, me çka Komisioni me 9 vota “PRO” dhe me asnjë votë “KUNDËR” dhe “TË PËRMBAJTUR” e miratoi konkluzionin se Ligji është i pranueshëm, edhe nga aspekti i harmonizimit të tij me legjislacionin e BE-së, dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.   Kryetari i Komisionit z. Artan Grubi, në fjalimin e tij hyrës e theksoi rëndësinë e miratimit të Ligjit për përdorimin e…

Lexo më Shumë