Prokuroria Publike Themelore Shkup sonte kumtoi se është dorëzuar
propozimi për përcaktimin e masës së arrestit për djalin i cili për vdekje e plagosi babain e tij në një debat familjar që ndodhi dje në lagjen Cërniçe të Shkupit.
“Prokurori kompetent vlerësoi se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore për propozimin edhe atë ekzistimin e kushteve për arrati të të dyshuarit, për ndikim ndaj dëshmitarëve, ndërsa është përcaktuar edhe rreziku për përsëritjen e veprës veçanërisht që i dyshuari ka dërguar kanosje
verbale ndaj një personi tjetër”, thuhet në kumtesën e PPTH.
Vrasja ka ndodhur mbrëmë në orën 22 në lagjen Cërniçe kur djali 41-vjeçar pa kurrfarë arsye e ka sulmuar me thikë dhe e ka plagosur për vdekje babain e tij ndërsa ka kërcënuar edhe nënën e tij. Pas sulmit ai është arratisur. Për shkak se është vetë lënduar i dyshuari më vonë është paraqitur në një institucion mjekësor për ndihmë, prej ku është privuar nga liria.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, transportonte tetë migrantë nga Afganistani
- Dyshime për transferimin e parave të Alta Bankës drejt Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, kërkohet hetim
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!
- Paraburgimi një mujor për Jeton Sylajn pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt
- Rritet numri i rasteve me goditje në tru, pacientja më e re është 16 vjeçe
- Cikloni “Arnab” godet bregdetin e Indisë, evakuohen mijëra banorë
- Largimi i papritur i gazetarëve nga Klan Kosova ngjall reagime të forta
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave


