https://www.youtube.com/watch?v=Ho-6chGtLEs Gjendja katastrofale nëpër burgjet në vend ka bërë që kryeministri Zaev të shprehet i turpëruar që është kryeministër i një shteti me burg të tillë. Këtë qëndrim ai e shprehu sot ( e hënë) pas vizitës së bërë në burgun e Idrizovës, ku e shoqëronin Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM-së, Urania Pirovska, shkruan Almakos. Sipas Zaev e vërteta është se në burgun e Idrizovës nuk ofrohen as kushtet minimale për vuajtjen e dënimit. “Më vjen turp që jam kryeministër i një shteti me burg të…
Author: Adijat
“ Shiko fëmijën dhe jo aftësitë e kufizuara të tij”, kështu titullohej organizimi i bërë sot nga UNICEF, me qëllim të promovimit për Maqedoninë të Versionit Ndërkombëtarë për Klasifikimit të Funksionalitetit, nga i cili pritet të bëhet ndryshim pozitiv në mënyrën e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara, shkruan Almakos. Para të pranishmëve folën Ema Anaievska, studente në lice, Jane Velkovski i vogli fotografia e të cilit pranë posterit të futbollistit Kristiano Ronaldo u bë profil i UEFA-s, i vogli Jane ishte i shoqëruar nga miku i tij Luka, si dhe Nina Kosteska, e cila vuan nga Sindromi Down.…
– Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk ka përplasje të interesave në rastin me firmën “Feroinvest” pronar i së cilës është zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ndërsa e cila merr pjesë në tenderin e ELEM-it për rripa gome për nevojat e REK Manastir. “Nuk shoh konflikt të interesave sepse ai nuk është drejtues i firmës. Firma ‘Feroinvest’ duhet të vazhdojë të punojë. Nëse ka vendosur Zaev t’i japë përmes mandatit të tij vendi i zëvendëskryeministrit të zotëri Angjushevit, duke e thirrur si përfaqësues të odave ekonomike, atëherë për mua është e rëndësishme që sipas Ligjit ka kufizim dhe të kuptohet kur…
Një gjimnazist 18-vjeçar paradite e humbi jetën pas rrëzimit nga koshi në fushën e basketbollit në SHM “Dimitar Vllahov” në Strumicë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në orën 10:15 në Stacionin policor në Strumicë është marrë njoftim telefonik nga Spitali i përgjithshëm i Strumicës se është dërguar një trup i pajetë i një fëmije i lindur në vitin 2000 me vendbanim në Bosillovë. Fëmija, sipas raportit policor, në SHM “Dimitar Vllahov” gjatë lojës së fëmijëve është ngjitur në kosh nga fusha e basketbollit nga shkolla prej nga është rrëzuar dhe nga lëndimet e marra gjatë rrëzimit, ka vdekur në…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot realizoi takim pune me kryetarin e Këshillit drejtues të M-NAV, Nikollçe Taseski. Në takim, siç theksohet në kumtesë, është biseduar për gjendjet në komunikacionin ajror të Republikës së Maqedonisë dhe rolin e navigacionit të Maqedonisë për zhvillim të kësaj veprimtarie. Minsitri Sugareski potencoi se zhvillimi i komunikacionit ajror në vend është një ndër prioritetet e Qeverisë dhe pikërisht në këtë drejtim do të zhvillohet bashkëpunimi mes Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe M-NAV. “Politikat që i zbatojmë si Minsitri dikasteriale po lëvizin në drejtim të zhvillimit të komunikacionit ajror përmes shfrytëzimit të…
Kanali i hapur në qendër të Haraçinës në të cilin derdhen ujërat e zeza, vazhdon të jetë problem shumë i madh për banorët e këtij fshati. Ata që jetojnë në afërsi të kanalit thonë se më vështirë e kanë kur temperaturat janë të larta, për shkak të erës së keqe që kundërmon. Një javë më parë këshilltarët e LSDM-së në Haraçinë tentuan ta pastrojnë por u ndaluar nga disa përfaqësues nga rradhët e BDI-së, të cilët kërkuan leje të posacme për të filluar punimet. Ndërkaq, sot në adresë të agjencisë së lajmeve INA, një përfaqësues i LSDM-së në këtë komunë,…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Veles ka ngritur kallëzim penal kundër kryetari aktual në Komunën e Velesit, Sllavço Çadiev, për shkak të ekzistimi të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas SPB, Çadiev ka kryer vepër penale në periudhën kur ka qenë kryetar i Këshillit të Komunës së Velesit dhe në këtë mënyrë ka shkelur rregulloren e punës së komunës në seancën e 62-të e mbajtur më 11.07.2017, njofton Telegrafi Maqedoni. Sllavço Çadiev në atë kohë në mënyrë joligjore ka ndërhyrë në shitjen e pronave të komunës dhe në seancën e këshillit ka kërkuar të riorganizohen pikat…
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit sot ka vazhduar me seancat publike në lidhje me ankesat dhe kërkesat e ndërlidhura me procesin zgjedhor. Komisioni antikorruptues ka hapur rast të ri për risistemim pas shpalljes së zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë si të pabazë një ankesë. Deri te Komisioni akoma nuk kanë arritur përgjigjet e kërkesave në lidhje me ankesat, që janë pranuar në seancat paraprake publike, ndërsa në lidhje me dorëheqjet dhe procedurat disiplinore pas shpalljes së zgjedhjeve. Sot në seancën publike Komisioni vendosi që të hap rast në lidhje me ankesën për ulje në detyrë të dr. Elena Shikallovskës…
Për realizimin e të drejtës së kompensimit në para për fëmijët me invaliditet të përhershëm që të mos parashtrohet raport mjekësor çdo vit, por qendrat çdo vit sipas detyrës zyrtare ta vazhdojnë të drejtën, vendosje e asistentit personal për fëmijët me aftësi të kufizuara, heqje e mendimit të konsiliumit për marrje të kujdesit për të tjerët, si dhe heqje e censusit për vlerën e të ardhurave mujore të familjes së aplikuesve për kompensim për mobilitet, verbëri, shurdhësi ose për kujdes të huaj, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për mbrojtje të fëmijëve dhe për mbrojtje sociale të cilët kanë kaluar…
https://www.youtube.com/watch?v=ZRJOkhF7KH4 Dragan Cuklev, deputet i OBRM-PDUKM-së, në konferencën për media tha se LSDM-ja sot para syve të gjithë opinionit vendosi të mos rriten pensionet. Ai shtoi se për herë të parë pasa 11 viteve nuk do të ketë rritje të pensioneve në Maqedoni. “LSDM-ja nuk lejoi që pensionistët të marrin pensione mesatare prej 8200 denarëve gjatë këtij viti. Ata duhet që para pensionerëve dhe gjithë opinionit të përgjigjen pse janë kundër rritjes së pensioneve. Kjo shumicë parlamentare ka treguar dhe tregon se për ta interesi partiak është shumë më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve”, tha Cuklev, përcjell Telegrafi…
E mbështet reformat në Maqedoni, përfshi këtu edhe zgjedhjet lokale, duke kërkuar që ato të jenë fer dhe demokratike, përcjell Aktuale.mk. “Qeveria e re bashkë me opozitën duhet ti lënë anash ndasitë dhe të punojnë urgjentisht në prioritete e reformave dhe Marrëveshjen e Përzhinës me qëllim që vendi ti kthehet rrugës euroatlantike. Ne mbështesim reformat përfshirë këtu edhe pritjet për zgjedhjet lokale,” ka theksuar Kocijancic.
Anëtarët e Komisionit për Kulturë të Kuvendit në seancën e sotme e filluan debatin për Projekt-ligjin për pezullimin e Ligjit për artistin e kombit, por debati u ndërpre për shkak të seancës kuvendore plenare. Në seancë fjalim pati ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili përkujtoi se Ligji për artistin e kombit është sjellë në vitin 2011, me qëllim që artistëve t’u jepet kontribut i veçantë në krijimin e artit dhe të afirmohet kontributi, të cilin e kanë dhënë për njohjen e identitetit kulturor të Republikës së Maqedonisë në vend dhe jashtë vendit. Titulli artist i kombit i jepet artisti,…