Anëtarët e Komisionit për Kulturë të Kuvendit në seancën e sotme e
filluan debatin për Projekt-ligjin për pezullimin e Ligjit për artistin e kombit, por debati u ndërpre për shkak të seancës kuvendore plenare.
Në seancë fjalim pati ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili përkujtoi se Ligji për artistin e kombit është sjellë në vitin 2011, me qëllim që artistëve t’u jepet kontribut i veçantë në krijimin e artit
dhe të afirmohet kontributi, të cilin e kanë dhënë për njohjen e identitetit kulturor të Republikës së Maqedonisë në vend dhe jashtë vendit.
Titulli artist i kombit i jepet artisti, i cili i plotëson disa kritere të caktuara të rregulluara me Ligj. Gjatë vitit mund të ndahet një titull në bazë të propozimit të ministrit të Kulturës dhe mendim paraprak i komisionit, ndërsa titullin e ndan presidenti i shtetit më 8 Shtator.
Allagjozovski theksoi se në pajtim me Ligjin, Ministria me mjetet e buxhetit bartësit i ndan kompensim mujor në të holla në shumë prej dy pagave mujore mesatare, të paguara vitin e kaluar. Artisti këtë të
drejtë e fiton ditën e marrjes së titullit deri në fund të jetës.
Nga sjella e Ligjit deri më sot këtë titull e kanë marrë gjashtë artistë, Simon Tërpçeski, Esma Rexhepova, Boris Trajanov, Ana Durllovska dhe Nikolla Maxhirov.
“Për momentin për vitin 2017 për kompensimet për pesë artistët e gjallë nevojiten katër milionë denarë nga buxheti i RM-së ose në vitin 2018 për secilin në muaj nga 66 mijë e treqind denarë. Në debatin profesional të Ministrisë në të cilën janë përfshirë bashkëpunëtorë të jashtëm dhe artistë të shquar u vlerësua se me Ligjin u bë trajtim i pabarabartë midis artistëve. Ligji krijoi edhe trajtim jo të barabartë midis artistëve kombëtarë dhe të punësuarve të tjerë në kulturë”, shtoi Alagjozovski.
Ministria propozon që Ligji të shfuqizohet, ndërsa artistëve të kombit, të cilët e kanë fituar këtë të drejtë, i njëjti t’u vazhdohet.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së dhe ish-ministre e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska reagoi se me propozimin për pezullimin e Ligjit bëhet padrejtësi e madhe për titullin më të lartë në vend.
Ajo theksoi se në opinion nuk ka pasur debat për këtë ligj, siç ka pasur para sjelljes së Ligjit, në të cilin, siç përmendi, janë përfshirë ekspertë dhe përfaqësues të artistëve prej të gjitha sferave.
Data 28.10.2026
Aktuale
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër
- “Rama në burg, Berisha në burg”/ Pas kryeministrit, edhe kreu i PD sulmon protestuesit: Banda e mikrofonit dhe “Qorat” e Ramës që dilnin me grushtin komunist ngritur
- LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni
- Hakmarrje e Ramës? 2 ditë pasi mbështeti protestat, Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit
- Hoxha promovoi pesë module digjitale nga projekti Kthesa e gjelbër përmes digjitalizimit
- Zajkova: Maqedonia ka nevojë për reforma konkrete, jo për premtime politike
- Qafë Bualli–Martanesh, rruga 22 milionë euro e “Be Is”, ‘Vëllezërit Hysa” dhe “Ergi” që u shtrua dy herë (me letra) me asfalt dhe projekti ende s’ka përfunduar


