Author: Adijat

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka thënë se partia që drejton ai nuk do të bashkëpunon me persona të inkriminuar. Ky qëndrim sipas tij nuk është vetëm karshi VMRO-DPMNE-së, por karshi gjithë partive që kanë persona të inkriminuar. Kasami tha se BESA do të ketë kandidatin e saj në Strugë, për të cilin Kasami tha se është një kandidat serioz për të fituar Strugën. I pyetur se përse ai si kryetar i BESËS të garojë për një komunë, Kasami tha se ai ka qenë i pari edhe në bisedat me Zoran Zaevin që ka kërkuar të jetë zv/kryeministër dhe…

Lexo më Shumë

Rreth një muaj na ndan nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, realizimi me sukses i të cilave është një nga pikat më të rëndësishme të planit 3-6-9. Këto zgjedhje duhet të jenë të drejta, të qeta, demokratike dhe të lira, e për realizimin e kësaj organet përgjegjëse  tashmë kanë filluar të veprojnë. Misioni i OSBE/ODIHR më 18 shtator fillon me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që do të realizohen në  80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Gjithsej 336 vëzhgues do të sistemohen nëpër gjithë vendin. “16 ekspertë të OSBE/ODIHR tashmë ndodhen në vend, ndërsa atyre këtë javë do t’u bashkëngjiten edhe 20…

Lexo më Shumë

Nxënësit në Maqedoni  nuk janë të përfshirë në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me shkollën ku ato ndjekin mësimet, e rrjedhimisht që kanë të bëjnë me ata vetë. Zëri i tyre nuk dëgjohet, andaj edhe ky realitet supozohet të ndryshohet  para përfundimit të këtij viti. Kjo mendohet të bëhet përmes  miratimit të propozim ndryshimeve në ligjin për arsim, i cili do të bëjë që nxënësit të mund të kenë përfaqësues në bordin e shkollës, detyra e të cilit do të jetë të shpalosë dhe mbrojë interesin e nAxënësve të asaj shkolle, shkruan Almakos. Zoran Ilieski, drejtor ekzekutiv Ii…

Lexo më Shumë

Ndërrimi i qeverisë ka bërë që shumë nga ne të dëgjojnë për ushqime që  me rrogë normale as nuk mund t’u përmendësh emrin. Kjo sigurisht nga lajmet në të cilat qeveria aktuale ka publikuar keqpërdorimet që zyrtarët e qeverisë së kaluar kanë bërë, njohton Almakos. Në mesin e emrave të zyrtarëve qe kanë shpenzuar shuma të mëdha  në llogari të institucionit që kanë drejtuar, është edhe ish drejtoresha e Qendrës për Punësim në Shkup, Sllobodanka Aleksovska. Çorape burrash, letra të lagura, kozmetikë, spërkatës, qumësht për trup, smoki, cigare, kaçkavall të përzier dhe vezë thëllëze japoneze, pije soje, haribo, peshk të…

Lexo më Shumë

Mbi 225 milionë euro nga buxheti i shtetit janë shpenzuar për hyrjen e 25 kompanive të investuesve të huaj të cilët kanë punësuar 20.000 persona. Kjo do të thotë se Qeveria e mëparshme ka shpenzuar nga buxheti mesatarisht nga 11 mijë euro për një vend pune, publikoi sot Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë. Zëdhënësi i Qeverisë Bile Boshnjakovski në konferencë për shtyp theksoi se shumica e këtyre vendeve të punës nuk kanë qenë të punësuar të rinj, por kanë qenë punëtorë të ndërmarrë nga ekonomia e Maqedonisë. “Ky është rezultati i përmbledhur nga deklasifikimi i marrëveshjeve të lidhura…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dje në Budapest u takua me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adanom, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në takim ministri Taravari edhe një herë e potencoi rëndësinë e partneritetit me OSHB, bashkëpunimi i vazhduar, si dhe gatishmëria e Ministrisë për reforma pozitive. Ky është takimi i parë i ministrit të Shëndetësisë me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së pas pothuajse 20 vjet, qëndron në kumtesë nga Ministria e Shëndetësisë

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski nuk do të kandidohet për edhe një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm “Otvoreno” në TV 24 lajme. Zhernovski është pajtuar ta tërheqë kandidaturën edhe pse i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për këtë dhe do ta mbështesë kandidatin e LSDM-së. Për këtë çështje veçmë janë harmonizuar qëndrimet me Zhernovskin, i cili, siç tha Zaev, do ta vazhdojë karrierën politike në pushtetin qendror. “Me Andrej Zhernovskin shumë vite kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi dakorduar të jetë aktor aktiv në pushtetin qendror. Ka bagazh politik dhe ardhmëri,…

Lexo më Shumë

Tre persona janë lënduar rëndë, ndërsa një më lehtë, në aksidentin i cili ka ndodhur në Negotinë rreth orës dy pas mesnate. Siç informoi zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodevski, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale P 103 Kavadar – Negotinë, në hyrje të Negotinës, në stacionin për kontroll teknik “Antigona”. “Automjeti i pasagjerëve “opel astra” me targa të Velesit, i drejtuar nga personi 35-vjeçar N.A. nga fshati Stojakovë, ka dalë në anën e majtë dhe e ka goditur rrethojën mbrojtëse dhe objektin e Agroservis”, kumtoi Dodevski. Drejtuesi i automjetit është lënduar lehtë dhe është ndaluar për mjekim në Spitalin…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski mbrëmë vonë u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Milan Brglez me të cilin bisedoi për prioritetet strategjike të Maqedonisë dhe për ngjarjet aktuale në Maqedoni dhe rajon. Në takim, siç kumtoi VMRO-DPMNE, është theksuar se prioritet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe se në atë plan është e mirëseardhur mbështetja nga çdo shtet anëtar në këto organizata. “Është shprehur falënderim për mbështetjen e Republikës së Sllovenisë, e cila është e mirëseardhur në realizimin e prioriteteve strategjike, me këtë rast u bë fjalë edhe për seriozitetin me trendin e rënies…

Lexo më Shumë

Gjatë ndërrimit të qeverive shumë pyetje ngrihen për administratën publike, se si ata njerëz që deri dje punuan me një qeveri, tashmë duhet të punojnë me një tjetër dhe me profesionalizëm të vazhdojnë të ju shërbejnë qytetarëve . Pikërisht për këtë arsye u mbajt sot një panel diskutimi, ku të pranishëm ishin Nënsekretari i Përhershëm I Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Komonuelthit të Britanisë, Simon Mcdonald, ambasadori I Britanisë në Shkup, Çarls Garret si dhe ministri i Ministrisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski. Nga ky panel synohej të merrej si shembull Britania e cila ka një sistem tejet efikas…

Lexo më Shumë

Në konferencën e sotme për media të ministrit të MPB, Oliver Spasovski, u prezantua puna 100 ditore e kësaj ministrie. Siç tha Spasovski, policia për 10 vjet nuk  është furnizuar me uniforma, këpucë, bluze apo pantallona, njohton Almakos. Tashmë kjo do të ndryshojë, pasi që  shtatë mijë uniforma policësh janë porositur  dhe  blerja e të njëjtave do të mundësohet duke ulur shpenzimet e reprezentimit. Gjithashtu, në konferencën e sotme Spasovski paralajmëroi edhe formimin e  një njësie special për luftën kundër tregtisë me njerëz dhe  fillimin e reformave në lidhje me ndjekjen e komunikimeve, të cilat nuk do të lejojnë keqpërdorime…

Lexo më Shumë

Opinioni me të drejtë pyet pse Zoran Zaev hesht pas punës skandaloze me të cilën familjari i tij Trajçe Zaev për vetëm 20.000 euro është bërë pronar i 22,25% e gjigantit të konfeksioneve të Strumicës “Geras Cunev”. Si duket klani i Zaevit nuk dëshiron të përgjigjet si është e mundur për një çmim me të cilin realisht mund të blihet vetëm një banesë prej 25m2, të blihet një pronë e tillë, fabrika industriale dhe hapësira afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 7.396 m2 për vetëm 20.000 euro. Derisa ekonomia po bie, derisa standardi zvogëlohet, derisa bie prodhimtaria industriale dhe paga…

Lexo më Shumë