Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ja ka bërë realitet Zoran Zaevit ëndërrën për të pasur votat e shqiptarëve, për të cilën ai kishte thënë se kurrë nuk do ta sheh. Ahmeti gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, pati deklaruar se vota e shqiptarëve për LSDM-në ishte një ëndërr e Zoran Zaevit e cila kurrë nuk do t’i realizohej atij. Ndërsa tani është pikërisht Ahmeti i cili në Shkup dhe në vende të tjera ia realizon Zaevit këtë ëndërr. BDI për herë të parë le shqiptarët e Shkupit pa kandidat në zgjedhjet lokale, ndërsa ka vendosur që votat e…
Author: Adijat
Bedri Ajdari familjar I të akuzuarve të rastit “Monstra” u ka bërë apel partive politike që në këtë kohë të fushatës zgjedhore që të mos bëjnë fushatë me rastin “Monstra”. “Meqë jemi në fushatë zgjedhore, do isha lutur që rasti “Monstra” të mos keqpërdoret për përfitime politike pasi kostoja është shumë e madhe. Të jemi të qetë. Fushata ka mënyra të tjera se si bëhet. I dinë ato i kanë programet e tyre, por jo edhe në këtë mënyrë. Si familjar dhe si kryetar i këshillit organizativ për rastin “Monstra” do të apeloj që të mos keqpërdoret. Faleminderit prej të…
Zeqirija Ibrahimi, kandidati i Lëvizjes BESA për Çair, sot bashkë me shokët të idealit të tij, u takua me Esnafët të Çarshisë së Vjetër, në Shkup. Kandidati i Lëvizjes BESA për Çair, Zeqirja Ibrahimi, pas vetes ka reshtuar mijëra shqitparë, banorë të Komunës së Çairit. Ku Zeqirija Ibrahimi dha zotimet e tij në luftën kundër krimit korupsionit dhe për zhvillimin e Çairit shqiptarëve në këtë komunë ua ka dhënë BESËN./Rajoni.net/ Fotografitë: https://rajoni.net/foto-zeqirija-ibrahimi-takohet-me-esnafet-te-carshise/
Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi tha se Komuna e Çairit ka borxh rreth 2,3 milion euro, të dhëna të cilat i bazoi në hulumtimin e realizuar nga ekipi i gazetarëve hulumtues nga BIRN. Ibrahimi gjithashtu tha se edhe të dhënat që i ka nga Ministria e Financave, korrespondojnë me këto të dhëna. Baza e të dhënave është bërë publike në faqen e internetit PRIZMA (https://opstini.prizma.mk/opstina/cair). Ndaj të dhënave që i shpalosi Ibrahimi në emisionin 200 në Alsat-M, reagoi Visar Ganiu nga BDI, i cili tha se organet e komunës i kanë thënë se komuna…
Ibrahimi: E dhimbshme që shefat e Visar Ganiut e fshehin borxhin edhe nga vetë Ganiu Gjatë emisionit 200 në Alsat-M, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi, tha se shkaku i korrupsionit, e ka bërë që Komuna e Çairit të ketë borxh rreth 2,3 milion euro. Ndaj këtyre pohimeve, reagoi kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, i cili tha se iu është drejtuar organeve të komunës dhe i ka pyetur rreth borxhit të komunës, ndërsa përgjigjja që e ka marrë, ka qenë se komuna nuk ka fare borxhe. Megjithatë, Ganiu nuk ofroi ndonjë dëshmi se komuna është…
Ende nuk ka ilaçe për pacientët me sëmundjen e rrallë Wilson në Maqedoni. Më shumë se tre muaj janë pa terapinë e duhur, me të cilën rregullohet procesi i hedhjes së bakrit nga organizmi. Nëse bakri lëshohet më tepër në trup, ata mund të vdesin apo të shkaktojë pasoja të papërmisuara, varësisht prej shëndetit nëse do t’i godet mushkëritë e zeza, në tru apo në sy, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministria për Shëndetësi, muajin e kaluar pohoi se dhjetëra pacientë me sëmundjen e Wison kanë ngelur pa terapi. Nga MSH thanë se ilaçet do t’i sigurojnë me import ndërhyrës dhe se…
Djali i kryetarit të komunës së Karposhit të Shkupit edhe pse në moshë të re ka arritur të bëj biznes duke përfituar qindar mijëra euro në vit. Bëhet fjalë për Goce Jakimovski djali i kryetarit të Karposhit, Stevço Jakimovski, njeriu që ka partinë GROM, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE. Jakimovski ka themeluar kompaninë “Trans Meditor DOOEL” në Shkup, në vitin 2010 e cila u përfshi në biznesin për transportin e naftës. Për çdo vit kjo kompani ka përfituar nga 100 mijë deri në 200 mijë profit nga ky biznes, me pronarin 28 vjeçar Jakimovski, shkruan javorja “Fokus”.
Ambasada e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri tani nuk ka njohuri për shtetasit e Maqedonisë të prekur nga tërmeti në Meksikë, njoftoi dje pasdite Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ambasada e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara është në kontakt me institucionet meksikane për çdo informacion të ri. Qytetarët e Maqedonisë të cilët eventualisht janë prekur nga tërmeti në Meksikë, mund të kontaktojnë edhe Ambasadën e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara në numrat e telefonit në vijim: 00 1 202 390 7418 dhe 00 1 202 667 0501 “, kumtohet në deklaratën e…
Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev, sot në ZZHTI Alinci në Prilep do të marr pjesë në hapjen solemne të fabrikës “Injection Moulding Prilep”, investim i kompanisë gjermane, Accomplast. Injection Moulding Prilep-IMP është fabrikë për prodhimin e pjesëve automobilistike. Pas hapjes së fabrikës, zëvendëskryeministri Angjushev do të merr pjesë në takimin e punës me Odat rajonale të Prilepit dhe Manastirit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
“Nëse shumëllojshmëria multikulturore i afron popujt?” është titulli i debatit edukativ të cilën pasdite sot e organizon Shtëpia e kulturës “Koço Racin” – Shkup. “Në debatin do të flitet se nëse shumëllojshmëria multikulturore është pasuri kombëtare, se nëse është bazuar vetëm në etikën tonë dhe filantropinë ose nevojitet të jetë më shumë se politikë dhe sistem kushtetues-politik, nëse miltukultura është trashëgimi e pasur historike, se nëse të rinjtë kanë paragjykime ndërkulturore ose ndëretnike, se si të tejkalohen normat etnike dhe tabutë, se nëse arti i tyre, letërsia, stilet e jetës paraqesin përmbledhje e modeleve unike shpirtërore, materiale, intelektuale dhe emocionale…
Lidhja Socialdemokrate dhe Zoran Zaev janë të vetëdijshëm se në zgjedhjet lokale më 15 tetor nuk do ta marrin mbështetjen nga qytetarët, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. “LSD dhe Zaev për shkak të frikës dhe panikut se do t’i humbin zgjedhjet lokale, lëshuan në liri kriminelë”, citohet në kumtesë. VMRO-DPMNE thekson se në vend të programit, projekteve dhe zgjidhjeve, adut kryesor i LSD-së dhe Zaevit “janë kriminelët dhe shkelësit e ligjeve të cilët do të vihen në veprim në zgjedhjet lokale që paraprijnë”. “Në të njejtën kohë derisa e liruan Bajrushin për shkak të citojmë ‘shkaqeve shëndetësore’, ai…
Odat veterinare të Republikës së Maqedonisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Bullgarisë sot në Ohër do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim. Qëllimi është zhvillim i vazhdueshëm i profesionit veterinar, ngritjen e dinjitetit të saj, shëndeti i kafshëve dhe i njerëzve, si dhe kujdesi për mirëqenien e kafshëve. Siç kumtoi Oda e Veterinerëve të RM-së e cila është edhe nikoqire e ngjarjes, me implementimin e këtyre aktiviteteve odat tregojnë vullnet për bashkëpunim në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral, rajonal, evropian dhe global, si dhe në çështjet për sigurimin e informacioneve të rëndësishme për arritje…