Bedri Ajdari familjar I të akuzuarve të rastit “Monstra” u ka bërë apel partive politike që në këtë kohë të fushatës zgjedhore që të mos bëjnë fushatë me rastin “Monstra”. “Meqë jemi në fushatë zgjedhore, do isha lutur që rasti “Monstra” të mos keqpërdoret për përfitime politike pasi kostoja është shumë e madhe. Të jemi të qetë. Fushata ka mënyra të tjera se si bëhet. I dinë ato i kanë programet e tyre, por jo edhe në këtë mënyrë. Si familjar dhe si kryetar i këshillit organizativ për rastin “Monstra” do të apeloj që të mos keqpërdoret. Faleminderit prej të gjithëve që kanë kontribuar”, ka thënë Ajdari. Ky apel i Ajdarit vjen pasi që dje pas kërkesës së Prokurorisë për të rikthyer lëndën e rastit “Monstra” në gjykim nga fillimi, disa eksponentë partiak të LSDM-së dhe BDI-së tentuan ta përvetësojnë këtë vendim të gjykatës si e arritur e tyre./Rajoni.net/
Data 28.10.2026
Aktuale
- Shqiptari hidhet nga dritarja për t’i ikur policisë në Zvicër, arrestohet pas arratisjes – i gjenden heroinë, kokainë dhe armë
- Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së Arlinda Zekajt
- Protesta e fortë për Arlinda Zekajn para Policisë së Kosovës
- Fox News: Dy kongresmenë i kërkojnë Rubios kufizimin e vizave për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, përditësim edhe për çështjen e Ballukut
- Shqiptarët e Amerikës bëjnë thirrje për mbështetjen e Arkin Jahijit në Bërvenicë
- Ropalca tregon zemërgjerësi, mbi 5 mijë euro donacione për xhaminë “Koxha Mehmed Beu”
- Jahiji: Gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor
- Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve


