Author: Adijat

Shkupjani 33 vjeçar V.S pardje është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me plagë prej armë zjarri në anën e djathtë të fytyrës, gjurin e  djathtë dhe dorën e djathtë, që dje është denoncuar në polici. V.S, siç është theksuar në buletinin e policisë, ka qenë për gjueti në “Zajaçev Rid” dhe rreth orës 7:40, derisa ka lëvizur drejtë vendit të njohur si “Bardoveçko bërdo”, ka dëgjuar të shtëna prej armëve të zjarrit, pas çka ka marrë lëndime trupore. Ndaj të lënduarit V.S është kryer intervenim kirurgjik dhe është jashtë rrezikut për jetë. Po ndërmerren masa për…

Lexo më Shumë

Politika kadrovike e MPB-së dhe bashkëpunimi i ndërsjellë gjatë punësimit të kuadrit profesional në kuadër të Ministrisë ishte temë e bisedës në takimin e sotëm të punës të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me përfaqësuesit e kriminalistëve të diplomuar – Shkup. Ministri Spasovski, informojnë nga MPB-ja, përfaqësuesit e Shoqatës i ka porositur se do të angazhohet që të gjendet mënyrë se si MPB-ja t’i përforcojë kapacitetet e saj përmes punësimit të kuadrove të arsimuara, të cilët kanë diplomuar në tema profesionale nga sfera që janë në kompetencë të Ministrisë.

Lexo më Shumë

Reparti i rinovuar për trajtim intensiv dhe terapi në kuadër të Klinikës për sëmundje të fëmijëve sot është lëshuar në përdorim, informoi Ministria e Shëndetësisë. “Reparti për trajtim intensiv do të punojë me kapacitetin e njëjtë si edhe deri më tani, me mundësi që të rritet me punësime të reja të personelit mjekësor, me çka do të respektohet standardet e larta të përkujdesjes së fëmijëve me sëmundje të rënda, me çka do të garantohet siguri e pacientëve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Rehabilitim të sistemit kolektues për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, formimin e marinës së liqenit, rregullimin e plazheve, rivitalizim të moçalit, projekte të vogla infrastrukturore për mbrojtjen e liqenit janë në mesin e masave që sot i paralajmëroi Mitko Tilevski, kandidati  për kryetar të Ohrit i Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRO-DPMNE. “Me qëllim të mbrojtjes së Liqenit të Ohrit, është hartuar studim i fizibilitetit nga ekspertë me renome dhe janë konfirmuar aktivitetet prosperuese. Konform dinamikës së konfirmuar të prioriteteve, do të ndërmerren aktivitete për ndërtimin e rezervuarit për grumbullim fillestar të ujërave të zeza në…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta sot takoi solistët Nebi Halili dhe Feti Selimin si dhe instrumentalistët Adnan Aliu dhe Emin Xhaferi të cilët u shpallën fitues të çmimit të parë në edicionin e tretë të festivalit të  këngës epiko-lirike në Burrel. “Rapsodë nga Gostivarifituan çmimin e parë në festivalin e këngës epiko-lirike në Burrel të Shqipërisë. Ka qenë juri e përbërë nga etnologë, kompozitore e këngëtare që ua ndanë këtë çmim. Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për kulturën,  traditën dhe doket e bukura të Gostivarit dhe rrethinës. U shpreha mirënjohjen time për këtë arritje të madhe”,…

Lexo më Shumë

Mëngjesi i sotëm e gjeti Shkupin me shumë zhurmë dhe komunikacion të stërngarkuar, posaçërisht në “ Radhët Partizane”. Sirena të njëpasnjëshme të cilat jepnin “ alarmin” se pjesmarrësist në komunikacion po vonoheshin për të shkuar në punë apo për të realizuar obligime të tjera, pasi nevojiteshin rreth 60 minuta për kalimin e bulevardit “ Radhët Partizane”, shkruan Almakos. E gjitha kjo, siç njoftuan nga MPB, bëhet për shkak se sonte do të mbahet tubimi parazgjedhorë i VMRO-DPMNE-së dhe për këtë arsye është mbyllur bulevardi “ Ilinden” duke sjellë ri-kahëzimin e komunikacionit në të dy akset para Qeverisë. “Ri-kahëzimi është në…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër trumbetimeve të shumta dhe anketave të montuara, shefi i shtabit komunal të BDI-së në Tetovë, Bekim Maksuti, është dorëzuar dhe ka pranuar se zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë zgjedhjet më të vështira për BDI-në që nga themeili i kësaj partie. Në tubimin përmbyllës në Tetovë këto ishin fjalët e para të tij duke shtuar se këto zgjedhje njëherësh janë edhe sfiduese për partinë e Ahmetit. “Të dashur bashkëqytetar të komunës së Tetovës dhe komunave rurale, simpatizant të BDI-së, vëllezër dhe motra. Zgjedhjet lokale të 2017-shit paraqesin zgjedhjet më të vështira dhe më sfiduese deri më tani. Hera…

Lexo më Shumë

BDI po dëshmon se është në gjendje edhe të gjunjëzohet në tentim për të shpëtuar në 48 orët e fundit para ditës së votimit. Se deri ku mund të shkojë nënshtrimi i BDI-së dëshmon postimi i fundit i kandidatit të kësaj partie për këshilltarë në qytetin e Shkupit, Enver Maliqi të cilit i vjen turp të flas shqip dhe ka vendosur që votuesve të ju drejtohet në maqedonisht. Ai në profilin e tij personal ka postuar një shkrim, lutje për vota, por të njëjtën nuk e ka bërë as në shqi, as në dy gjuhë, por vetëm në gjuhën maqedonase.…

Lexo më Shumë

Për shkak të tubimit parazgjedhor prej mbrëmë nga ora 22:00 e deri të shtunën në orën 02:00, qarkullimi në bulevardin “Ilinden” do të rikahëzohet në të dy akset para Qeverisë, informon Ministria e Punëve të Brendshme. “Rikahëzimi është në pjesën e udhëkryqit me bulevardin “Goce Dellçev” deri te udhëkryqi me bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”. Qarkullimi do të zhvillohet nëpër bulevardin “Ilinden, në të djathtë të bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit” dhe nëpër bulevardin “Goce Dellçev” dhe në të majtë nëpër bulevardin e “VMRO”, theksojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Koalicionet e degëve, kandidatëve për kryetarë komunash dhe strukturave lokale të Lëvizjes BESA, Aleancës për shqiptarët dhe PDSH-së, kanë tmerruar BDI-në e Ali Ahmetit. Pas deklaratës së kandidatëve të tre partive nga komuna e Sarajit, sot edhe kandidatët nga Çairi në emisionin “Studio e hapur” paralajmëruan publikisht se do ta mbështesin cilindoqoftë nga tre kandidatët që do të përballet me BDI-në në rreth të dytë. Ndërkohë, jozyrtarisht edhe strukturat lokale në komuna të tjera të dominuara me shqiptar kanë bërë marrëveshje të ngjashme, por që nuk janë bërë publike për shkaqe objektive. Por këto lajme të hidhura për BDI-në kanë…

Lexo më Shumë

Vreshtarë sot protestojnë para kantinës së verës “Povardarie” nga Negotina, për shkak të detyrimeve të papaguara nga ana e punishtes së verës. “Në të vërtetë bëhet fjalë për bllokadë. Janë bllokuar dy portat e punishtes dhe nuk lejojmë hyrje dhe dalje të çfarëdo qoftë prone të bodrumit të verës. Kjo protestë legalisht është paraqitur në polici. Puna është se nuk e respektojnë marrëveshjen që është nënshkruar, ka njerëz me detyrime të papaguara nga viti 2014”, tha Ilija Jançev, anëtar i Këshillit nismëtar për protestën. Sipas tij, protesta nuk është politike dhe ata vetëm kërkojnë që të paguhen. Jançev thotë se…

Lexo më Shumë