Author: Adijat

Analistët politik janë të mendimit se referendumi do të duhet të jetë i sukssukseshëm madje edhe edhe me ndonjë marrëveshje eventuale me VMRO-DPMNE, për tu siguruar mbështetja me dalje në referendum, por në asnjë mënyrë të mos merret për bazë kërkesa indirekte eVMRO-së për amnisti eventuale për disa funksionar të sajë. Kështu për TVM2 vlerëson profesori universitar Qashif Bakiu sipas të cilit Maqedonia është në një udhëkryq ku definimi i rrugës do të ndodhë në referendumin për emrin, në të cilën është përfshirë edhe integrimi, dhe kjo qështje sipas tij është në duart e qytetarëve dhe jo në vullnetin e…

Lexo më Shumë

Dy emigrantë kanë humbur jetën në Shtip, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti gjatë transportimit të tyre ilegal. Vozitësi me iniciale P.P. pas aksidentit është arratisur, mirëpo pas ndërmarrjes së masave të nevojshme nga policia, ai është arrestuar, së bashku me një organizator tjetër të këtij grupi tranportues emigrantësh. Ndërkaq, policia ka ngritur procedurë penale për gjithsej katër persona, tre nga Shkupi dhe një nga Gjevgjelia, për ”Organizim të grupit dhe nxitje të veprës tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me emigrantë”. Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së “Kjo grupë kriminale, ka organizuar transportimin…

Lexo më Shumë

Për më shumë se tre vite, banorët e Komunës së Tearcës “ngulfaten” nga aroma e keqe, e shkaktuar nga deponia jolegale në fshatin Gllogj. Deponia është krijuar që para tre vitesh dhe që atëherë komuna ka premtuar se do e largojë të njëjtën, por deponia jo vetëm që nuk është larguar, por vazhdon edhe më tej të zgjerohet. Banorët të revoltuat druajnë për shëndetin e tyre. “Absolutisht nuk rrihet kund, s`mund të dalësh as në oborr askund. Pengesë s`mund ti thuash pak është. Kryetari i komunës apo kushdo qoftë le të vjen të paktën një vizitë ta shoh. Aty e…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës dy pas mesnate stilisti i njohur nga Shkupi, Armend Ramadani, ka gjetur veturën e tij të tipit Opel Antara Jeep të djegur. Ai thotë se gjatë asaj kohe ishte në gjumë ndërsa fqinjët e kishin njoftuar për djegien e veturës. Ramadani shtoi se kur ka arritur në vendin ku ishte e parkuar vetura, ajo veçmë ishte djegur e gjitha. Armendi potencoi se kohë më parë dikush kishte tentuar t’ia vente flakën edhe sallonit në të cilin i punon. Policia ka inspektuar vendin e ngjarjes dhe kanë marrë makinën për hetim. “Nuk ka gjë më të keqe që…

Lexo më Shumë

Me intenzitet të lartë po vazhdojnë punimet rreth ndërtimit të ujësjellësit në Komunën e Likovës. Në pjesën qëndrore të kësaj komune thuaj se punimet janë kryer, për momentin punimet zhvillohen në fshatrat Mateç, Vishticë e Nikushtak. “Në process e sipër janë punimet, duke vazhduar nga fshati Mateç, Vishticë, Nikushtak, nga fshati Sllupcan, Opajë, ku pas përfundimit të aksit Sllupcan, Opajë do të vazhdohet për fshatrat Vaksincë e Llojan që do të thotë se për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës, gypsjellësi për ujë të pijshëm do të përfundojë.” – u shpreh Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi. Kreu…

Lexo më Shumë

Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike Prilep me ekipin e krim-teknikës pranë SP Prilep, kreu kontroll në vendin në afërsi të rrugës lokale për në fshatin Belovodino – fshati Dren, ku dje pasdite ishte gjetur i vdekur nëpunësi policor 45 vjeçar i punësuar në stacionin policor në Prilep. Siç informojnë nga Prokuroria Themelore Publike, personi është gjetur në pozitë të shtrirë pranë automjetit të tij, me plagë në kokë dhe pistoletën në dorë. Megjithatë prokurori publik ka dhënë urdhër për ngritje të objekteve dhe gjurmëve të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe urdhër për autopsi mbi trupin e…

Lexo më Shumë

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë shënohet frekuencë e rritur e automjeteve, ku koha e pritjes për dalje nga shteti është deri në 30 minuta, informojnë nga LAMM. Prej atje informojnë se në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, si dhe ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e Maqedonisë në vendkalimet. Nga LAMM përkujtojnë se në fuqi është regjimi kohor i komunikacionit në periudhën verore për automjetet e rënda transportuese. Në rrugët shtetërore të Maqedonisë gjatë ditëve të uikendit dhe…

Lexo më Shumë

Lideri i Demokracisë së Re opozitare greke, Kirjakos Micotakis konsideron se referendumi në vendin fqinj verior do të ketë sukses, por thekson se njohja e kombit maqedonas dhe gjuhës maqedonase në Marrëveshjen e Prespës është diçka e papranueshme. Micotakis në intervistë për “Zidojçe cajtung” edhe njëherë e shpreh pakënaqësinë e tij nga arritja e Marrëveshjes, por shton se përderisa ai ratifikohet në Parlamentin grek do ta respektojë”, transmeton MIA. “Qartë thashë se nuk mendoj se kjo marrëveshje është e mirë. Demokracia e Re, do të votojë kundër, edhe kur të vjen për votim. Por, dukshëm do të duhet ta respektojë…

Lexo më Shumë

Në vend se nga katër maune në ditë, Maqedonia prej 18 korrikut pothuajse aspak nuk eksporton fruta dhe perime në Kosovë. Pas vendosjes së vendimit për rritje të doganave për 30 për qind, plasmani, nga të zakonshmit 150 – 150 tonë, ra në zero, thonë afaristët. Ata kërkojnë që vendimi të tërhiqet sepse bllokon këmbimin, ndërsa të mendimit të njejtë janë edhe kolegët e tyre nga ana kosovare. Tërheqje të vendimit dje kërkuan edhe minsitritë e Maqedonisë të Ekonomisë dhe të Bujqësisë, me shkresa zyrtare deri te CEFTA, BE-ja dhe Qeveria e Kosovës. Paralajmëruan se nëse kjo nuk do të…

Lexo më Shumë

Agjencia ndërkombëtare për rejting kreditor Agjencia “Fiç” e konfirmoi rejtingun e Maqedonisë BB, me dukje pozitive. Në konstatimin e rejtingut BB ndikuan koherenca e vazhdueshme e politikës makroekonomike dhe financiare, të cilat e mbështesin kursin stabil devizor. Dukja pozitive ndërkaq e reflekton ambientin më stabil politik që rezulton me besim më të lartë ekonomik, rikahëzim të politikave drejt anëtarësimit në BE dhe marrëdhënieve të përmirësuara ndërkombëtare, thekson Fiç. Në raport Fiç vlerëson se Qeveria ka arritur përparim kredibil në realizimin e angazhimeve nga ndryshimi i pushtetit në qershor të vitit 2017, përfshirë edhe implementimin e iniciativave urgjente si pjesë e…

Lexo më Shumë

Demokracia e Re dhe VMRO po ushqehen me problemet, ndërsa ne me zgjidhjet, opozitat në të dy vendet po përdorin gjuhë të urrejtjes, thotë shefi i diplomacisë greke në intervistë për “Efimerida ton sindakton”. Nikos Koxias, për edicionin e fundjavës të gazetës greke, duke folur për reagimet në të dy vendet, thotë se ajo që atë e shqetëson nuk është mospajtimi rreth marrëveshjes, “sepse nga një pikëvështrim, kjo është normale”, por është i shqetësuar për atë se ku do ta çojë vendin “përhapja dhe legalizimi i gjuhës ekstreme djathtiste të urrejtjes”. “Opozita në të dy vendet është opozitë e cila…

Lexo më Shumë

Në letër të hapur deri te opinioni, të publikuar në gazetën britanike “Gardijan”, më shumë se 40 intelektualë nga Evropa dhe SHBA-ja kërkojnë marrëveshje historike mes Maqedonisë dhe Greqisë me të cilin zgjidhen dallimet rreth emrit, të zbatohet. Në letrën e nënshkruar nga profesorë universitar nga Londra, Berkli i Kalifornisë, Bolonja, Nju-Jork, Varshava, Kembrixh, anëtarë të Parlamentit Evropian, filozofë të shquar nga Strazburgu dhe Parisi e shprehin përkrahjen e Marrëveshjes, duke potencuar se ajo e respekton dinjitetin dhe të drejtën e vetëpërcaktimit të dy popujve dhe e konfirmon dëshirën e dy vendeve për bashkëjetesë të qetë. Këto personalitete të shquara,…

Lexo më Shumë