Kandidati i BDI-së për kreun e komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata ka votuar i shoqëruar gjithashtu edhe nga me familjen e tij Lata synon edhe një mandat për Komunën e Dibrës. Sot, Lata, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij kanë realizuar të drejtën e tyre si qytetarë të Maqedonisë. Lata edhe një mandat të ri në krye të kësaj komune. Përgatiti: Evi Shkopi Almakos.com
Author: Adijat
Gjatë ditës së sotme të drejtën për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, Visar Ganiu. ” Sot është ditë me diell, ditë festive, ku e gjithë popullata kanë të drejtë të dalin të votojnë në mënyrë të drejtë , të qetë, ashtu siç ishte fushata parazgjedhore. Verdikti i po[pullit duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë në që jemi në politikë. Unë njëherë për njëherë nuk mendoj për rreth të dytë, jam përgatitur dhe kam punuar për rreth të parë”- tha në mesazhin e tij Visar Ganiu. https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/videos/1861698107492182/ Përgatiti: Evi Shkopi /Almakos.com/
Procesi zgjedhor në Komunën e Likovës, e cila u përmend nga KSHZ për daljen më të ulët në votime, po shkon rrjedhshëm dhe pa ndonjë parregullsi, shkruan Almakos. Në këtë komunë të drejtën e votës e kanë 25.105 persona, në 67 vendvotime në Komunë e Likovës. “Jehona e votuesve ka qenë dhe është në nivel. Dalja është rreth 20% deri më tani. Qytetarët këtu e shfrytëzojnë më shumë paraditen dhe pasditen për të votuar. Fluksi më i madh pritet të jetë nga ora 16:00-18:00. Gjithë votimi po shkon në mënyrë të organizuar dhe gjithçka është në rregull deri më tani”-…
Edhe në kushte të cikleve të shpeshta zgjedhore, kërkesë themelore e komunitetiot afarist është të ofrohen shërbime me kohë nga ana e administratës, me qëllim që të mos bllokohen proceset e kompanive, thotë në intervistë për MIA-n kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski. Sipas tij, mosmarrja e një leje të caktuar, licence apo pajtuehsmërie nga institucioent mund t’i kushtojë shtrenjtë biznesit. “Në atë mënyrë, jo vetëm që nuk do të bëhet fjalë për stabilitet dhe shkuarje përpara, por do të kemi proces të kthimit prapa, i cili në situata të caktuara mund të çojë edhe drejt bllokimit të…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1874702175903959/ Kandidati per kryetar te Struges dhe njeherit edhe kryetar i Lr-PDSh para pak castesh ka votuar ne vendlindjen e tij ne Livadhi te komunes se Struges.
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot ka dal në vendvotim dhe ka dhënë deklaratë mbi procesin zgjedhor. Partia e tij në këto zgjedhje garon në gjtiha komunat me kandidat dhe lista për këshilltarë, ndërkohë që deklaratën e tij mund ta ndiqni në linkun në vazhdim. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1874691589238351/
Në shkollën “ Liria” në Tetovë procesi i votimit ka filluar në orarin e caktuar, pra në 07:00 dhe deri më tani kanë votuar 25% të qytetarëve. Deri më tani nuk është evidentuar asnjë mangësi teknike apo parregullsi. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se votimi është ndërprerë në dy vendvotime dhe kjo për shkak të disa mangësive teknike. Përgatiti: Evi Shkopi Almakos.com
Pak minuta më parë zëdhënësi i MPB-së Toni Angellov, në konferencës për mediat dha një raport të shkurtër për vijimin e procesit të votimit, shkruan Almakos. “ Deri më tani kemi pasu 7 paraqitje për parregullsi, konkretisht për blerje të votës, të cilat jemi duke i shqyrtuar dhe gjatë ditës do të ju informojmë më detajisht. Një zënkë e ndodhur në një qendër votimi nuk është aspak e lidhur me procesin zgjedhorë, por ka ndodhur për shkaqe të tjera. I inkurajoj qytetarët që të lajmërojnë parregullsi sapo të hasin në të tilla dhe apel e kam dhe për partitë…
Kryetari i Komunës dhe kandidati z. Nevzat Bejta votoi në Gostivar së bashku me familjen e tij. Bejta ftoi qytetarët të merrnin pjesë në mënyrë demokratike, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Ai foli për gazetarët pas votimit në qendrën përkatëse. “Si qytetar i Gostivarit votova së bashku me familjen time. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, në mënyrë demokratike. Falënderoj për punën e tyre anëtarët e komisionit zgjedhor dhe shpresoj në një mbarëvajtje sa më të mirë të zgjedhjeve,” u shpreh z. Bejta. Votimi zgjat deri në orën 19.
Në fshatin Kosovë që gjendet në periferi të qytezës Makedonski Brod mbrëmë është përfshirë nga flakët. Incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur shkolla fillore “Klimenti i Ohrit” është përfshirë nga zjarri. Fillimisht nga zjarri janë përfshirë dritaret dhe dera hyrëse. Lidhur me këtë incident është ndaluar 35 vjeçar me inicialet D.K nga ky fshat. Ai dyshohet se ka vënë zjarrin.
Rreth orës 11:15 në shkollën “Said Najdeni” obligimin qytetarë për të votuar e kreu edhe kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Dibrës, Xhemail Çupi. I shoqëruar edhe nga familja e tij. “Ishte pak e vështirë të rrethosh emrin tënd, por në realitet unë nuk votova vetëm veten time por votova edhe ekipin tim, programin tim dhe vizionin tonë të përbashkët. Sot verdikti i takon popullit. Sot të gjithë politikanët, sidomos ato të deritanishmit i frikësohen popullit (pra nuk duhet ju të frikësoheni prej tyre), andaj e ardhmja e këtij qyteti për katër vitet që vijojnë është në duart tuaja. …
Gjatë ditës së djeshme kur edhe ishte heshtja parazgjedhore, “ CIVIL” ka evidentuar 20 thyerje të ligjit zgjedhorë në të gjithë Maqedoninë. Në mesin e këtyre 20 rasteve u përmend një komunë në të cilën janë vendosur pllakat që lidheshin me zgjedhjet, në një tjetër janë evidentuar sms të cilat kishin përmbajtje që thyenin heshtjen parazgjedhore. Sipas Derallës , që prej më herët “ CIVIL” ka cekur anomali në sistem dhe në Listën Zgjedhore. Gjatë ditës së sotme “ Civil” ka vërejtur se jo në të gjitha vendvotimet fletëvotimet janë të të njëjtit kualitet, ku përmendi rastin në një vendvotim…