Qasja transparente dhe e ndershme e Qeverisë, si dhe afrimi drejt NATO-s do të sjellë investime plotësuese të huaja në vend. Në mënyrë aktive po punohet në një projekt për lidhjen e kompanive vendore dhe të huaja nga industria e automobilave, me ç’rast do të sigurojë më shumë punë edhe për firmat vendore. Këtë në një intervistë për Zërin e Amerikës e theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili së bashku me guvernatorin e Bankës Popullore, Dimitar Bogov po e kryeson delegacionin i cili merr pjesë në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington. “Qasja jonë është…
Author: Adijat
Në muzeun “Mimara” në Zagreb sot do të hapet ekspozita e prof.Reshat Ametit e titulluar “Në kërkim të dritës”, e cila në kryeqytetin kroat do të jetë e hapur deri më 22 tetor. Ekspozita do të prezantojë tre cikle përmbledhëse të veprave të krijuara në dhjetë vitet e fundit: “Nga tradita”, “Gjeomteria lirike” dhe “Dialogu”. Për pikturat e tij, historiania e artit, Iva Kerbler me rastin e ekspozitës, në katalog shkruan se Ameti është një nga ata piktorë të cilëve piktura u është aventurë, pasion dhe eksperiment, i cili kërkimin e vet e orienton drejt mundësive të reja të pikturës…
Me mbylljen e vendvotimeve në orën 19:00, përfundoi edhe heshtja zgjedhore. Të parët që dolën në konferencë për media ishin nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Zëdhënësi i kësaj partie Arbër Ademi, falënderoi të gjithë mërgimtarët të cilët kanë ardhur për të votuar. “Procesi ishte demokratik dhe sa u përket incidenteve të vogla të cilat karakterizuan ditën e sotme, MPB duhet të marrë masat e nevojshme ndaj atyre që kanë thyer ligjin. Në të gjitha komunat në të cilat kemi nxjerr kandidat, kemi kandiduar për të fituar dhe nga informacionet tona, BDI veçse është fituese e këtyre zgjedhjeve”- tha Arbër Ademi.…
Në orën 07:00 u hapën dyert e 3.480 vendvotimeve nëpër tërë territorin e Maqedonisë,në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ishin ata më të moshuarit që më herët shkonin të realizonin të drejtën e tyre si qytetarë, shkruan Almakos. Në mëngjes, KSHZ, doli në konferencën e parë për media, në të cilën shpalosi sa qytetarë kanë votuar deri në orën 10:00. “Deri në orën 10:00 në territorin e Maqedonisë për të votuar kanë dalë 8,98 për qind. Deri në këtë orë pjesëmarrja më e vogël është shënuar në Vrapçisht 3,51 për qind, ndërsa më e madhe në Demir Kapi…
Zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën pothuajse një vit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kryesisht janë realizuar në atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha, shkruan Almakos. Megjithatë nga gjithsej 3480 vendvotime, 16 prej tyre janë vërejtur parregullsi si: fotografim i fletës së votimit, persona të cilët kanë tentuar të blejnë vota, votim kolektiv, probleme teknike, por jo vetëm. Më konkretisht, në Strugë si dhe në vendvotimin 2576/1 në Shkollën Fillore “Gjorçe Petrov” janë vërejtur qytetarë duke fotografuar fletën e votimit. Një rast i ngjashëm u cek sot edhe nga Lëvizja Qytetare “MOST”. “Në Çair, një qytetar është kapur…
Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, falënderoi të gjithë mërgimtarët të cilët kanë ardhur për të votuar. Sipas tij, procesi ishte demokratik dhe sa u përket incidenteve të vogla, të cilat karakterizuan ditën e sotme, ai tha se MPB duhet të marrë masat e nevojshme ndaj atyre që kanë thyer ligjin. Më tej zëdhënësi i BDI-së, tha se parti e tij pret fitore në të gjitha komunat në të cilat ka garuar, duke thënë se veçse BDI është fituese e zgjedhjeve, edhe pse një informacion i tillë nuk është i verifikuar duke qenë se vetëm 23 minuta më parë janë mbyllur…
KSHZ doli në konferencën e tretë për ditën e sotme në të cilën shpalosi të dhënat sa I përket pjesmarjes së qytetarëve në procesin zgjedhor. Deri në orën 17:00 në territorin e Maqedonisë , përqindja totale e qytetarëve që kanë votuar arrin 49,14 %. Pjesmarrje më e madhe në votime rezulton në Komunën e Vevçanit 72.05%, ndërsa në qytetin e Shkupit pjesmarrje më të madhe ka në Komunë e Gazi Babës me 58,02%. Pjesmarrje më të ulët në nivel shtetëror ka në Komunë e Mavrovës dhe Rostushë ,ndërsa në Shkup, pjesmarrje më të ulët ka në Shuto Orizare 33,83%. Në…
Edhe kjo loke e moshuar shqiptare në Kërçovë doli për të votuar duke shfrytëzuar të drejtën e saj të votës. Ajo tha se kishte dal për të shfrytëzuar votën e saj demokratike dhe se synimi i saj ka qenë që mos ti shkoj vota huq. Por ajo është bërë edhe simbol në rrjetet sociale, të cilat kanë shkruar për vullnetin dhe sakrficën që ashtu në moshë të thyer ka shkuar drejt qendrës së votimit. Nuk dihet se kjo nënë jeton vetëm apo ka familjarët në kurbet, ashtu siç janë banorët e shumtë të kësaj komune dhe këtyre vendbanimeve kërçovare. Për…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pasi shfrytëzoi të drejtën e votës në shkollën e mesme “Josip Broz Tito” në Shkup, tha se ai pret që këto zgjedhje lokale të zhvillohen “në një atmosferë të qetë, demokratike dhe të drejtë”. Presidenti Ivanov, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij, theksoi se shpreson që këto zgjedhje si të gjitha ato të mëparshmet të tregojnë pjekuri tek qytetarët. “Sot, kur zgjidhet qeveria lokale, qytetarët mund t’i zgjedhin ata të cilët në kohën e fushatave zgjedhore u kanë ofruar të përmirësojnë kushtet për jetën e tyre, sepse jeta…
Dy persona janë shoqëruar në polici për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë me rrahje gjatë ndeshjes së djeshme të futbollit midis ekipeve të KF Vardar dhe KF Shkëndia në Arenën Filipi i Dytë në Shkup. Siç kumtoi MPB, dje në orën 15:00 B.M. (18) dhe K.H. (19) në Arenën Filipi i Dytë janë goditur midis tyre në pjesën e fytyrës dhe trupit. Nga një nëpunës policor personat janë shoqëruar në stacionin policor dhe u janë bërë procesverbale për shkelje të konstatuar sipas nenit 3 paragrafi 1/7 të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të pahijshme në ndeshje…
Burime të Faktiditor bëjnë të ditur se në vendvotimin 2517 në Komunën e Gazi Babës pasdite në orën 15 .30 minuta në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale kanë qenë 7 maqedonas dhe asnjë shqiptarë.Votuesit shqiptarë të kësaj Komune thanë se ata në momente kur kanë patur nevojë për më shumë shpjegime nuk kanë mundur ose më saktë nuk iu është ofruar asnjë lloj orientimi nga vëzhguesit maqedonas.Më shumë probleme kanë patur ata që nuk dijnë të komunikojnë në gjuhën maqedonase.Votuesit thanë se kjo përbën një skandal të madh ndërsa nuk dihen shkaqet sipas tyre nëse kjo është e qëllimshme…
Lëvizja BESA dënoi incidentet e ndodhura gjatë ditës së sotme, duke thënë se të njëjtat shkaktohen nga një parti politike, e cila ka filluar tw ndiej humbjen dhe se për këtë arsye tenton që të dëmtojë procesin zgjedhor. Nga BESA përmendën me nota pozitive reagimin e organeve përgjegjëse për incidentet e evidentuara “Ndonëse deri më tani janë shënuar incidente të natyrave të ndryshme, siç është rasti i mbylljes së dy vendvotimeve në Gostivar, kërcënimet e disa vëzhguesve tanë dhe tentimin për të blerë vota në komunën e Sarajit, parregullsi në disa vendvotime në komunën e Butelit, tentativa për krijimin e…