Qeveria ka qëndrim të harmonizuar se nuk ka mendim për Propozim ligjin për mbrojte nga pirja e duhanit të dorëzuar deri te Kuvendi, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, lidhur me temat e seancës së 32-të që u mbajt dje. “Propozim ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit është kthyer në Kuvend në procedurë të mëtejme”, tha Boshnjakovski. Lidhur me kërkesën e Avokatit të Popullit institucionet t’i respektojnë rekomandimet e tij, Boshnjakovski tha se vendimi i djeshëm i Qeverisë është në drejtim të intensifikimit të Planit 3-6-9. “Thjeshtë i inkurajojmë institucionet e sistemit në mënyrë adekuate…
Author: Adijat
“Feni industri” fitoi pronar të ri – kompania bullgare “Enekod”, nuk do të shkojë në falimentim dhe të gjithë punëtorët do të mbeten me statusin që e kishin, informoi sot kryetari i Sindikatës për industri, minierë dhe energjetikë, Pece Ristevski. Sipas tij, pronari i ri i fabrikës ka paralajmëruar investime të reja. “Problemi është zgjidhur në kënaqësi të të gjitha palëve të përfshira në negociata. Nga sot kompania nga Kavadari fitoi pronar të ri, ajo është kompania bullgare ‘Enekod’ e cila ka 35 firma me biznese të ndryshme në Bullgari. ‘Enekod’ po i ndërmerr të gjithë detyrimet ndaj kreditorëve. Të…
Në stacionin policor Bit Pazar është realizuar bisedë me dhjetë persona për incidentin e mbrëmshëm në bul.”Kërste Misirkov” në autobusin e NQP nr.50. Është biseduar me shtatë minorenë dhe tre të rritur, midis të cilëve edhe me shoferin e autobusit, informoi Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt. Tre të lënduarit në rrahje pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën e urgjencës janë lëshuar në mjekim shtëpiak. MPB paraprakisht njoftoi se për incidentin në autobusin e qytetit është arrestuar edhe një person. Siç informuan, një grup njerëzish mbrëmë kanë sulmuar udhëtarë në autobusin nr.50 të NPQ në bul.”Kërste…
Shkruan: Valon Abdulhamidi “Është hera e 11-të radhazi që po fitojmë”, tha Fatmir Besimi në mbrëmjen e 15 tetorit, i entuziazmuar me rezultatin e arritur në po të njëjtën ditë. Ka të drejtë edhe kur thotë se po fitojmë për herë të 11-të radhazi, por ka edhe të drejtë të jetë i entuziazmuar. BDI e tije po fiton e po fiton pa fund. Disave nga ne mund të mos i pëlqejë kjo por askush nuk na ka faj. Pasi që BDI po fiton, atëherë i bie që ne të tjerët ose jemi të paktë në numër ose nuk po…
Qytetarët e Maqedonisë pas një kohe të gjatë kishin mundësi të votojnë në zgjedhje të lira dhe demokratike sipas vullnetit të lirë dhe pa trysni. “Organizimi i zgjedhjeve kriminale dhe keqpërdorimit sistematik të institucioneve dhe resurseve shtetërore për qëllime partiake ishin mjet i sundimit të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-së dhe ajo kohë përfundoi. Në vend se të kërkojë arsyetime absurde, VMRO-DPMNE duhet të uroj qytetarët për zgjedhjet e lira dhe të pranojë humbjen zgjedhore.
Qeveria pret se do të respektohen të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe standardet ndërkombëtare në raste të tilla dhe e gjithë procedura do të përfundojë në kuadër të afateve reale për procedura të tilla, deklaroi zëdhënësi qeveritar, Mile Boshjakovski, lidhur me ekstradimin e ish-shefave në DSK, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nga Greqia. “Dëshiroj t’ju udhëzoj në Ministrinë e Drejtësisë e cila është kompetente për ekstradimin dhe është duke e udhëhequr procedurën”, deklaroi Boshnjakovski. I pyetur se si do t’i komentojë deklaratat e të dyve për mediat greke se frikësohen të kthehen në Maqedoni për shkak të presioneve, Boshnjakovski tha se…
Muajin e ardhshëm duhet të realizohet zhvendosja e pjesës nga largpërçuesi interkonektiv 400 kilovoltësh në afërsi të Negotinës, që është e domosdoshme të bëhet që të mund të lëshohet në përdorim autostrada Demir Kapi – Smokvicë. Që të përfundohen aktivitetet e nevojshme për zhvendosje të largpërçuesit për nevojat e autostradës së re, largpërçuesi interkonektiv që i lidh sistemet elektro-transmetuese të Maqedonisë dhe Greqisë, do të firmoset nga 11 deri në datën 26 muajin e ardhshëm, që është konfirmuar në marrëveshje midis sistem-operatorëve elektro-transmetues së të dy vendeve, gjegjësisht MEPSO dhe IPTO, njofton në intervistë për MIA-n drejtori i MEPSO-s Sasho…
Aleksandar Mihajllovski, një nga përfaqësuesit e nismës brendapartiake për reforma në VMRO-DPMNE, në një intervistë për Almakos, tha se parimet mbi të cilat ishte themeluar VMRO kishin si synim mundësimin e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve, pika në të cilat takoheshin interesat e kësaj partie dhe të shqiptarëve, shkruan Almakos. Megjithatë, siç thotë Mihajllovski, pas vitit 2011 VMRO, nuk u përmbahej më këtyre parimeve për shkak të inkuadrimit të klientalistëve të qeverisë në strukturat e saj. “U instaluan kuadro që nuk kanë afërsi me ideologjinë e VMRO-DPMNE-së dhe punuan larg këtyre parimeve. Parimet mbi të cilat u themelua kjo…
Kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski dje në polici ka denoncuar se një i punësuar në administratë i ka ndryshuar bravat e hapësirave të arkivit dhe të komisionit për furnizime publike. “Dje në orën 14:40 , S.J kryetar i komunës së Karposhit, ka denoncuar se A.Z i punësuar në administratën e komunës së Karposhit, pa asnjë autorizim dhe njohuri i ka marrë çelësat nga hapësirat e arkivit dhe komisionit për furnizime publike dhe gjatë 24 orëve të fundit në mënyrë të paautorizuar i ka ndryshuar bravat, për ç’arsye administrata komunale nuk ka qasje deri te arkivi dhe komisioni për…
Ministria e Drejtësisë duhet ta fillojë procedurën për ekstradim pasi ta marrë njoftimin nga Interpoli për arrestimin e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit në Greqinë fqinje. Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se ende nuk kanë marrë një njoftim të tillë nga Interpoli. Dy ish-shefat e MPB-së, të cilët disa muaj ishin në arrati, janë arrestuar në Selanik, Greqi, kumtoi mbrëmë MIA. Ministria e Punëve të Brendshme sot në mëngjes nuk kishte marrë vërtetim zyrtar nga policia greke për arrestimin e ish-shefave. Boshkovski dhe Grujevski janë të akuzuar nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”. Që të dy, prej…
Përfaqësues të komunitetit akademik, të sektorit afarist, të institucioneve të tjera dhe shkencëtarë me renome nga 26 vende po marrin pjesë në punën e Simpoziumit të tretë ndërkombëtar për bujqësi dhe ushqim që me rastin e 70-vjetorit të Fakultetit për shkenca bujqësore dhe ushqim pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” prej sot po mbahet në Ohër. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski në fjalimin para pjesëmarrësve theksoi se bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishëm i cili në bruto prodhimin vendor të përgjithshëm merr pjesë me 13 për qind, i cili pas veprimtarisë shërbyese dhe…
Strategjia për menaxhim me financat publike të Mekanizmit IPA 2 për organizata civile sot u prezantua para përfaqësuesve të shoqërisë civile me qëllim që të rritet shfrytëzimi i mjeteve. Aleksandar Kolekeski, koordinator projektues i mekanizmit IPA 2 të organizatave qytetare deklaroi se po bën konsultime me qëllim që të përmirësohet dedikimi i shfrytëzimit të mjeteve evropiane. “Është shumë me rëndësi të avancohet vetë procesi i menaxhimit të financave publike, diçka që me vite prapa është treguar nga Delegacioni i BE-së në raportet për shtetin”, tha Kolekeski në BE Infoqendrën. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit për Nisma Zhvillimore “Zenit”, Aleksandar Nikollov, potencoi…