Kryetari I komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, po realizon edhe një premtim elektoral, duke asfaltuar një rrugë të re në Lagjen e Re-Saraj. Asfaltimi I kësaj rruge është realizuar sipas planit të Komunës së Sarajit dhe Ndërmarrjes “Rrugë dhe Rrugica”, dhe I plotëson të gjitha standardet. Vlera investuese është mbi dy milion denarë, me gjerësi prej katër metra dhe gjatësia është rreth 600 metra. Kryetari I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, thotë se premtimet që janë bërë gjatë zgjedhjeve duhet edhe të realizohen, duke shtuar se investimet infrastrukturore ne rrugë të reja dhe sanim ekzistueseve do të realizohen në kontinuitet…
Author: Adijat
Me blerjen e bluzave ku është e vizatuar luledielli, deputetët nga Kuvendi i Maqedonisë janë përfshirë në fushatën për ndihmën e fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën e onkologjisë pranë Qendrës “Nëna Terezë” në Shkup. Para fillimit të vazhdimit të sotëm të seancë së 53-të, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se fushata zhvillohet përmes blerjes së bluzës e cila kushton 1.230 denarë. Të gjitha mjetet që do të mblidhen nga shitja e tyre do të donohen për këtë fushatë. Ngjarja që u mbajt në sallën “Maqedoni” siç tha Xhaferi, kanë marrë pjesë 120 deputetë nga Kuvendi duke i paraqitur qytetarët…
Filip Medarski reagon pasi VMRO-DPMNE tha se zyra e avokatit të Zoran Zaevit është në të njëjtën adresë me firmën që fitoi tenderin 35 milionë euro. “Partia politik VMRO-DPMNE dha deklarata se firma, e cila ka konkuruar në tender prej Ministrisë së Shëndetësisë është e regjistruar në të njëjtën adresë, si zyra ime e avokatisë. Do të dëshiroja ta informoj publikun se zyra ime e avokatisë nuk ka asnjë lidhje me firmën që ka konkurruar në tender dhe e them me plotë përgjegjësi se ajo firmë, themeluesit e saj, drejtuesit dhe punëtorët e saj asnjëherë nuk i kam përfaqësuar, por…
Një këmbësorë dhe një shofer i automjetit janë lënduar rëndë, ndërsa katërmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 25 aksidente të evidentuara vikendin e kaluar në rrethinën e SPB të Shkupit. Policia e komunikacionit ka sanksionuar 200 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 90 shoferë. Sipas raportit të policisë, 35 persona kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkollit, 44 kanë drejtuar automjetin para së pajisen me të drejtën për vozitje, 11 fillestarë, dy vetura kanë qenë teknikisht në gjendje të dëmtuar, 45 të pa regjistruara dhe…
Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 53-të ku në rend dite janë më shumë ligje, por dhe ndryshime të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar. Seanca duhet të vazhdojë me Propozimin për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, që filloi të enjten, llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2017, plotësimi i propozim ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për transport në komunikacionin rrugor, në lexim të dytë etj. Me propozimin nga shumica qeveritare në seancën në rend dite janë edhe ndryshimet…
Liderët e katër partive më të mëdha, LSDM-së dhe BDI-së qeveritare dhe partive opozitare, VMRO-DPMNE-së dhe të njërit krah të Lëvizjes BESA sot sërish do të ulen në tryezë dhe do të përpiqen t’i largojnë dallimet dhe të arrijnë marrëveshje politike lidhur me referendumin vijues, datën, pyetjen e referendumit, karakterin e tij, zgjedhjen e KSHZ-së… Bisedimet janë caktuar për në orën nëntë të mëngjesit në Klubin e deputetëve. Ky është takimi i tretë i liderëve, i pari u mbajt të mërkurën e kaluar me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, të cilat në Kuvend kanë më shumë se një deputet,…
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA njofton se sot masdite Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, së bashku me homologët e tyre nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, do të mbajnë takim në Mostar. Tsipras pritet të pranojë çmim nga Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Ballkan “Sot rreth orës 20:00 pritet që në Mostar të arrijnë edhe kryeministrat e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa pas 15 minutave të mbahet edhe takimi katërpalësh”, njofton ANA-MPA. Disa media në Greqi, çmimin për Aleksis Tsipras e lidhin me marrëveshjen…
Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për pagë minimale, të cilat janë në rend dite të vazhdimit të sotëm të seancës së 53-të në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, shteti planifikon t’i stimulojë punëdhënësit të cilët kanë probleme financiare t’i paguajnë pagat e rritura të punësuarve të cilët janë rritur mbi pagën minimale dhe të arrijnë deri në 18.000 denarë pagë neto. Sipas Propozimit, mbështetja financiare do të sigurohet në periudhën nga korriku deri në dhjetor të këtij viti dhe do të arrijë 30 për qind nga dallimi mes pagës bruto të të punësuarit në muajin vijues dhe pagës mesatare…
Cikloni i quajtur “Florijan” që ka përfshirë rajonin e Evropës Juglindore gjatë pasdites pritet të përfshijë edhe Maqedoninë, duke shkaktuar mot të ndryshueshëm me kushte të reshjeve të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Disa zona do të përfshihen edhe nga breshëri. Enrti Hidrometeorlogjik paralajmërim që qytetarët të kenë kujdes në këtë pasdite dhe orëve të natës, sidomos në pjesën veriperëndimore dhe veriore, informon INA. Gjithashtu derisa zgjat ky mot, qytetarët duhet të shkyçin pajisjet elektrike nëpër shtëpitë e tyre dhe të përkujdesen edhe për makinat e tyre, për shkak të e erës së fortë dhe breshërit, që do të…
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër katër personave të cilët dyshohen për kontrabandë me emigrantë dhe tregti me njerëz. Dy prej tyre, vozitësi i automjetet me të cilin është bërë transporti ilegal me inicialet P.P si dhe XH.N, janë arrestuar. “Ministria e Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dërguar akuzë penale kundër 4 personave; 3 nga Shkupi dhe 1 nga Gjevgjelia, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale siç janë kontrabandë me migrantë, organizim të grupit dhe nxitje të veprës tregti me njerëz dhe tregti me fëmijë. Kjo grupë kriminele kanë…
Edhe pse është një nga temat qëndrore në takimin e liderëve partiak, ndryshimi i kodit zgjedhor për zgjedhjen sa më të shpejtë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, vazhdon të procesohet me shpejtësi në Kuvend. Propozim ligji i Qeverisë, i cili parasheh zgjedhjen e komisionerëve me vetëm 61 votë ka kaluar mbrëmë Komisionin për Çështje Evropiane dhe Komisionin Juridiko-ligjvënës. Shumica parlamentare nuk ka pranuar asnjë nga 401 amendamentet e dorëzuara nga VMRO-DPMNE-ja. Dy komisionet kanë përcjellur ligjin në seancë plenare që është faza e fundit procedurale. Seanca për miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor është caktuar për të hënën në ora…
Në kohën kur procesi i skriningut është zyrtarizuar dhe janë caktuar kryenegociatorët e palëve mes Maqedonisë dhe BE, pritet të caktohet edhe seanca e parë e përbashkët. Pas skenimit të situatës aktuale dhe planifikimit të procesit zhvillues, fillon hapja e njëpasnjëshme e kapitujve, me ç’rast analistët politik thonë se kapitulli që i referohet gjyqësorit dhe administratës publike do të jetë më i vështirë, sepse me vite këto dy institucione kanë qenë të ndikuara nga politika. “Ajo që është me rëndësi në këtë proces është jo vetëm miratimi i ligjeve, por edhe implementimi praktik i tyre. Në këtë kuadër, gjatë implementimit…