Author: Adijat

Banorët e Tetovës ankohen se ditët e fundit uji në çezmat e tyre mban erë kimikatesh, ose “ erë gazi” siç thanë për Almakos. Megjithatë, redaksia jonë kontaktoi me zëdhënësin e Komunës së Tetovës, Armend Fazliun, i cili e demantoi një informacion të tillë me përgjigje të prerë. “ Nuk ka diçka të tillë”- tha zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Armend Fazliu. Nga ana tjetër, ndryshe nga ç’tha Fazliu, disa banorë të Tetovës të kontaktuar nga Almakos, thanë se këto ditë janë detyruar që ujin ta blejnë, sepse era që mban uji që rrjedh nga çezmat e tyre kundërmon erë…

Lexo më Shumë

Që në orën 09:00 të mëngjesit gazetarët ndodheshin para Prokurorisë Themelore, në pritje të dy deputetëve të cilët hapën dyert e Kuvendit më datë 27 prill, por edhe pas më shumë se tre orë pritje asnjëri prej tyre nuk u shfaq, shkruan Almakos. Tashmë kanë kaluar 6 muaj nga ngjarjet e përgjakshme të së enjtes, ku deputetët dhe gazetarët u sulmuan nga protestuesit, me karrige, grushte e shqelma, të irrituar nga zgjedhja e Talat Xhaferit si kryetarë Kuvendi, mes te cilëve më së shumti e pësoi kreu iAleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Mukovski , i kontaktuar nga “Makfax”, është shprehur…

Lexo më Shumë

Mundësitë për ndërtim të lidhjes së re interkonektive midis Maqedonisë dhe Bullgarisë në sferën për gaz natyror, duke i përfshirë teknikat, financat dhe aspektet rregullatore të ndërtimit të kësaj lidhjeje të re ka qenë temë e takimit të parë të punës midis delegacioneve të Maqedonisë dhe Bullgarisë në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim në sferën e gazit natyror. Takimi i parë i grupit të punës, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, është mbajtur në Sofje gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërsa Memorandumi për bashkëpunim në sferën e gazit natyror u nënshkrua më 1 gusht këtë vit në…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizoi takime të ndara me Emanuel Lenan, këshilltar në kabinetin e kryeministrit Filip, Sabine Tilae, kryetaren e komisionit për Çështje Evropiane në kuvendin nacional të Republikës së Francës dhe me Bertrand Sore, kryetar i grupit FrankoMaqedonas në Parlamentin Francez. Gjatë takimeve zëvendëskryeministri Osmani njoftoi bashkëbiseduesit me rrjedhën e zbatimit të reformave, të cilat i përmban Plani 3-6-9. “Pjesa 3 e Planit është në fazën përfundimtare, realizimi i së cilës mbaron me përfundimin e zgjedhjeve lokale. Në një atmosferë të shkëlqyer dhe kushtet për mbajtjen e rrethit…

Lexo më Shumë

Në fshatin Sllupçan sot është bërë stacion për autobusë, janë vendosur shporta për hedhurina dhe stola për të moshuarit që të ketë vend ku mund të mblidhen dhe së bashku ta kalojnë kohën e lirë. Aktivitetet i realizoi Nisma lëviz gishtin: Përfshirja e të rinjve për problemet lokale në Kumanovë – Qendra për dialogun interkulturor nga Kumanova, në bashkëpunim me banorët e këtij fshati. Aktivitetet dolën pas bisedimeve me qytetarë të cilët i kanë theksuar nevojat e tyre dhe problemet me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshme.

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Arben Taravari, ka vazhduar gjatë gjithë këtyre ditëve takimet me qytetarët. Në Gostivar ASh koalicionon në rrethin e dytë edhe me partitë turke. Taravari ka akuzuar se kryeministri po shkel rekomandimin kryesor të ndërkombëtarëve, atë të ndarjes së shtetit nga partia. “Njerëz të vetëdijshëm ka edhe në partitë maqedonase që janë të vetëdijshëm se duhet ndryshuar regjimi në Gostivar. Kam mbështetjen edhe të partive turke, e besoj do jetë kështu edhe në raundin e dytë. Të gjithë janë të vetëdijshëm se ai që e ka keqpërdorur pushtetin duhet të shkojë. Kryeministri nuk ka…

Lexo më Shumë

Kompania gjermane për prodhim të ulëseve për autobusë dhe trena “Franc Kiel” ka filluar me prodhimin e ulëse për autobusë për nevojat e kompanisë belge “Vanhol” e cila tashmë punon në Zhelinë.  Aktualisht ka 50 të punësuar të cilat u janë nënshtruar trajnimeve në Gjermani dhe Poloni.  Kompania planifikon në menyrë graduale të rrit numërin e të punësuarve si dhe linjën e prodhimit me çka planifikohet në të ardhmen të prodhohen edhe ulëse për industrinë hekurudhore me çka pritet Maqedonia të ketë eksport të drejtpërdrejtë edhe për Evropë, Azi dhe SHBA. Investimi i përgjithshëm vlerësohet prej 6 deri 7 milionë…

Lexo më Shumë

Persona të panjohur mbrëmë dy herë kanë kryer vjedhje në një kazino në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” dhe në një bastore sporti te Tregu i Gjelbër në Shkup, njoftoi MPB. Sipas MPB-së, vjedhja e parë ka ndodhur në bastoren sportive te Tregu i Gjelbër. Rasti është denoncuar në ora 21 e 37 minuta, kur policia është informuar se dy persona të panjohur kanë plaçkitur të punësuarit. Autorët duke u kërcënuar me revole e kanë vjedhur qarkullimin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur, shkruan Gazeta Lajm. Rasti i dytë është denoncuar në ora 4 e 26 minuta pas mesnate.…

Lexo më Shumë

Persona të panjohur dje në dy raste kanë kryer plaçkitje në një kazino në rrugën “Gjorgji Popo Hristov” në Shkup dhe në një bastore afër tregut të gjelbër në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë në orën 21:37 është denoncuar se në një bastore afër tregut të gjelbër në Shkup dy persona të panjohur kanë kryer plaçkitje ndaj të punësuarve. Autorët me kërcënim me armë e kanë marrë fitimin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Plaçkitja e dytë është denoncuar mbrëmë në orën 24:26. Autorët, dy persona të panjohur, me kërcënim me armë automatike kanë…

Lexo më Shumë

Banorët e Tetovës ankohen se ditët e fundit uji në çezmat e tyre mban erë kimikatesh, ose “ erë gazi” siç thanë disa qytetarë për Almakos. Megjithatë, redaksia jonë kontaktoi me  zëdhënësin e Komunës së Tetovës, Armend Fazliun,  i cili e demantoi një informacion të tillë me përgjigje të prerë. “ Nuk ka  diçka të tillë”- tha zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Armend Fazliu. Nga ana tjetër, ndryshe nga ç’tha Fazliu, disa banorë të Tetovës të kontaktuar nga Almakos, thanë se këto ditë janë detyruar që ujin ta blejnë, sepse era që mban uji që rrjedh nga çezmat e tyre…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Besa, njëkohësisht edhe kandidat për Komunën e Tetovës, doli në një konferencë për mediat ku ngriti disa akuza drejtuar zonjës Teuta Arifi, shkruan Almakos. Sipas tij në katër vitet e fundit, Arifi, ka harxhuar 113.6 milionë denarë për kontrata në vepër, shërbime nga të cilat ka përfituar ajo personalisht dhe jo qytetarët e Tetovës. Kasami, tha se veçanërisht në ditët 5 muajt e fundit keqpërdorimet janë rritur edhe më shumë, kohë në të cilën janë lidhur dhjetëra kontrata në vepër, kështu keqpërdorimet kanë arritur kulmin në periudhën parazgjedhore. Ai tha se ka të dhëna konkrete për vitin…

Lexo më Shumë