Author: Adijat

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev sot në Bruksel u takua me ministren belge të Energjetikës, Mjedisit të Jetesës dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Mari Kristin Marghem me të cilën bisedoi për pozicionin momental të Maqedonisë në pjesën e energjetikës dhe për planet dhe perspektivat e ardhshme të Qeverisë në sektorin energjetik. “Maqedonia përgatit ligj të ri për energjetikë në të cilin do të implementohet Pakoja e tretë energjetike të Bashkimit Evropian dhe masat e rekomanduara nga Komuniteti energjetik. Ardhmëria në energjetikë do të bazohet në burimet ripërtëritëse të energjisë, përmes konceptit racional, të qëndrueshëm dhe të pagueshëm”, ka theksuar Angjushev.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se sonte do vije në Tetovë dhe të pijë kafe me Ali Ahmetin. Por ky takim mund të shëndrrohet në fatkeqësi marrë parasysh se në Tetovë uji doli të jetë i helmuar dhe me shije të ndryshme, falë dështimit të punës së Teuta Arifit me ujësjellësin, shkruan rrugadrejt. Me deklaratë doli edhe instituti i shëndetit publik ku tha se tetovarëve nuk ju rekomandojnë ta konsumojnë ujin për pije. Nëse Zaev provon të pijë kafe me ujin e Teuta Arifit kjo rrezikon ti kushtojë me jetë atij.

Lexo më Shumë

Një minoren 15 vjeçar, dje në autobus në Shkup është sulmuar nga ana e disa nxënësve, me ç’rast ka marrë lëndime. Siç kumtoi MPB-ja, në orën 19:34 dje në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naumi i Ohrit” është denoncuar se tek ata ka ardhur një 15-vjeçar nga f. Nigishtan, i Shkupit nga Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” me lëndime të marra nga një sulm fizik, i cili ka ndodhur në bul. Aradhat Partizane”, në numrin 22. I dëmtuari në autobus është sulmuar nga disa nxënës. Nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të lehta dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak,…

Lexo më Shumë

Numri i shitësve është shtuar edhe pse numri i shitoreve është zvogëluar, tregojnë kështu analizat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë të Maqedonisë. Në fakt, në vitin 2008 në vend ka pasur 22.332 shitore dhe 32.021 të punësuar, derisa, vjet në vitin 2016 apo tetë vite më pas, numri i shitoreve është ulur në 18.250, ndërsa numri i shitësve ka arritur në 41.057, informon Koha.mk. Këto të dhëna të Entit për Statistikë japin përfundimin se zvogëlohet numri i lokaleve të vogla për shitje ku punësohen nga një ose dy persona, por, nga ana tjetër, gjithnjë e më i madh…

Lexo më Shumë

Analisti shqiptar Robert Nesimi vlerëson se dita e diel për shqiptarët është më shumë se ditë zgjedhjesh. “Ta keni të qartë: të dielën nuk ka zgjedhje lokale, ka referendum”, vlerëson Nesimi. Nga ana tjetër, opinionisti Visar Ademi në emisionin Studio e Hapur, paralajmëron rrezikun që mund të sjellë në të ardhmen ndërhyhrja e drejtpërdrejtë e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, që po u bën kandidatëve të BDI-së, të cilër po përballen me kanidatët e Lëvizjess BESA dhe të Aleancës për Shqiptarët. “Si shqiptar e shoh shumë të rrezikshme sepse nëse ndodh që të humbin shumë komuna shqiptare për shkak të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot pritet të vizitoj Strugën ku do ti jap mbështetje të madhe kandidatit të BDI-së për kryetar të kësaj komune, Ramiz Merko. Kryeministri Zoran Zaev nesër së bashku me ekipin e tij të ngushtë do të realizoj takim me qytetarët e Strugës kurse në ora 20.30 do të organizohet tubim në sheshin e qytetit të Strugës. Kryeministri Zoran Zaev do të kërkoj nga qytetarët e Komunës së Strugës përkrahjen dhe mbështetjen për kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ramiz Merko, për programin e tij me moton “për një Strugë më të qetë dhe më të sigurt, për…

Lexo më Shumë

‘Passport Index’ ka publikuar indeksin e pasaportave, që tregon se cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë, gjegjësisht cila pasaportë u mundëson qytetarëve të udhëtojnë në më shumë vende të botës, edhe atë pa vizë, përcjell Fol. Pasaporta e Maqedonisë radhitet e 84-ta sipas ‘Passport Index’, gjë kjo që u mundëson qytetarëve të Maqedonisë të udhëtojnë pa viza në 108 vende të botës. Sa i përket rajonit, Greqia në vendin e 23-të, Kroacia e 38-ta, Bullgaria 41, Serbia 79, kurse Shqipëria e 95-ta dhe Kosova 181. Ndryshe, nga ana tjetër, pasaporta më e fuqishme është ajo e Singaporit, ku qytetarët…

Lexo më Shumë

Më shumë se 100.000 euro kushton marrëveshja e nënshkruar në Biron e Zhvillimit të Arsimit për sistemin e Kembrixhit, sipas të cilit parashihej futje e programeve në sistemin e mesëm arsimor që u anulua nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk. Me këto para duheshe të paguhen ekspertët britanik të cilët do të trajnojnë profesorët, kurse në harxhime hynin edhe zhvillim i materialeve, programe dhe mbajtje të të trajnimeve. “Para disa muajve, ekspertët të cilët janë kontraktuar për përpilim të njësive mësimore nga shkencat natyrore dhe matematika tashmë kanë qenë në Maqedoni dhe kanë mbajtur trajnime. Në ato trajnime kanë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot filloi me shpërndarjen dhe pranim-dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor deri te komisionet komunale zgjedhore (KKZ) për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën. Në pajtim me afatin zgjedhor, KSHZ-ja, materialin zgjedhor e dorëzon deri te KKZ-ja më së voni në afat prej 72 orëve para ditës së zgjedhjeve, ndërsa KKZ-ja është e obliguar një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve ta dorëzojë materialin zgjedhor në këshillat zgjedhorë. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet në 35 komuna.

Lexo më Shumë

Petrit Menaj, ish-ushtaraku dhe përkrahësi i BDI-së i ka kushtuar një poezi ish-deputetes Ermira Mehmeti. Ai këtë e ka bërë pas shfaqjes së fundit publike të Ermirës në një media në Tiranë, ku ajo kishte shprehur pakënaqësi ndaj ish-subjektit të saj politik. Me këtë, Mënaj që konsiderohet edhe njeri i afërt i Ali Ahmetit ka thumbuar ish-deputeten, shkruan INA. DY FJALË PËR ERMIRËN E TË TJERË Eh moj Ermira Devaja Me BDI-në moj ç’të gjeti? Në krah ndoshta dot s’të mbajtëm Por ke bërë ç’të deshi qejfi. Na thuaj vall çfarë të mungojë? Çfarë e deshe nuk e pate! Kudo…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, ka theksuar se partia Besa ka një mbështetje të madhe nga diaspora shqiptare dhe nga biznesmenë dhe afaristë të cilët veprojnë në Republikën e Maqedonisë. Në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë se ata financohen nga shtete tjera, si Katari. “Ne tani e kemi kontrollin shtetëror, të cilët bëjnë kontrolle se si financohet kjo parti. Raportet financiare janë publike dhe aty janë të evidentuar të gjithë – si donatorët dhe anëtarësia. Besa është subjekti më i pastër politik. Ne nuk jemi pjesë e pushtetit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me bashkëpunëtorë, ka qëndruar në komunën e Dollnenit ku është njohur me angazhimin e të gjitha strukturave partiake që epërsia e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të konfirmohet edhe në balotazhin e së dielës.  Me këtë rast, në tubimet e organizuara në fshatrat Debresh dhe Zhitoshë, kryetari Ahmeti tha se kishte ardhur për të përgëzuar për suksesin e arritur në këto zgjedhje, por edhe për të përgënjeshtruar dezinformatat dhe shpifjet që BDI-ja ka bërë pazare me LSDM-në për t’ia “shitur” kësaj të fundit komunën e Dollnenit: “Erdha këtu për t’ju thënë se unë ndaj vëllezërve të…

Lexo më Shumë