Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev sot në
Bruksel u takua me ministren belge të Energjetikës, Mjedisit të Jetesës dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Mari Kristin Marghem me të cilën bisedoi për pozicionin momental të Maqedonisë në pjesën e energjetikës dhe për planet dhe perspektivat e ardhshme të Qeverisë në sektorin energjetik.
“Maqedonia përgatit ligj të ri për energjetikë në të cilin do të implementohet Pakoja e tretë energjetike të Bashkimit Evropian dhe masat e rekomanduara nga Komuniteti energjetik. Ardhmëria në energjetikë do të bazohet në burimet ripërtëritëse të energjisë, përmes konceptit racional, të qëndrueshëm dhe të pagueshëm”, ka theksuar Angjushev.
Angjushev, siç kumtoi Kabineti i tij, ka shprehur falënderim deri te anëtaret e BE-së për mbështetjen e treguar në zbatimin e politikave të Qeverisë së Maqedonisë dhe ka theksuar se ajo me përkushtim punon në zbatimin e reformave të paralajmëruara me qëllim të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
“Maqedonia synon drejt integrimit të plotë drejt BE-së dhe në këtë proces Qeveria konsideron se me rëndësi thelbësore është bashkëpunimi me vendet anëtare, siç është Belgjika, dhe shfrytëzimi i përvojave të tyre, veçanërisht në pjesën e harmonizimit të rregullativës kombëtare me rregullat evropiane. Ndarja e informacioneve dhe përvojave nga vendet anëtare janë kyçe për integrimin e Maqedonisë në BE”, ka nënvizuar Angjushev.
Ministrja Marghem ka porositur se Maqedonia mund të presë mbështetje nga Belgjika në procesin eurointegrues dhe se pret që marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të intensifikohen.
Zëvendëskryeministri Angjushev i ka prezantuar edhe masat nga Plani qeveritar për rritjen ekonomike dhe ka porositur se investuesit e huaj, përfshirë edhe ata nga Belgjika, janë të mirëseardhur të investojnë në Maqedoni.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Kanadaja: Bisedimet tregtare me SHBA-në mund të rifillojnë me “qëndrim të duhur” nga Washingtoni
- Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë
- “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
- Arbana Osmani na prezanton për herë të parë me vjehrrën e saj, ajo qenka një zonjë e rëndë – po duken si motra
- Fitore Pacolli “thyen” rregullin e Faton Pecit – hyn në komunë me fustan të shkurtër pa mëngë
- “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
- Banka e Shqipërisë “mbytet” me euro/ Rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove
- Nora Istrefi merr vendimi që të fshihet nga të gjithë, nuk po do me ia pa fytyrën askujt – veprimi i saj i habiti të gjithë


