Kemi nderin e veçantë të ftojmë redaktorët e mediave tuaja të respektuara në një bashkëbisedim të hapur me Kryetarin e BDIsë Ali Ahmeti në lidhje me zhvillimet politike dhe zgjedhore në vend. Bashkëbisedimi do të zhvillohet SOT, e premte, 27 tetor 2017, me fillim në ora 13:30 në selinë e BDI në Çair. Ftojmë redaktorët dhe ekipin tuaj që të marrin pjesë në këtë takim.
Author: Adijat
Festivali për arte bashkëkohore AKTO fillon sot në kinemanë Kultura në Shkup. Në hollin e kinemasë do të vendoset një stendë, në të cilën do të shiten botime të pavarura mjekësore. Ideja e këtij panairi muzikor është që të promovohet muzika e re e Maqedonisë dhe e artistëve të Maqedonisë, me theks të veçantë në trendin e botimit të muzikës së Maqedonisë në pllaka. Do të ketë studio hulumtuese për ushqim, shkencë dhe arte, në të cilën pjesëmarrësit përmes procesit të gatimit të ushqimit do ta hulumtojnë ndërlidhjen mes kulinarisë, shkencës dhe artit ose procesit nga ideja deri në veprën…
Lidhja e martesave në moshë të hershme është cilësuar nga UNDP si një problem global ku më së shumti pre e këtyre martesave janë vajzat, të cilat rrezikojnë shëndetin, ndërpresin arsimimin, shkruan Almakos. Një problem i tillë ekziston edhe në Maqedoni. Sipas të dhënave të Enti Shtetërorë për Statistikë që përfshijnë tre vjetët e fundit, numri i martesave në moshë të hershme është ulur, por një fenomen i tillë vazhdon ende të jetë prezent në Maqedoni, 22% tek romët, 6% tek shqiptarët dhe 2 % tek maqedonasit. “Në vitin 2014 janë martuar 13 meshkuj dhe 163 femra të moshës nën…
Drejtoria për të Ardhura Publike e vazhdoi afatin për dorëzimin e fletëparaqitjeve të TVSH-së deri më 27 tetor të vitit 2017. “Në pajtim me Ligjin për procedurë tatimore, për shkak të dorëzimit të vështirësuar të fletëparaqitjeve tatimore përmes sistemit e-Tatime më 24 dhe 25 tetor 2017, njoftohen obliguesit tatimorë dhe kontabilistët se afati për dorëzimin e fletëparaqitjes TVSH-04 shtyhet. Afati përfundimtar për dorëzimin e fletëparaqitjes TVSH prej 25 tetor 2017 shtyhet për dy ditë pune, gjegjësisht afati përfundimtar do të llogaritet 27 tetori 2017”, qëndron në kumtesën e DAP.
Ministri i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi, i cili është për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, pati takime me drejtoreshën për zgjerim për Evropën Juglindore, Fiona Mekilham, me kryebashkiakun e Uondsuorth, Lesli Mekdonel, ndërsa e vizitoi edhe Litëlhamptonin, ku u takua me qytetarë të Maqedonisë të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe, kumtoi kabineti i ministrit. Në takimin me Mekilham, ministri mori mbështetje të qartë në procesin e realizimit të shumë aktiviteteve dhe zgjidhjen e problemeve në lidhje me çështjen e Diasporës, si dhe fillimin e procesit të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën. Takimet me Mekilham dhe…
Likuiditeti i sektorit bankar në tremujorin e dytë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm. Akti i përgjithshëm është rritur për 0,6 për qind, ndërsa depozitet minimalisht janë rritur në bazë tremujore. Është vërejtur rritje më e shpejtë e depoziteve në denarë në krahasim me depozitet devizore të amvisërive që është sinjal për kthim gradual të besimit dhe ripërtëritje të procesit të denarizimit të depoziteve, i cili pothuajse ndaloi në tremujorin e dytë vitin e kaluar nën ndikim të ngjarjeve politike vendore. Në kumtesën e sotme nga Këshilli i Bankës popullore ceket se cilësia e portofolit kreditor shënon përkeqësim…
Për projekte inovative Maqedonia ka shfrytëzuar vetëm nëntë për qind nga gjithsej 9,5 milionë euro që janë në dispozicion përmes projektit për mbështetje nga Banka Botërore, informoi sot drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim, Jovan Despotovski. Paratë duhet të shfrytëzohen deri në mes të vitit 2019, ndërsa në të kundërtën do të duhet të kërkohet vazhdim i afatit, por kjo, potencoi Despotovski, nuk është mirë as për shtetin as për ekonominë nëse nuk mund të tregohen kapacitete për të absorbuar dhjetë milionë euro. Sipas Despotovskit, deri më tani 20 deri në 25 projektet e financuara janë shumë të vogla…
Pres që Bashkimi Evropian të tregojë vendosmëri edhe për Republikën e Maqedonisë dhe të japë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij në sesionin zyrtar të hapjes së Forumit Kran Montana, që filloi sot në Bruksel. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga kryeqyteti evropian, presidenti i Maqedonisë theksoi edhe se të gjitha standardet dhe parimet evropiane miratohen derisa vijojnë negociatat për anëtarësim. “Me çdo kapitull të mbyllur, vendi evropianizohet dhe afrohet drejt standardeve të dëshiruara evropiane. Unioni duhet të kuptojë se procesi i zgjerimit nuk është teknikisht i…
Sipas njohësve të rrethanave, tashmë në sipërfaqe kemi një tendencë të re të quajtur si “Zaevizëm” e që për fat të keq për shqiptarët është vetëm një zëvendësim i “Gruevizmit” të deritashëm. Mënyra e veprimit dhe qasja e kryeministrit Zoran Zaev nuk është asgjë tjetër përveç se një dëshpërim i madh për votuesit e tij, në veçanti ata shqiptarë që e përkrahën gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare. Kështu thotë profesori Ali Pajaziti, sipas të cilit tashmë në sipërfaqe kemi një tendencë të re të quajtur si “Zaevizëm” e që për fat të keq për shqiptarët është vetëm një zëvendësim i…
Në Maqedoni disa qindra qytetarë janë apartidë (persona pa shtetësi) prej të cilëve mbi 70 për qind janë romë, tregon raporti “Romët përkasin – Joshtetësi, diskriminim dhe margjinalizim të romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë”, i prezantuar sot në Shkup. Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj me punë në terren nga viti 2010 e deri tani ka identifikuar 664 raste të persona pa shtetësi, si lindje dhe emër personal të paregjistruar dhe personat të cilët nuk e kanë të rregulluar shtetësinë, prej të cilëve rreth 70 për qind janë romë, thuhet në raport. Sipas Nina Marij nga Rrjeti evropian…
Në Shkup sot filloi xhirimi i filmit maqedonas me metrazh të gjatë “Efekti i lumturisë” – dramë urbane për kërkim universal pas lumturisë dhe kërkimin e kuptimit të jetës. Regjisor dhe skenarist janë Borjan Zafirovski, ndërsa bashkëpunëtor i skenarit është Dejan Dukovski. “Film trajton tregimin e Leas, një vajzë e re e cila lufton për shëndetin e saj dhe duke e rishikuar jetën e saj fillon kërkimi i pazakontë pas lumturisë, efektet e lumturisë ndaj njerëzve të tjerë dhe mundësia e përhapjes dhe shumëfishimit të saj”, kumtoi produksioni Videoja e re e Maqedonisë. Në rolet kryesore janë Dejana Popovska, Sashko…
Prezantimi i një prej projekteve të kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Visar Ganiu, për të nxitur punësimet në komunën, ka nxitur reagime pozitive nga banorët e Çairit, sidomos nga ajo kategori që është vazhdimisht në kërkim të një vendi pune, por edhe tek pjesa tjetër që duan një komunë më të pastër. Themelimi i një ndërmarrje për higjienë komunale është një prej iniciativa të kandidatit Ganiu, e cila jo vetëm siç thuhet, do të kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit në të gjitha rrugët dytësore e rrugicat e komunës, por njëherazi do të shërbejë edhe për të…