Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ( e premte) thirri takim me përfaqësues nga mediat, ku për më shumë se 60 minuta u përgjigj në pyetjet e gazetarëve rreth temave më të diskutuara së fundmi, zgjedhjeve lokale, informacioneve që qarkullojnë se mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe koalicionit Aleancë më Besë, raporton Almakos. Ahmeti shprehu zhgënjimin e tij për veprimet që kryetari i Aleancës për Shqiptarë ka bërë së fundmi, duke shtuar se Sela, ka marrë anën e gabuar. “Dëshpërimin tim, zhgënjimin tim me anën e gabuar që ka marrë Sela, do të doja që ai të ketë…
Author: Adijat
Në takimin e sotëm me përfaqësues të mediave, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, u përgjigj në pyetjet e shumta të gazetarëve për çështjet më aktuale në vend, mes të cilave edhe për praninë e Lube Boshkovskit, në tubimin e mbajtur mbrëmë ( e enjte) në qytetin e Tetovës, njofton Almakos. I pari i BDI-së fillimisht reagoi i habitur nga pyetja e gazetarit, me pas dha edhe përgjigje e tij. “Ku ka qenë Lube Boshkovski në tubim të BDI-së? Unë ka qenë në tubim të BDI-së, unë e kam mbajtur tubimin e BDI-së, nuk ka qenë Lube Boshkovski. Ku ka pasur…
Kryetari i deritanishëm i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, nw njw deklaratw ka pohuar se Ministria e Financave i ka bllokuar tw gjitha xhirollogarit e tw gjitha Komunave nw vend qw nga data 13.10.2017, njofton medial.mk “Mund që ta paramendoni, Ministria e Financave i bllokoi llogaritë e të gjitha Komunave në Republikën e Maqedonisë prej 13.10.2017, që nga e premtja…Do të thotë se të gjithë urdhrat janë paguar…Dhe tani publikisht pyes – sipas cilit ligj vepron Ministria e Financave? Sepse ne jemi kryetarë të komunave…edhe në afat prej shtat ditësh pas asaj (pas shpalljes së rezultateve zyrtare) me ndërrimin e qeverisë…Që…
Në periudhën nga data 20 deri më 26 tetor të këtij viti në rajonin e Qytetit të Shkupit, Sektori për ekspertizë të aksidenteve ka kryer inspektim në gjithsej 73 aksidente. Në periudhën raportuese kanë ndodhur gjashtë aksidente me lëndime të rënda trupore, në të cilat gjashtë persona kanë marrë lëndime të rënda. Njëzetë e shtatë aksidente janë me pasojë të lëndimeve të lehta trupore, ndërsa në to lëndime të lehta trupore kanë marrë 43 persona. Në 40 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup gjatë shtatë ditëve të fundit pas kontrolleve të…
Nivelet e lumenjve Vardar në Jegunovcë dhe në Shkup – Zajçev rid, dhe Drinit të Zi në në Lozhani janë pesë herë më të ulëta se mesatarja për në tetor, tregon matja e sotme hidrologjike. Siç kumtoi DPHM, dyfish më të ulëta janë nivelet e ujit të Vardarit në Veles, Cërna Rekës në Novac, Pçinjës te Banja e Katllanovës dhe Sateska në Botun. Vetëm dy centimetra mbi mesataren është Vardari në Demir Kapi. Niveli i Liqenit të Dojranit përsëri në mënyrë drastike është i lartë, Ohri është gjashtë herë më i ulët, ndërsa i Prespës është pothuajse brenda mesatares.
Bashkimi Demokratik për Integrim ja ka shtruar dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike Shqiptare në komunën e Studeniçanit ku kjo e fundit është në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Besa Rexhep Memedi. Bashkëpunimin për rrethin e dytë e ka bërë publik vet kandidati i PDSH-së Azem Sadiku duke publikuar një foto me kandidatin e BDI-së Femi Jonuzi I cili nuk mundi të kaloj në rrethin e dytë të zgjedhjeve duke u renditur si partia e tretë në nivel lokal.
Ish kryetari i Demokracisë së re Imer Selmani duke folur për garën zgjedhore në Çair në emisionin “Rruga Drejt” ka vlerësuar shumë pozitivisht kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu, duke lënë të kuptohet që Ganiu është opsioni më i mirë për t’u votuar. Ai e ka cilësuar si një fushatë tipike moderne, me oferta dhe propozime konkrete, e kundërta e fushatave të kundër kandidatëve të tjerë që i ka cilësuar si fushata të zeza, të ndërtuara në bazë të akuzave. “Mua sinqerisht më ka bërë përshtypje fushata e Visarit. Ka bërë fushatën më të mirë nga të…
Autoritetet shëndetësore ende përcaktojnë shkakun e helmimit masiv të disa qindra punëtorëve në Gostivar që kanë kërkuar kujdes shëndetësor në tri ditët e fundit,përcjell Fol. Rreth 400 vetë gjatë tre ditëve të fundit kanë kërkuar ndihmë në spital e Gostivarit , me dhimbje stomaku, diarre dhe vjellje. Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor konsiderojnë se nuk është çështje helmimi me ushqim, por nuk përjashton mundësinë e helmimit nga uji i pijshëm. Gjithashtu bëhen analiza të ujit nga tubacioni i ujësjellësit të qytetit. Personat e hemuar u ankuan për dhimbje abdominale, diarre, të vjella dhe lodhje. Sipas mjekëve, analizat fillestare tregojnë helmim…
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale Kuvendi do të punojë me përbërje të re. Do të ketë së paku pesë deputetë të rinj, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve mundësitë janë që ky numër të shkojë në 11. Nga përbërja aktuale në rrethin e parë pesë deputetë u zgjodhën kryetarë komunash dhe në vend të tyre tre do të vijnë gra. Nga karrigia e deputetit largohet Petre Shilegov, i cili u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkupit, ndërsa në vend të tij do të vijë Tatjana Lalçeska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu nga Kuvendi do të largohen edhe Stefan Bogoev –…
Partitë politike dhe analistët politik nuk presin ndryshime të mëdha, pasi që LSDM është fituese e këtyre zgjedhjeve, duke sfiduar edhe në Qytetin e Shkupit që në raundin e parë, ndërsa VMRO-DPMNE pësoi humbje të thellë, shkruan INA. Nga kampi politik shqiptar, balotazhi është vendimtar, pasi që shumica prej 16 komunave janë në balotazh. BDI e vetmja në raundin e parë siguroi fitore vetëm në dy komuna. Në balotazh do të votohet në 35 komuna, LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 20 komuna, ndërsa partitë shqiptare do të garojnë në 15 komuna. Analisti politik Naser Ziberi thotë se nuk…
Bashkimit Demokratik për Integrim sot përfundon fushatën zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale me aktivitete gjatë gjithë ditës në komunën e Çairit në përkrahje të kandidatit për kryetar të kësaj komune Visar Ganiut. Sipas njoftimit të BDI-së, në orën 13:30, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të mbajë një bashkëbisedim me gazetarët në Shkup. Do të vazhdojë aktivitetet me vizitën e familjeve në lagjen Dizhon dhe takim me kryefamiljarë në restorant “Festina”. Pasdite në orën 17:30 Ahmeti do të takojë rininë në Çifte Amam në Çarshi, ndërsa më pas në orën 18:15 do të mbajë një takim me strukturën…
Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Darko Kaevski merr pjesë në takimin punues së drejtorëve për politika rinore në Talin, Estoni. Në takim, siç kumtoi ARS, po zhvillohen shumë punëtori kushtuar perspektivave të të rinjve në Evropë, erës digjitale dhe ndikimit të saj mbi gjeneratat e reja dhe pjesëmarrje të të rinjve në procesin e krijimit të politikave dhe vendimmarrjeve. Kaevski, sipas ARS, ndau përvoja me kolegët e tij nga Evropa për mënyrën në të cilat po zhvillohen politikat e reja në Republikën e Maqedonisë. Në Talin po mbahet edhe konferenca rinore BE në të cilën po diskutohet…