https://www.youtube.com/watch?v=otP_w2mGtuw Të drejtën e votës sot e kanë realizuar edhe pretendentët kryesor për të drejtuar komunat në katër vitet e ardhshme. Në paraqitjet e tyre para mediave të gjithë kandidatët janë shprehur të bindur në fitore, por edhe duke besuar në një proces demokratik të pranuar nga të gjithë.
Author: Adijat
Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimet në Tetovë dhe sipas Kshzh raundin e dytë kanë dalë 2 % votues më pak se sa raundin e parë në Tetovë. Ende nuk ka ndonjë rezultat zyrtar për Tetovën.
Në komunën e Sarajit të gjitha vendvotimet janë mbyllur në orën 19:00, përveç një vendvotimit, atij me numër 2433, I cili është hapur në orën 08:00, për shkak se materialet janë dërguar ne vend të gabuar. Andaj ky vendvotim do të jetë I hapur deri në orën 20:00, që tu mundësohet e drejta për të votuar atyre qytetarëve të cilët ende nuk kanë realizuar obligimin e tyre qytetar. Almakos.com E.SH
Në orën 19:08 minuta ishte BDI-së që doli me konferencën e pare për media. Zëdhënësi i kësaj partie Arbër Ademi tha seqytetarët patën mundësinë të votojnë lirshëm dhe në mënyrë demokratike. “ Me lejoni të shoreh vlerësimin e BDI-së për raundin edytë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët patën mundësinë në mënyrë të lirë dhe demokratike të japin votën dhe vullnetirn e tyre. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët, votuesit dhe aktivistët. Gjithashtu falenderoj institucionet e shtetit që mundësuan mbarëvajtjen e rrethit të dytë. Qeveria e Maqedonisë demostroi se me përkrahjen e ndërkombëtarëve mund të organizojnë zgjedhje europiane. Në paraqitjet e më…
Përfundoi edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Qytetarët sot patën mundësinë të votojnë për një nga dy kandidatët që kanë shkuar në balotazh nëpër këto 35 komuna. Në këto 35 komuna, në gjithsej 1.517 vendvotime, të drejtën për të votuar e kishin 833.710 qytetarë, ndërsa procesi i votimit ka filluar në kohë, në orën 07:00. Ashtu si edhe në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtur më 15 tetor, edhe në këtë raund të dytë, në komunat me shumicë maqedonase dalja për të votuar ishte më e lartë se sa në komunat me shumicë shqiptare. Jehona e votuesve…
Deri në orën 17, sipas kryetarit të Këshillit Zgjedhor komunal në Tetovë, Nazim Dauti kanë dalë të votojnë 37.17%. Sipas tij, numri është më i vogël se sa në rrethin e dytë, për 1750 votues nga të gjitha 170 vendvotimet. Dauti njofton se është rikthyer rryma në Malësinë e Sharrit dhe sipas tij “nuk ka qenë parregullsi por këshillat vendor janë frikuar që mos të punojnë në errësirë dhe të realizohet procesi siç duhet, EVN Maqedoni ka intervenuar në kohë dhe është rregulluar defekti i cili është shkaktuar nga era e fortë” tha Dauti. Në Malësinë e Sharrit të komunës…
Dalja në votime nëpër komunat në balotazh: Bogovinë 38% Bërvenic 39.55% Butel 44% Vinic 51,04% Vrapçisht 38,76% Gazi Babë 43,30% Gostivar 37.72% Gradsko 62.25% Dibër 37,33% Demir Kapi 76,59% Dollnen 49,33% Zhelinë 39,98% Zërnovc 54,68% Jegonovc 34,23% Kavadar 65,94% Karbinc 62,66% Kisella Vodë 47,08% Likovë 36,75 % Makedoska Kamenic 66,48% Makedonski Brod 65,23% Mogillë 65,23% Novac 49,30% Probishtip 63,30% Rosoman 63,90% Saraj 66,36% Nagoricani Vjetër 46, 56% Strug 40,57% Studeniçan 39, 91% Tearcë 34,53% Tetovë 37,17% Çair 42,17% Çashtë 43,36% Çeshnovë 58,21 % Shtip 57,66% Shuto Orizare 31.76% Almakos.com E.SH
KSHZ doli në konferencën e tretë për mediat për ditën e sotme. Sipas të dhënave të këtij komisioni deri në orën 17:00 dalja e qytetarëve për të votuar në nivel shtetëror është 43.83% Dalje më të madhe si edhe në raundin e parë, ka në komunat me shumicë maqedonase dhe më pak në ato më shumicë shqiptare, shkruan Almakos.com Ashtu si në orën 10:00 dhe në orën 13:00, edhe deri në orën 17:00 dalje më të madhe të qytetarëve për të votuar ka në Demir Kapi edhe atë me 76.59%, ndërsa dalje më të ulët ka në Shuto Orizare me…
Deri në orën 17, sipas kryetarit të Këshillit Zgjedhor komunal në Tetovë, Nazim Dauti kanë dalë të votojnë 37.17%. Sipas tij, numri është më i vogël se sa në rrethin e dytë, për 1750 votues nga të gjitha 170 vendvotimet. Dauti njofton se është rikthyer rryma në Malësinë e Sharrit dhe sipas tij “nuk ka qenë parregullsi por këshillat vendor janë frikuar që mos të punojnë në errësirë dhe të realizohet procesi siç duhet, EVN Maqedoni ka intervenuar në kohë dhe është rregulluar defekti i cili është shkaktuar nga era e fortë” tha Dauti. Në Malësinë e Sharrit të komunës…
Para pak çastesh në Veleshtë ka ndodhur një incidentë me ç’rastë një aktivistë që sipas informatave nga banorët vendas bëhet fjalë për kryetarin e nëndegës së BDI në Veleshtë me inicialet V.Q. Pa ndonjë arsye personi në fjalë ka kërcnuar ekipin e TV21 i cili është duke përcjellur procesin e votimit në Komunën e Strugës.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas dyerve të mbyllura diskutoi në lidhje me këto ankesa dhe të njëjtat i vlerësoi si të pabaza. Sipas informacioneve jozyrtare arsyeja e refuzimit të ankesave ka qenë posedimi i dokumenteve pa afat, ose ndërrim vendbanimesh në dokumentet personalle pas shpalljes së zgjedhjeve. Press konferencën e radhës Kshz do ta mbaj në ora 18:00 ku do të informoj për situatën deri në ora 17:00.
Ka mbetur edhe një orë e gjysmë deri në mbylljen e vendvotimeve. Në orën 18:00 është paralajmëruar konferencë për media nga KSHZ, e treta me radhë për ditën e sotme. Pritet të shpalosën të dhëna për numrin e qytetarëve në votime, në nivel shtetëror dhe komunal . Gjithashtu nga KSHZ do të përgjigjen edhe nëse deri tek ky komision ka pasur ose jo ankesa të parashtruara për ndonjë parregullsi. Ashtu si në orën 10:00 dhe në orën 13:00, edhe deri në orën 17:00 dalje më të madhe të qytetarëve për të votuar ka në Demir Kapi edhe atë me 48.19%,…