Author: Adijat

Ende nuk kemi ndërtuar qëndrim për të mbetur apo jo në qeveri, kjo do të vendoset pasi të analizohen rezultatet e fundit zgjedhore, ka thënë Arben Taravari në pres konferencën e sotme në Gostivar. “Tani për tani nuk dalim nga qeveria. Pasojnë analizat në kryesinë e partisë dhe të shohim nëse ka pasur keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor, pasi ka mëdyshje. Do të bisedojmë edhe me kryeministrin. Konsideroj se është skandaloze, kryeministri, ministri i brendshëm të angazhohen dhe punojnë në shërbim të BDI-së. Shpreh keqardhje që edhe ministri Spasovski personalisht ka bërë presion. Keq që një qeveri qëndron pas një partie…

Lexo më Shumë

Reformatorët e VMRO-DPMNE-së duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë deri sa të demokratizojnë dhe reformojnë VMRO-në. Humbjet e njëpasnjëshme të kësaj partie në zgjedhjet në vend po shtojnë më shumë reagimet në reformistët e VMRO-së, të cilët kërkojnë nga kryetari aktual i partisë, Nikolla Gurevski, që të thërrasë kongres dhe të zgjidhet lideri i ri i kësaj partie. Kërkesa për dorëheqje të Nikolla Gruevskit dhe thirrja që të mbahet kongresi i ri i partisë VMRO-DPMNE-së vjen në momentin kur kjo parti pësoi humbje të thellë në raundin e dytë nga ana e LSDM-së. “Kërkojmë që kongresin ta organizoj…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit sot në ora 14:00 do të mbajë seancë publike ku do të ndëgkohen arsyetimet e ish kryeministrit Nikolla Gruevski se pse kërkon që ti kthehet pasaporta, shkruan Aktuale.mk. Gjykata ia mori pasaportë Gruevskit si masë parandaluese në rastin ‘Titanik’, me kërkesë të PSP-së. Në lëndën ‘Titanik’ gruevski akuzohet për parregullsi zgjedhore.

Lexo më Shumë

Një burrë i dehur 57 vjeçar, dje në mes të ditës e sulmoi gruan e tij me të cilën ishte në procedurë për divorc, ai gjithashtu e ka sulmuar edhe djalin e tij dhe ka thyer pothuajse të gjitha gjërat që i ka pasur përpara vete në shtëpi. “Në orën 10 e 20 në Stacionin policor Kisella Vodë, Zh. P (50) ka paraqitur dhunë familjare. Domethënë derisa gruaja ishte në kuzhinë, bashkëshorti i saj me të cilin ishte në procedurë për divorc në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht me grushte në kokë bashkëshorten. Gjithashtu edhe djali i tij…

Lexo më Shumë

Rreth pesë për qind është numri i votave të pavlefshme në komunat e Tetovës, Strugës dhe Çairit në rrethin e dytë zgjedhor. Këto shifra rekorde, në krahasim me komunat tjera, kanë ngjallur dyshime te opinioni se mund të ketë pasur falsifikim të zgjedhjeve dhe se fituesin e kanë përcaktuar votat e pavlefshme, që janë në numër shumë më të madh se sa dallimi mes kandidatëve. Për shembull, në komunën e Tetovës, dallimi mes Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit është 1.000 vota, kurse numri i votave të pavlefshme është diku rreth dy mijë vota, respektivisht 4.5 për qind e numrit të…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëherit nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim largohet nga politika për siç tha ai, kohë të papërcaktuar, raporton SHENJA. Ai faleminderoi votuesit e Gostivarit për votat që ja dhanë atij, ndërsa shtoi se respekton vullnetin e qytetarëve, prandaj edhe po heq dorë nga politika, duke theksuar se do të jetë aty nëse qytetarët kanë nevojë për të. I pyetur nëse ka informuar partinë e tij për këtë vendim, Bejta tha se nëpërmjet kësaj deklarate për media po e bën një gjë të tillë.

Lexo më Shumë

Miqtë e mi, të dashur banorë të Komunës së Tearcës, të nderuar aktivist dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim! Dua të shfrytëzoj këtë moment feste, për t’ju falenderuar nga zemra për përkrahjen e juaj të palodhshme që na e dhat gjatë kësaj fushate për zgjedhjet lokale 2017, ku me votën tuaj ju vlersuat punën time gjatë dy mandateve të kaluara! Qytetaria juaj dhe zgjedhja e vendosur për të ecur në rrugën e nisur më bëjnë të ndihem sa krenar, po aq edhe i përulur. Askush më shumë se unë nuk është i vetëdijshëm se vota e 15 tetorit dhe…

Lexo më Shumë

“Shtabi Zgjedhor i ASH në Strugë mbrëmë pas orës 23:00 ka ankimiar 10 ankesa në Komision zgjedhor komunal për parregullsitë e shumta që u bënë sot në procesin zgjedhor në Strugë nga kandidati Ramiz Merko dhe ekipi tij. I ashtu quajturi “tren bullgar”, ishte i pranishëm nga militant të BDI dhe maqedonas të cilët në disa vendvotime kryesisht ne pjesët maqedonase krijuan parregullësi të procesit zgjedhor. Gara në Strugë ngelën e hapur, thonë nga ASH Strugë dhe në vendet ku pritet pas dy jave të bëhet rivotimi, kandidati i ASH Ziadin Sela, pritet ta fitojë Strugën ngase pikërisht në ato…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i cili sot shprehu të drejtën e votës, pas votimit ka shprehur ankesa për atmosferën jodemokratike dhe kërcënime sistematike ndaj qytetarëve, njofton Portalb.mk. “Atmosferë demokratike, për fat të keq, në këto momente nuk mund të shohim. Sa parregullsi kishim në rrethin e parë, në rrethine dytë ata u shtuan edhe më shumë. Kryesish u manifestuan në dy forma: blerje e votave në mënyrë masovike si asnjëherë më parë në Maqedoni dhe kërcënime e trysni ndaj individëve, më sakt ndaj aktivistëve tanë nga ana e LSDM-së”, tha Gruevksi. Ai konsideron se në të kaluarën është bërë…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=otP_w2mGtuw Të drejtën e votës sot e kanë realizuar edhe pretendentët kryesor për të drejtuar komunat në katër vitet e ardhshme. Në paraqitjet e tyre para mediave të gjithë kandidatët janë shprehur të bindur në fitore, por edhe duke besuar në një proces demokratik të pranuar nga të gjithë.

Lexo më Shumë