Author: Adijat

“Fytyrë e njohur-Dhuna në jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve” është tema e ligjëratës së përfaqësuesit të UNICEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks që do të mbahet sot në Fakultetin filozofik në Shkup. Gjatë ligjëratës do të prezantohen të dhëna të reja globale për përhapjen e dhunës ndaj fëmijëve dhe përvojat negative nga fëmijëria me qëllim që të krijohet pasqyrë për madhësinë e problemit. Ligjërata do të përfshijë prezantim të hulumtimeve dhe fakte të reja nga neuroshkenca dhe psikologjia, në mënyrë që të tregojë lidhshmëri të drejtpërdrejtë mes nivelit të përvojave negative në fëmijëri me suksesin në jetën e të rriturve. Do…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga gjithsej 10 aksidente trafiku të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në katër janë shkaktuar dëme materiale. Siç informon MPB-ja, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Dyzet e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, dy janë shkyçur nga komunikacioni për shkak të vozitjes nën ndikim të alkoolit, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, dy kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 16 kanë…

Lexo më Shumë

Sjellja e një ligji për rregullimin e mediave online, nuk do të ndikonte në profesionalizimin e tyre, por vetëm sa do t’i krijonte lehtësim politikës për të ndikuar ndaj të njëjtave. Zgjidhja e vetme e këtij problem që me vete e sollën kohët modern, është vetrregullimi dhe me këtë nënkuptohet respektimi i etikës së gazetarisë nga vetë gazetarët dhe redaktorët, por edhe i ligjeve që momentalisht ekzistojnë për mediat. Këto ligje vlejnë për mediat online si edhe për mediat audiovizuele, u tha sot në konferencën për mediat të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, shkruan Almakos. Që vetrregullimi të tregohet proces…

Lexo më Shumë

Posti i kryeprokurorit të Maqedonisë duke se po lakmohet nga shumëkush. Lista me kandidatët që garojnëpër këtë karrige është mjaft e ngjeshur, me plot 23 emra, në mesin e të cilëve ka prokurorë, noter, gjykatës dhe avokat. Këta të fundit  zënë edhe pjesën më të madhe të listës, plot  14, por gjithashtu në mesin e këtyre emrave figuron edhe  ish zëvendës prokurori publik, shkruan Almakos. Sot paradite Këshilli i Prokurorëve Publik diskutoi për rishikimin e listëssë kandidatëve që kanë aplikuar për këtëpost dhe e njëjta përfundoi pas një ditë të plotë pune, por duke mos shpalosur sa aplikime kanë shqyrtuar…

Lexo më Shumë

Dy zyrtarë të Qeverisë janë nën hetime për korrupsion. Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Zoran Zaev në samitin “Maqedonia 2025” kur po fliste për shkatërrimin e korrupsionit, të cilën e vlerëson si një çështje të rëndësishme për rajonin dhe për Maqedoninë si dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj, shkruan Time.mk, përcjell Almakos. Ai nuk ka ndarë më shumë detaje rreth emrave të kabinetit qeveritar, apo arsyeve të hetimeve, por sipas tij, bëhet fjalë për hetime që udhëhiqen në bazë të parashtresave nga qytetarët. “Prioritet i jonë është që në Maqedoni të mos përsëriten gabimet e kaluara, para se…

Lexo më Shumë

Marrëveshja mes Qeverisë dhe drejtuesve të kombinatit Jogohrom, e arritur javë më parë vazhdon të mbahet e fshehtë. Organizatat ekologjike reagojnë ndaj heshtjes nga ana e Qeverisë por edhe drejtuesve të kombinatit duke paralajmëruar se nuk do të pranojnë rifillimin e punës pa vendosjen e filtrave. Deri në këtë moment nuk kemi asnjë informacion se çfarë është ai memorandum për mirëkuptim. E dimë që nuk është ndonjë akt juridik detyrues por thjeshtë një memorandum midis dy subjekteve. Besoj që e din edhe vet Skenderovski se kjo nuk është e mundur të realizohet sepse nuk është aq e thjeshtë është proces…

Lexo më Shumë

Sjellja e një ligji për rregullimin e mediave online do t’i hapte rrugë politikës që të kontrollonte këto mediat, thanë sot nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Sipas tyre zgjidhja më e  mirë është vetrregullimi. Ndërsa sqaruan se ligjet që ekzistojnë për mediat audiovizuele, ekzistojnë edhe për ato online dhe se të njëjtat duhet të respektohen, duke filluar nga ligji për mbrojtjen e të drejtave autoriale, ligji kundër gjuhës së urrejtjes, kundër diskriminimit e të tjerë, shkruan Almakos. Kryetari i SHGM, Naser  Selmani, tha se për të pasur një funksionim profesional edhe në mediat online, të njëjtat, përfshirë këtu gazetarët…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka paralajmruar se pas zgjedhjeve lokale do të intesikojë aktivitetet për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit. Në suaza të kësaj është edhe takimi i paralajmruar për në mesin e muajt nëntor midis ndërmjetësit për çështjen e emrit Metju Nimic me përfaqësues të dy palëve në kontest asaj maqedonase dhe asaj greke. Në opinion po flitet se nëse deri në nëntor të vitit 2018 gjendet zgjidhje për çështjen e emrit atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. “Është e qartë se do të ketë lëvizje në drejtim të zgjidhjes së çështjes së…

Lexo më Shumë

Agjencia e lajmeve INA javën e kaluar paralajmëroi për arrestime masive që do të pasojnë gjatë këtij muaji, ku në shënjestër janë ish-kryetarë komunash, funksionarë shtetëror, përfshirë edhe ish-ministra, ish-drejtorë e zyrtarë të tjerë të përfshirë në afera dhe skandale tjera të keqpërdorimit të kompetencave zyrtare dhe vendimeve të tjera, me të cilat janë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit. Hetimet kanë nisur muajve të kaluar, ndërsa para zgjedhjeve gati ishin finalizuar ato, dhe se MPB-ja pritet që në bashkëpunim me Prokuorinë të nisin veprimet për këto arrestime. Siç mëson INA, duke u thirrur nga burime qeveritare, do…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për integrim nuk e shohin të arsyeshme të komentojnë të shtënat me kallashnikov në festimin e fitores së kandidatëve të tyre për kryetar të komunave Saraj dhe Çair, gjë që është vepër e rëndë penale, që sipas Kodit penal dënohet me burgim, shkruan Almakos. Pavarësisht se një veprim i tillë është në kundërshtim me frymën evropiane drejt së cilës synojnë ta shpien Maqedoninë dhe i dënueshëm nga ligji, tre zyrtarët e BDI-së me të cilët kontaktuam, Bujar Osmani, Abër Ademi dhe Artan Grubi, i injoruan pyetjet tona rreth kësaj çështje. Pra konkretisht, nëse i njohin individët…

Lexo më Shumë

Sefer Tahiri, analistë, gazetarë dhe njohës i mirë i rrethanave politiko shoqërore në Maqedoni ka komentuar veprimin e Bejtës pas zgjedhjeve lokale në Gostivar. “Dorëheqja dinjitoze e Bejtës. E njoha në vitin 2002, kur erdhi në Kuvend si deputet. E njoha nga replika e ashpër që pati atë kohë me Menduh Thaçin, kur përcjellja punën e Kuvendit të Maqedonisë. Më 12 tetor, 2017, para zgjedhjeve pata shkruar: Nevzat Bejta, padyshim politikan që dallohet me qasjen e tij nga shumë përfaqësues të partisë së tij (BDI), ndërsa mbi të gjitha unë dhe kolegë e mbajmë mend për raportet korrekte, të shoqëruara…

Lexo më Shumë