Author: Adijat

Në Komunën e Çairit do të zhvillohet edhe një raund zgjedhjesh lokale, konkretisht në vendvotimin 29/01, shkruan Almakos. Gjykata Administrative e pranoi ankesën e Lëvizjes BESA, që kishte lindur nga fakti se në këtë vendvotim ishit gjetur një fletëvotim më shumë se numri i personave që kanë nënshkruar se kanë votuar. Rezultati në këtë vendvotim, pas raundit të tretë, do të jetë vendimtarë për fatin e kësaj komuna, ku kandidatët janë Visar Ganiu, nga BDI dhe Zeqirja Ibrahimi, nga Lëvizja BESA. Dallimi mes Visar Ganiut dhe Zeqirja Ibrahimit pas rrethit të dytë të votimeve ishte 209 vota, ndërsa në vendvotimin…

Lexo më Shumë

Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Hazir Pollozhani dhe përgjegjësi i Zyrës për përpilimin dhe menaxhimin e projekteve, Doc. Dr. Shefik Shehu qëndruan për vizitë pune në Universitetin ,,Mehmet Akif Ersoj”, në Burdur të Republikës së Turqisë, me ftesë të Rektorit të këtij universiteti, Prof. Dr. Adem Korkmaz. Ky takim kishte për qëllim ndërlidhjen e aktiviteteve hulumtuese dhe arsimore të disa universiteteve nga Ballkani, si dhe bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve, ku merrnin pjesë edhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynir Koni, Rektori i Universitetit ,,Aleksandër Xhuvani” nga Elbasani, Prof.…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski dhe sekretari shtetëror Jahi Jahija, po marrin pjesë në takimin e tetë të ministrave përgjegjës për çështje të administratës publike të vendeve nga Ballkani Perëndimor, që po mbahet sot në Tiranë, kumtoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Amdinistratës, (MSHIA). Sipas zëvendësministrit Bajdevski, MSHIA realizon disa projekte për modernizimin e administratës dhe afrimin e saj drejt qytetarëve. “Për ne tani prioritet është sjellja e strategjisë së re për reforma të administratës publike e cila në kornizë strategjike do t’i përfshijë reformat në administratën publike në pesë vitet në vijim”, thekson Bajdevski, në intervistë…

Lexo më Shumë

Në redaksinë e gazetës Lajm ka arritur një komunikatë, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me seli në Shkup. Në këtë Komunikatë me numër 6, dënohet vendimi i Gjykatës për dënimet e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, kurse nga shqiptarët kërkohet që të lëshojnë të gjitha institucionet shtetërore ku janë të punësuar. Aty u jepet ultimatum prej 72 orëve i cili ka filluar sot, kurse do të përfundojë të mërkurën. Komunikatën e plotë mund ta lexoni në fotografinë më poshtë:

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=nchMaU8NzlY Kuvendi kaloi raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2016 por në mungesë të numrit të mjaftueshëm të deputetëve nuk u miratuan rekomandimet e tij. Ixhet Memeti, theksoi se për vitin 2016 janë regjistruar gjithsej 1523 shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Demokracia nuk nënkupton lëndim dhe mos respektim të mendimit ndryshe, por për kundër kësaj secili mund të mos pajtohet me mendimin e tjetrit por është e patjetërsueshme që ai mendim të respektohet”, u shpreh Ixhet Memeti, Avokat i Popullit. Deputetët opozitarë duke dalë në mbrojtje të Memetit, paraprakisht theksuan se raportet e tij ndër vite…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov sot i ndau bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2017/2018, për studime pasuniversitare të Programit për biznes administratë – MBA në Fakultetin ndërkombëtar të Universitetit Shefild, Siti kolexh Selanik. “Presidenti Boris Trajkovski ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë bashkëkohore të Maqedonisë. Si një lider i madh, vizionar dhe njeri i ndershëm, ai e ka promovuar paqen dhe miqësinë midis njerëzve, popujve, fqinjëve. Prandaj, sot kam nderin t’ju ndaj bursa që e mbajnë emrin e tij. Edhe kjo është shumë e natyrshme, sepse kjo bursë është investim në paqe dhe miqësi midis shoqërisë së Maqedonisë dhe asaj…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave konsideron se vendosja e akcizës tek nafta prej tre denarëve prej 1 janarit të vitit të ardhshëm është ekonomikisht e arsyeshme dhe vendimi i propozuar nuk duhet të tërhiqet. “Jemi të hapur ndaj opinionit. Duhet të respektohet ajo që për herë të parë në historinë e Maqedonisë në buxhet të pambyllur nga Qeveria dalim dhe i kumtojmë qëndrimet tona. Rreth akcizës mendojmë se interpretimet ekonomike i dhamë dhe ka hapësirë për rritje. Deri më tani nuk dëgjova ndonjë qëndrim i cili jep logjikë tjetër ekonomike në të”, deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski i pyetur sot nëse…

Lexo më Shumë

Nga java e ardhshme në barakën numër 16 në Qytetin e Shkupit do të punohet në dy turne, prej orës 7:30 deri në orën 19:30. Gjatë punës do të ketë dy pushime, prej orës 11:30 deri në orën 12 dhe prej orës 14:30 deri në orën 15. Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Qytetarët në barakën 16 do të mund ta rregullojnë tatimin e qarkullimit, trashëgiminë dhe dhuratat, tatimin e pronës dhe taksën komunale të firmave. “Jemi duke punuar në mënyrë intensive në përgatitjen e një sistemi real me një…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së tij në Kumanovë, ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, takoi një delegacion të BDI-së në Kumanovë, me ç’rast u bisedua edhe për dënimin e pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës”, për çka u kërkua rigjykim dhe ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, shkruan MRT. “Jam i kënaqur që takova përfaqësuesit e BDI-së, konkretisht për të bërë një vështrim mbi evoluimin e ngjarjeve në qytetin e Kumanovës. Kumanova është një qytet emblematik, simbolik e i bashkëekzistencës së komuniteteve të ndryshme dhe është tejet e rëndësishme që gjërat këtu të kenë sukses”,- deklaroi ambasadori i Francës në RM, Christian Timonie. “Ne…

Lexo më Shumë

Dy persona me përdorim të forcës fizike dhe kanosje me thikë mbrëmë në orën 19:50 në parkun e qytetit në Shkup kanë kryer plaçkitje ndaj një djaloshi 15-vjeçari, me ç’rast ia kanë marrë celularin. MPB informon se rastin në polici në orën 21 e ka denoncuar A.V., baba i djaloshit. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve.

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=oD1vwNu3LcQ “Ju e dini se kur ishim në negociata, sa kanë zgjatur negociatat, ishte vështirë për të hyrë apo për të mos hyrë. E njëjta situatë është tash, të gjitha mundësitë janë të hapura. Po them të shihen se cila është situata e re, ka ndonjë moment të ri apo jo.  Nëse është e vjetër ne vazhdojmë me pozicionin tonë aty ku kemi qenë , por nëse ka ndonjë moment të ri qoftë edhe nga faktori ndërkombëtar, në ndonjë incativë për zgjidhjen e problemit të emrit dhe nëse kërkohet ndihma e Lëvizjes Besa, atëher jemi këtu për t’i ndihmuar…

Lexo më Shumë