Policia e Kumanovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në Kumanovë, me ç’rast ka arrestuar një 39 vjeçar, njoftoi MPB. Aksioni është realizuar dje pasdite, kur është arrestuar personi i cili është arratisur nga burgu i Idrizovës para gati një viti, raporton TV 24. Ai ka ikur nga burgu më 16 dhjetor të vitit të kaluar, duke përdorë dhunë dhe kërcënim serioz, kurse në Idrizovë ka vuajtur dënim në kohëzgjatje prej 20 viteve, transmeton Gazeta Lajm. Deri në momentin e arrestimit ai vetëm në Kumanovë ka kryer 10 vepra penale edhe atë 6 plaçkitje, tri vjedhje të rënda dhe një…
Author: Adijat
Vendimi i qeverisëm për lirimin nga dogana për importin e litiumit elektrik- akumulatorët joni është e qëllimshme dhe shërben vetëm për të kënaqur nevojat e biznesit të Koço Angjushevit. Firma e Angjushevit është firma e vetme e cila shfrytëzon këtë lloj të tipit të akumulatorëve. Ky është vendimi për pasurimin e juntës së LSD. Do të thotë solli vendim që ta mbush buxhetin nga paratë e qytetarëve përmes rritjes së akcizës së naftës, kurse në anën tjetër ta lehtësojë nga doganimi prodhimin që e bëjnë firmat e Angjushevit. Firma e Angjushevit i shfrytëzon këta akumulator për ndërtimin e motorëve të…
AccuWeather ka bërë një parashikim afatgjatë për dimrin e ardhëshëm, duke iu referuar muajve dhjetor, janar dhe shkurt. Accueëeather në faqen e saj ka njoftuar se më 21 nëntor 2017 do të bie bora e parë në Shkup. Gjithsesi që, kjo edhe mund që të ndryshohet, pasi është parashikuar për një kohë pak më të gjatë, por jo rrallë herë edhe ja goditin me një saktësi precize. Në fillim të dimrit, Evropa Veriore dhe pjesë të Evropës Perëndimore do të goditen nga stuhi të forta, të cilat do të sjellin edhe reshje të mëdha, njoftojnë nga AccuWeather. Temperaturat në fillim…
Niveli i Vardarit në Jegunovc sot është pothuajse për 15 herë më i ulët se zakonisht për nëntorin, në Shkup niveli i lumit është pothuajse dy herë më i ulët, ndërsa në Veles dhe Demir Kapi është në suaza të normales për këtë muaj , tregojnë të dhënat më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Sipas nivelit DPHM, megjithatë, Liqeni i Ohrit është nëntë centimetra nga minimalja e lejuar dhe arriti në 693.19, niveli i Liqenit të Dojranit është për katër herë më i lartë se mesatarja për muajin nëntor, ndërsa Liqeni i Prespës ishte pothuajse në mesataren.
Për shkak të rënies së linjës transmetuese një pjesë e lagjeve të Shkupit “Janë Sandanski” dhe “Miçurin” pothuajse gjysmë ore ishin pa energji elektrike.Në këtë periudhë pa energji elektrike ishte edhe agjencia MIA.Ekipet e EVN Maqedoni SHA tashmë e evituan defektin dhe e kanë normalizuar furnizimin me energji elektrike.
Raporti i ri për pakicat pa shtetësi në momentin apo në të kaluarën “Kjo është shtëpia jonë: Pakicat pa shtetësi dhe kërkimi i tyre pas nënshtetësisë” do të promovohet sot në Shkup në suaza të fushatës së tretë vjetore të UNHCR për t’i dhënë fund pa-nënshtetësisë, përcjell Fol. Pas promovimit të Raportit do të projektohen edhe dy video klipe të shkurtra të cilat do ta prezantojnë tregimin e personave të pa-dokumentuar në vend. Në prezantim, siç paralajmëruan nga UNHCR, duhet të marrin pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe përfaqësuesi i UNHCR-së Dag Sigurdson të cilët do…
Blerona Brao, studente e Gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Struga, si dhe anëtare e këshillit inicues të protestave, dje i ka shkruar një letër publike kryeministrit shqiptar Edi Rama duke i kërkuar që të thotë një fjalë për rastin e Kumanovës, pas dënimeve drakonike të gjykatës maqedonase. Në një intervistë për Albeu.com ajo shprehet se vendimet e Gjykatës së Shkupit për “Lagjen e Trimave” janë politike dhe rraciste. Ajo gjithashtu thekson se kryeministri shqiptar Edi Rama është i obliguar edhe në Kushtetutën e shtetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve jasht kufijve administrative të Republikës së shqipërisë. Si i gjykoni vendimet e Gjykatës së…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, dje realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, Mirosllav Toman. Kryetari Xhaferi, njofton Shërbimi për informim i Kuvendit, i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë ambasadorit Toman, me dëshirë për punë të suksesshme dhe të frytshme diplomatike, me ç’rast shprehu shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit shprehu falënderim për përkrahjen e hapur dhe të vazhdueshme të Republikës së Çekisë në procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë…
Gjatë vitit 2016, gjithsej në mbarë Maqedoninë policia ka regjistruar 17 vrasje. Kjo shkruhet në përmbledhjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për deliket e përgjakshme në 6 vitet e Maqedonisë, njofton Portalb.mk. Sipas të dhënave, në gjashtë vitet e fundit më së shumti ka pasur vrasje në vitin 2010, gjegjësisht 40, ndërkaq më së paku në vitin 2016. Në vitin 2011, gjithsej janë regjistruar 29 vrasje, në 2012 – 28, në 2013 – 20, në 2014 – 25, ndërkaq në vitin 2015 – 21 vrasje. 46 kryerës të veprës penale “vrasje” janë regjistruar në vitin 2010, ndërkaq më së paku ka pasur…
Shefat e shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut dhe SHBA (A-5), paradite e filluan konferencën në të cilën po debatohet për zgjerimin e bashkëpunimit mes shteteve të A-5 për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për sigurinë e Aleancës. Konferencën e hapi shefi i Shtamadhorisë së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski. “Me partnerët dhe miqtë tanë janë të vendosur dhe të përkushtuar në Nismën amerikane të adriatikut, dhe jemi të gatshëm t’i ndajmë përvojat dhe perspektivat tona, si dhe ta zgjerojmë bashkëpunimin për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për siguri të Aleancës”, tha gjenerali…
Shtëpia Botuese Logos – A, lexuesit shqiptarë para vetes ia sjell librin “E nesërmja, dje dhe sot” nga publicisti Nuredin Nazarko. Për më shumë
Zhvillimi i një hetimi ndërkombëtarë për rastin “ Lagjja e Trimave” është i mundur, por dilemat janë ngritur për shkak të keqinterpretimeve të bëra në opinion, për mënyrën se si mund të arrihet deri tek ky lloj hetimi. Duke qenë se Maqedonia është shtet sovran, ligjërisht është e pamundur që të vijë prokuroria e një shteti të caktuar dhe të filloje hetimet rreth këtij rasti, por ama mund të kërkohen ekspert të cilët do të asistojnë në rishikimin e provave, shkruan Almakos. Gjithçka do të varet nga komisioni parlamentar i cili pritet të formohet për hetimin e këtij rasti, për…